AKTUALITET

BIRN: Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

n.f Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 23:02

BIRN: Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

TIRANË- Ekonomia kombëtare e Shqipërisë ka performuar vazhdimisht nën potencialin e rritjes të vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke akumuluar përgjatë viteve një hendek prej miliarda eurosh mes asaj që është dhe asaj që duhej të ishte. Të dhënat statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ecurinë faktike dhe llogaritjet teorike se sa do të ishte ekonomia shqiptare nëse ajo do të rritej me një ritëm të barabartë me potencialin tregojnë se në vitin 2025, ekonomia shqiptare është afërsisht 784 miliardë lekë ose 7.84 miliardë euro më e vogël nga sa do të duhej të ishte. Kjo shumë është e barabartë me 37% të PBB-së aktuale dhe gjithashtu, më e lartë se sa të gjitha të ardhurat buxhetore vjetore.

Ekspertët e ekonomiksit të zhvillimit vlerësojnë potencialin e rritjes së një vendi duke marrë parasysh faktorë të shumtë si gjendja aktuale ekonomike (sa më e varfër të jetë ekonomia, aq më shumë potencial për rritje ka), afrimësinë me tregjet, nivelin e hapjes ekonomike e të tjera. Përgjatë dy dekadave të para pas rënies së komunizmit, potenciali i rritjes ekonomike të Shqipërisë vlerësohej në 7% në vit ndërsa pas Krizës Financiare Botërore të vitit 2008, vlerësimi i rritjes potenciale të Shqipërisë është 4.5% në vit. Kjo do të thotë që, në rast se menaxhohet siç duhet dhe reformat kryhen siç rekomandohet nga ekspertët, rritja mesatare afatgjatë e ekonomisë do të jetë 4.5% në vit. Në rast se rritja është më e lartë se sa kaq, atëherë autoritetet duhet të ndërhyjnë për ta ftohur atë, sepse një rritje mbi potencial konsiderohet e paqëndrueshme. Në rast se rritja është më e ngadaltë se kaq, ekonomia konsiderohet se ka nevojë për reforma politike në mënyrë që të rikthehet te performanca e vet.

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se, që nga viti 2000, Shqipëria ka pasur rritje ekonomike mbi potencial në vetëm 4 vite dhe ka nënperformuar përgjatë të gjitha viteve të tjera.

Kriza të njëpasnjëshme dhe investime jorentabël

Grafiku më sipër, i cili paraqet ndryshimin vjetor të Prodhimit të Brendshëm Bruto me çmime konstante, (vija me ngjyrë blu) dhe potencialin e rritjes, (vija me ngjyrë të kuqe) bart në vetvete të dhënat për dy dekada e gjysmë krizash të njëpasnjëshme, të cilat, ka gjasa, lexuesit i kanë harruar.

Për shembull, viti 2001 me rritjen ekonomike në masën 8.3%, shifër kjo më e lartë se sa potenciali i vlerësuar në atë kohë, reflekton investimet e larta private në telekomunikacion ndërsa rritja vitit 2002 prej 4.5% si dhe rritjet në vitet pasardhëse, që të gjitha nën potencialin prej 7%, reflektojnë para së gjithash, krizën energjetike që u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2001 dhe që demonstroi edhe paaftësinë e qeverive të njëpasnjëshme për ta zgjidhur këtë krizë.

Rritja ekonomike e vitit 2008, në masën 7.5%, reflekton në masë të konsiderueshme huamarrjen e lartë të sektorit publik dhe transformimin e parave të marra hua në beton në formën e Rrugës së Kombit, autostradës prej vetëm 60 kilometra, e cila u nis të ndërtohej me vlerësim të kostos prej 420 milionë eurosh dhe kushtoi më shumë se 1 miliardë, shumë kjo që ishte e papërballueshme për financat e Shqipërisë në atë kohë.

Siç dallohet, Shqipëria përjetoi vite shumë të këqija sa i përket rritjes ekonomike në dekadën që pasoi, kur vendi u qeveris fillimisht nga koalicioni Berisha-Meta dhe pastaj, nga koalicioni Rama-Meta. Që nga ajo kohë, vendi nuk ka njohur rritje ekonomike afër apo mbi potencialin e vlerësuar prej 4.5% në vit ndërsa luhatja e fortë që dallohet në grafik në vitet 2020-2022 është shkaktuar nga pandemia COVID-19 në vitin 2020 dhe nga rimëkëmbja pas pandemisë në vitet 2021 dhe 2022. Ekonomia është rikthyer në nënperformancë në vitin 2023 dhe vijon të rritet më poshtë se sa potenciali, pavarësisht inflacionit të lajmeve me sukses marramendës në sektorin e turizmit, lajme që shfaqen çdo ditë nëpër mediat proqeveritare.

Grafiku më sipër paraqet ekonominë e Shqipërisë siç ajo ka ecur (vija ngjyrë blu), ekonominë e Shqipërisë siç ajo do të kishte ecur në rast se do të rritej në përputhje me potencialin (vija ngjyrë e kuqe) dhe diferenca mes këtyre të dyjave, (vija e zbehtë e kuqe). Ekonomia e Shqipërisë e matur me çmime konstante, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të jetë në masën 2.1 trilionë lekë në fund të këtij viti ndërsa nëse do të ishte rritur në përputhje me potencialin, ajo do të ishte 2.9 trilionë lekë. Diferenca mes këtyre të dyjave, 784 miliardë lekë, përbën prodhimin e brendshëm bruto të munguar për shkak të performancës së keqe në qeverisjen e vendit.

Kjo është një shumë e stërmadhe parash nëse krahasohet me çfarëdolloj parametri ekonomik apo buxhetor. Për shembull, nëse marrim parasysh se të ardhurat e buxhetit të shtetit janë afërsisht 30% e PBB-së, një shumë e tillë do të sillte 235 miliardë lekë më shumë të ardhura buxhetore, shifër kjo që është pothuajse e barabartë me të gjithë fondin social të vendit, ku përfshihen pensionet apo kujdesi shëndetësor.

“Keqalokim burimesh”

Shpjegimi më i thjeshtë i mundshëm se pse ekonomia nuk është rritur me potencialin e pritshëm mund të bëhet përmes teorisë së keqalokimit të burimeve. Roli i qeverisë në ekonomi është që të heqë pengesat për prodhim ekonomik përmes ndërhyrjeve ligjore apo infrastrukturore duke priorizuar përdorimin e parave të taksapaguesve në ato ndërhyrje që kanë kthim më të lartë. Korrupsioni dhe fryrja e kostove të projekteve infrastrukturore, gërryerja e fuqisë investuese të buxhetit nga fryrja e paarsyeshme e administratës publike apo dështimi, për shkak të keqmenaxhimit, të kryerjes së funksioneve bazë të shtetit, të tilla si dhënia dhe garantimi i titujve të pronësisë, parandalimi apo luftimi i monopoleve, oligopoleve dhe praktikave penguese në konkurrencë janë faktorët që e bëjnë ekonominë të “keqperformojë”.

Pasojat e këtyre problemeve të mbledhura së bashku mund të vihen re te grafiku i parë: prodhim i brendshëm bruto i munguar, vende pune të pakrijuara dhe një ushtri me pensionistë që jetojnë me mesatarisht 600 lekë në ditë.

Grafiku më sipër paraqet ecurinë e ekonomive të vendeve të Evropës Lindore, të cilat FMN i ka grumbulluar në grupin “Evropa në Rritje). Të dhënat janë në Dollarë Ndërkombëtarë konstantë një monedhë imagjinare e përdorur nga FMN për t’i bërë vendet të krahasueshme dhe shifrat paraqesin PBB për frymë. Disniveli mes grafikëve tregon disnivelin në mirëqënie reale mes qytetarëve të vendeve përkatëse.

Shqipëria është rreshti blu i pestë nga poshtë dhe konkurron për të shmangur pozicionin e të qenit vendi më i varfër me Bosnjën, Ukrainën, Kosovën dhe Moldavinë. Maqedonia, Mali i Zi e Serbia janë ndjeshëm më lartë se sa ne ndërsa ekonomia me performancën më të mirë duket se është ajo e Polonisë.

Siç dallohet, Shqipëria e nisi në fakt në vitin 2000 si ekonomia e dytë më e varfër në grup pas Moldavisë. Nga viti 2002, kur në të dhënat e FMN-së u shfaq Kosova, Shqipëria u bë vendi i tretë më i varfër ndërsa në vitin 2022, për shkak të Luftës në Ukrainë, Ukraina ra poshtë nivelit të Shqipërisë dhe ne u bëmë vendi i katërt më i varfër. Në vitin 2024, Bosnja dhe Herzegovina ra poshtë nivelit të Shqipërisë. Perspektiva për të kaluar ndonjë vend tjetër është shumë e largët. Vendi më i afërt, Maqedonia e Veriut, është goxha larg.

Grafiku i fundit paraqet ecurinë e ekonomive të vendeve të Evropës Lindore si indeks. Nëse secila prej ekonomive merret në nivelin 100 në vitin 2000, ecuria e tyre vit pas viti shfaqet në grafik deri në vitin 2025. Kështu, Turqia rezulton se është vendi me rritjen më të shpejtë në raport me veten. Ekonomia turke është sot 322% më e madhe nga sa ishte në vitin 2000. Shqipëria rezulton në vend të dytë me 265%, pasuar nga Kosova me 261%. Rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës shpjegohet me avantazhin e prapambetjes, një ide themelore në ekonomi, e cila tregon se sa më i prapambetur të jetë një vend në krahasim me vendet e tjera, aq më i lartë është potenciali për t’u rritur./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë