AKTUALITET

BIRN: Ura e madhe mbi Drin rrezikon ta kthejë Kukësin në "ishull të harruar"

M.B. Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 19:26
BIRN: Ura e madhe mbi Drin rrezikon ta kthejë Kukësin në
Ura

KUKËS- Punimet  për ndërtimin e urës së re mbi lumin Drini i Zi në Kukës kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe në  fund të  qershorit është planifikuar të lëshohet për qarkullim. Por ekspertët thonë se kjo vepër e madhe infrastrukturore e Rrugës Kombit, e dyta pas tunelit të Kalimashit, do të izolojë më tej Kukësin, Tropojën, Hasin dhe rrethinat e tyre.

Projekti mbyll hyrjet dhe daljet aktuale për në Kukës, ndërsa fshatra të njësive administrative të Mamëzit, Surroit, Arrënit e Malziut do duhet të udhëtojnë 8 kilometra vajtje- ardhje shtesë për shkak të saj.

“Ura e re është një imazh që nuk i përket Kukësit. Kjo urë nuk lidh harmonikisht, ekonomikisht, apo fizikisht qytetin e Kukësit. Vepra  është një “brryl” që i bëhet Kukësit,” thotë Andrit Shehu, arkitekt dhe ish- drejtor i drejtorisë së planifikimit dhe zhvillimit të territorit në Bashkinë  Kukës.

Ndërtimi i kësaj ure, sipas projektit, do të nxjerrë jashtë loje urën ekzistuese duke bllokuar njëherësh edhe hyrje-daljet historike në qytetin e Kukësit. Hyrje-daljet janë planifikuar të bëhen përmes Bypass-it të Gostilit, në një rrugë rreth katër kilometra më të gjatë dhe  që sipas inxhinierit, nuk është aspak të përshtatshme për të përballuar fluksin  e qarkullimit.

Edhe komuniteti i biznesit e përfaqësuesit e shoqërisë civile e shohin zgjatjen e rrugës për në qytetin e Kukësit si “politikë izolimi”.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, i lau duart nga problemi, duke thënë se “ky segment është pjesë e kontratës koncesionare”.

Por kompania koncesionare, Albanian Highway Concessions pretendoi se nuk kishte asnjë detyrim kontraktual për hyrje-daljet për bizneset dhe banorët në Kukës.

“I vetmi detyrim i yni do të jetë rampa në pjesën veriore të urës (kur vjen nga Kosova),” tha për “BIRN” Spartak Tumani, drejtor i Albanian Highway Consessions.

Ura vështirëson komunikimin

Ura e Madhe  mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo.  Ajo ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metrash, një lartësi prej 56 metrash dhe peshon rreth 5000 ton.  Do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Në mars, kryeministri Edi Rama publikoi me mburrje në rrjetet sociale pamje nga punimet e fundit për ndërtimin e urës së re të Kukësit, duke këmbëngulur ndër të tjera se investimi ishte një ngjarje e madhe ekonomike për zonën.

“Investimi prej 30 milionë dollarësh e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën,” shkroi Rama.

Por për banorët e qytetit të Kukësit, ura e re jo vetëm që nuk i shërben qytetit dhe rrethinave, por kthehet në një pengesë shtesë për lëvizjen e tyre dhe e kthen qytetin në një ishull të harruar.

“Nuk do ndalojë më njeri në Kukës, madje as kuksianët e larguar, të cilët gjatë udhëtimit për në Kosovë, ndaloheshin në Kukës. Qytetarët e Kukësit nuk kanë asnjë benefit. Do u ndalohet hyrja historike që nga viti 1978,”, thotë Andrit Shehu.

Drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor, Rifat Demalija, kërkon reagimin e qytetarëve  dhe të pushtetit lokal, pasi sipas tij ky projekt do të sjellë pamundësimin e jetesës në këtë qytet.

“Sipas projektit që po përfundon së shpejti, rezulton se nyja hyrëse e dalëse e qytetit të Kukesit për nga ura aktuale e Drinit të Zi ka ndryshuar. Pra, hyrja historike e Kukësit zhvendoset rreth katër kilometër më larg për në  fshatin Gostil,” thotë për “BIRN” Demalija.

Ai shtoi se përfaqësuesit e shoqërisë civile kishin zhvilluar një takim me këshillin bashkiak mbi këtë problem tre vjet më parë dhe e kanë kundërshtuar projektin. Demalia shtoi se ky devijim shtonte problemet e trafikut, rrezikun nga aksidentet dhe se në fakt qyteti veçohej.

“Kukësi do anashkalohet nga vizitorët dhe turistët,” tha ai.

Për biznesin lokal, zgjatja me 4 kilometra dhe spostimi i hyrjes për në qytet është një problem shtesë pas tarifave që ata paguajnë për t'u lidhur me Durrësin dhe Tiranën.

“Nëse trau i pagesës  na vështirëson jetën në Kukës, ky na detyron të gjejmë një rrugë dhe të largohemi nga qyteti,” thotë Sokol Kolgjini nga shoqata “Biznesi për Biznesin”.

Kolgjini ironizon projektuesit e rrugës dhe mënyrën se si ajo lidhet me qytetin. “Çdolloj infrastrukture duhet të lehtësojë komunikimin, por ky projekt e vështirëson atë. Do të jetë një kaos në trafik, sepse i gjithë trafiku për Has dhe Tropojë duhet të kaloj përmes qytetit, në një rrugë plot trafik si rruga e pazarit”, thotë për “BIRN” Kolgjini.

Rruga hyrëse dhe dalëse nga ana juglindore e Kukësit është ndërtuar para viteve ‘90 të shekullit kaluar. Rruga u shërbente atëherë banorëve të disa fshatrave dhe kishte një trafik të kufizuar. Inxhinieri Andrit Shehu thotë për “BIRN” se ajo nuk është e përshtatshme për të përballuar qarkullimin dhe hyrje- daljet e të gjithë zonës.

Shehu thotë se gjatë kohës që punoi në bashki, ai mbajti dhjetra korrespondenca, përfshi me kryeministrin Rama për të kërkuar një projekt që do i shërbente edhe qytetit të Kukësit, por nuk mori përgjigje.

“Deri në momentin që unë jam larguar nga bashkia (6 muaj më parë) nuk ka pasë asnjë lloj dashamirësie nga instancat shtetërore për të dërguar një grup profesionistësh për të diskutuar për alternativat,” thotë ai.

Shehu thotë se zgjidhjet teknike për të ruajtur të pacënuar hyrjen e vjetër të qytetit kanë qenë të mundura, por propozimet nuk janë marrë parasysh.

“Janë 75 mijë banorë të qarkut të Kukësit që tashmë u duhet të aksesojnë qytetin përmes një hyrje aspak dinjitoze. Ndërkohë që koncesionari ka bërë bypass në zonën e Mirditës, edhe për fshatra me 10 shtëpi,” thotë ai.

Bashkia e Kukësit i tha BIRN se prej disa vjetësh ka kërkuar të njihet me projektin dhe zgjidhjen që u ofrohej banorëve të Kukësit. Bashkia vetë propozon një projekt shtesë prej gati 300 milion lekësh, për rikonstruksionin e  rrugës hyrëse Ura e Drinit të Zi-Radio – Kukësi.

Në korrespondence me bashkinë, Ministria e Infrastrukturës përgjigjet se hyrja për në qytet ishte marrë në konsideratë nga ana e shoqërisë koncesionare.

“Nga ana e shoqërisë koncensionare, në projektin e propozuar për ndërtimin e Urës së Re mbi lumin Drin, është marrë në konsideratë lehtësimi i hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit, duke shfrytëzuar urën dhe rrugën ekzistuese”, thuhet në një përgjigje që bashkia ka marrë dhe që iu vu në dispozicion BIRN.

Por në një komunik me BIRN, drejtuesit e kompanisë AHC-së thonë se ky nuk është një problem i tyri.

“Pjesa tjetër është problem social që duhet të gjejë zgjidhje nga qeveria dhe autoritetet vendore. Më konkretisht kërkohet një projekt i ri,” tha për “BIRN” Spartak Tumani, drejtor i Albanian Highway Consessions./ BIRN

kukes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë