Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Më pak se 22 mijë nga 171 mijë qytetarët e Bashkisë Vlorë morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë të dielën më 9 nëntor, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në zgjedhje në një bashki në të cilën, pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët.
Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesëmarrja është 12.5%, shifër kjo që nuk është parë as në zgjedhjet për pushtetin vendor 2019, në të cilat opozita refuzoi të marrë pjesë. Qytetarët e pesë bashkive u thirrën për të zgjedhur kryetar të ri të dielën, pasi kryetarët paraardhës dhanë dorëheqjen, disa për t’u bërë deputetë, njëri për t’u bërë ministër dhe një, Ermal Dredha i Vlorës, pa arsye të bëra publike.
Vlora ishte bashkia më e madhe e thirrur në zgjedhje me 171 mijë votues, por pjesëmarrja ishte e ulët edhe në Berat. Këtu, vetëm 16 mijë nga 82 mijë zgjedhësit ushtruan të drejtën e tyre ose vetëm 20%, sipas të dhënave paraprake të pjesshme të KQZ-së. Në Berat pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e shkuara është shënuar gjithashtu në vitin 2019 me 22%.
Në mënyrë befasuese, në bashkitë më të vogla, pjesëmarrja ishte krahasimisht më e lartë. Në Cërrik, bashkia me 39 mijë zgjedhës, rreth 10 mijë vetë morën pjesë ose 25%. Këtu pjesëmarrja është 6% më e lartë se sa në 2019.
Socialistët përballen për postin e kryebashkiakut këtu me një kandidat të partisë Shqipëria Bëhet, dhe një kanditat të mbështetur nga opozita kryesore. Në Mat, bashkia që numëron 29 mijë banorë, morën pjesë gati 40%, shifër kjo më e ulët se sa zgjedhjet vendore 2023 por gjithsesi më e lartë se sa zgjedhjet e njëanshme të vitit 2019.
Në Bashkinë e Tepelenës me 13 mijë votues, 35% ose rreth rreth 4,400 vetë morën pjesë. Edhe këtu pjesëmarrja është në minimum historik.
Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie zakonisht tërheqin pak votues, ndërsa qeveria zakonisht fiton./birn
Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Vlorë. 39 vota janë për kandidaten e PS-së, Brunilda Mersini; 10...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, shkoi sot në KZAZ-në nr.85, ku u numërua kutia e parë e votimit. A...
Në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin Ceca 145 vota, ndjekur nga i pavaruri Pavllo Shkar...
Një aksident rrugor ka ndodhur në Yzberisht, pranë spitalit Amerikan3, ku një këmbësore është përplasur tek vijat...
Në Bashkinë e Vlorës ka nisur procesi i numërimit të votave. Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ, ku p...
Procesi i votimit në 5 bashki të vendit ka 2,5 orë që është mbyllur, por në asnjë nga qendrat e votimit nuk ësht&...
Kryekomisioneri Ilirjan Celiabashi, bën me dije se deri më tani, sipas raportimeve zyrtare, janë dorëzuar të gjitha kutitë e vot...
Nga janari i vitit 2026, do të hyjë në fuqi një tjetër rritje e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, q&eu...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë Sarandën gjatë orëve të fundit kanë sjellë probleme në rrugët e ...
Një aksident me pasoja fatale u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Sinaballaj, në aksin Peqin – Rrogozhinë. Sipas policisë,...