Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe partia më e madhe në Kosovë, Vetëvendosje, shkëmbyen akuza të enjten përpara një proteste të veteranëve të UÇK-së që do të mbahet në Tiranë kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Grindja filloi kur Vetëvendosja riafirmoi kundërshtimin e saj ndaj gjykatës së Hagës dhe mbështetjen e saj për protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë të premten duke akuzuar shumë figura politike që tani janë kundër gjykatës, përfshirë Ramën, se dikur e kanë mbështetur atë.
“Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, tha Vetëvendosja në një deklaratë në Facebook të mërkurën.
Rama, i cili ka një marrëdhënie të tensionuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës, u kundërpërgjigj.
Rama shkroi në X të enjten se ai e ka dënuar vazhdimisht arrestimin për krime lufte të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Hagës.
Ai tha se një dekadë më parë, Vetëvendosja “as që e njihte himnin kombëtar të Kosovës, e lëre më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte (të qëndronte) në Hagë përgjithmonë”. Thaçi ishte kryetari i një partie rivale të Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzoi Vetëvendosjen se po përpiqet ta “politikizojë” protestën e së premtes në Tiranë – e fundit në një sërë tubimesh kundër Dhomave të Specializuara me seli në Hagë dhe në mbështetje të lirimit të Thaçit dhe tre të akuzuarve të tjerë bashkë me të. Më parë ata protestuan kundër gjykatës në shtator në Hagë dhe në gusht në Prishtinë.
“Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i të gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po bëhet ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Hagë,” shkroi Organizata e Veteranëve të Luftës në Facebook.
Ajo gjithashtu tha se veteranët “po kërkojnë drejtësi për luftëtarët tanë – dhe ndëshkim për krimet e Serbisë”.
Thaçi u akuzua në tetor të vitit 2020 dhe dha dorëheqjen si President i Kosovës në nëntor të po atij viti për t’u përballur me akuzat. Ai u dërgua në Hagë së bashku me ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe me ish-deputetin Rexhep Selimi. Që të katërt janë mbajtur në paraburgim që prej asaj kohe.
Të katërt janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës, përfshirë vrasjen e rreth 100 personave. Të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm. Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe kanë staf ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë pas problemeve të mëparshme me kanosjen e dëshmitarëve në rastet e lidhura me UÇK-në.
Shumë shqiptarë etnikë dhe mbështetës të UÇK-së këmbëngulin se gjykata është e njëanshme, pasi po ndjek penalisht vetëm luftëtarët kosovarë, ndërkohë që shumë krime të forcave serbe mbeten të pandëshkuara. Pavarësisht dallimeve politike, shumica e partive në Kosovë e mbështesin protestën e së premtes.
Protesta ka marrë gjithashtu mbështetje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha të mërkurën se UÇK-ja ka luftuar një “luftë të drejtë për liri” për të mbrojtur “qytetarët e pafajshëm që u vranë dhe u masakruan nga ushtria serbe”.
Ka pasur shumë spekulime nëse Rama do t’i bashkohej vetë protestës në Tiranë. Ai sqaroi se do të kishte marrë pjesë “si një pjesëmarrës i thjeshtë”, por nuk mund ta bëjë këtë pasi rreziku i politizimit të protestës “do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”/ BIRN
Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea Vieri të veshura robdisham. Një para...
Një tragjedi e mundshme është shmangur mbrëmjen e sotme në Valias, ku një kamion këputi telat e korrentit që punonj&eu...
Ankthi i pritjes së ekspertizës për vdekjen e djalit të tyre Brianit, vetëm tre vjeç, mori fund mëngjesin e 23 shtatorit,...
‘Komisioni Evropian të veprojë kundër shkeljeve të rënda të qeverisë italiane në Shqipëri, duke nisur edhe ...
Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge në Itali, teksa 11 persona janë arrestuar, mes tyre...
Të rinjtë me probleme psikologjike, por edhe përdorues të lëndëve narkotike, po e shohin policinë si një mundësi ...
Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin autorët e plagosjes te mbikalimi i Rinasit u larguan pas ngjarjes. Mjeti është gjetur...
Vendimi i plotë i Gjykata Kushtetuese është zbardhur për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Kërke...
Një burrë është gjendur i vdekur në një makinë të parkuar në xhepin e emergjencës në autostradën F...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhë...