AKTUALITET

BIRN: Paratë e pista janë bërë kërcënim serioz për ekonominë

r.ll Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 21:16
BIRN: Paratë e pista janë bërë kërcënim serioz
gent sejko

TIRANË- Në kurset për fillestarë mbi ekonominë, inflacioni shpjegohet përmes alegorisë së temperaturës së trupit të njeriut. Njeriu, në mënyrë që të jetojë, duhet ta ketë temperaturën 37 gradë dhe, nëse luhatet sadopak, bëhet problem. Në rastin e inflacionit, shënjestra në ekonominë shqiptare është në masën 3%. Nëse “temperatura” e çmimeve rritet, Banka e Shqipërisë ndërhyn duke hedhur më pak para në qarkullim dhe nëse ulet, ndërhyn duke hedhur më shumë. Mënyra se si Banka e Shqipërisë ndërhyn quhet “mekanizëm indirekt” sepse shtimi apo pakësimi i parasë në qarkullim bëhet duke ulur dhe ngritur interesat bazë, të cilat, nga ana e vet, ndikojnë interesat e kredive dhe depozitave dhe rrjedhimisht, kërkesën për kredi e ofertën për depozita, volumet e investimeve apo të konsumit e të tjera me radhë.

Kjo është situata normale. Sistemi në fjalë ka lindur në vitet 1970 dhe lidhet kryesisht me nobelistin Milton Friedman dhe teorinë e njohur si Monetarizmi. [Link] Monetarizmi bën që qytetari, kur të shohë se ka interesa të ulëta për kredi, të marrë para hua për të shpenzuar dhe, kur të shohë se interesat janë të larta, të mos marrë hua por të vendosë kursimet në depozita apo në instrumente borxhi për të përfituar nga interesat e larta. Akuza që i bëhet monetarizmit si sistem ekonomik është se ai shkakton pabarazi. Të pasurit, të cilët kanë asete, shfrytëzojnë rastin kur interesat janë të ulëta dhe marrin kredi për të blerë më shumë asete ndërsa të varfrit, duke qenë se nuk kanë luksin të presin, duke qenë vazhdimisht në nevojë, paguajnë interesat njësoj, si të jenë të ulëta, ashtu edhe nëse janë të larta, duke e nxjerrë të pasurin gjithmonë me fitim. Me kalimin e viteve, pabarazia shkakton rënie të konsumit, sepse të pasurit, sado llupës të jenë, vijojnë të kenë vetëm një bark për të mbushur dhe për rrjedhojë, i mbajnë paratë pa shpenzuar, duke sjellë rënie të investimeve dhe të punësimit dhe ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë. Zgjidhja e logjikshme e problemit të pabarazisë të shkaktuar nga monetarizmi është taksimi disproporcionalisht i lartë i të pasurve, taksim më i lartë për pronësinë e shtëpisë së dytë, apo të tretë apo të katërt, apo taksim me shkallë progresive për të ardhurat e larta. Kjo gjithsesi është një temë më vete.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri përgjatë viteve të fundit dhe, në veçanti, përgjatë dy muajve të fundit me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e lekut në tregun e këmbimit valutor, është një model shumë i ndryshëm dhe me pasoja jashtëzakonisht të ndryshme dhe negative për shoqërinë në përgjithësi dhe për rritjen ekonomike normale të Shqipërisë, për sot dhe për vitet në vijim.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun valutor të vendit për të blerë euro dhe për të shitur lekë. Lekët e shitura në këmbim të eurove shkaktojnë inflacion. Por ky inflacion nuk është shkaktuar nga politika monetare normale që nënkupton interesa të ulëta dhe kredimarrje të lartë nga bizneset dhe konsumatorët, të cilët, nga ana e vet, rrisin investimet dhe konsumin dhe përshpejtojnë rritjen ekonomike. Inflacioni po shkaktohet nga nevoja për të blerë eurot e zhvlerësuara nga aktivitetet e paligjshme të një grushti të vogël shqiptarësh të cilët merren me trafik droge dhe parkojnë fitimet e lehta të drogës në apartamente ku nuk banon askush dhe të cilat nuk i hyjnë në punë as dreqit në Shqipëri. Inflacioni që po paguhet nga të gjithë shqiptarët, përfshirë shumicën që nuk shet drogë, nuk po shoqërohet me përfitimin e kredimarrjes me interesa të ulëta, sepse interesat vijojnë të mbeten të larta. Ana e dukshme e këtij inflacioni është te dyfishimi i çmimit të pronave, përgjatë pesë viteve të fundit, në një vend që ka 326 mijë banesa bosh dhe 132 mijë familje në nevojë për shtëpi. Ana e padukshme dhe problemi më i madh se sa ky është inflacioni i shkaktuar nga paratë e drogës në ekonominë e gjerë, shkaktuar përmes hedhjes me tepri të lekut për të blerë eurot e zhvlerësuara nga “çunat e Londrës”. Nëse kjo situatë vijon, shqiptarët do të paguajnë inflacion të lartë pa përfituar nga ky inflacion interesat e ulëta dhe kreditë e investimet e shtuara që shoqërojnë normalisht inflacionin e lartë. Kjo është një situatë që vështirë se mund të zgjidhet me politikë monetare. Nuk ekziston asgjë në mekanizmat monetarë që të mund t’i përgjigjet ortekut me para të pista. Vetëm sekuestrimi dhe konfiskimi i parave të pista dhe toleranca zero ndaj përdorimit të Shqipërisë si vend parajsë për pastrimin apo parkimin e parave mundet të ndihmojë. E në mungesë të kësaj, përgatituni për çmime të larta dhe ecuri ekonomike të keqe, shoqëruar kjo me pabarazi krejtësisht të paarsyeshme të shkaktuar nga paratë e krimit./Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë