Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pasditen e të premtes në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e së pandehurës, ku iu komunikua akuza “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë – një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve 18.9 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro.
Balluku çau rrugën përmes mikrofonëve dhe kamerave të gazetarëve rreth orësh 15:00 në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, por pa u përgjigjur pyetjeve. Më herët, në SPAK hyri motra dhe përfaqësuesja e saj ligjore, Pamela Qirko, e cila ka mbajtur më herët postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Balluku qëndroi rreth 40 minuta në SPAK dhe në dalje deklaroi se “kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim”.
“Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces nga i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencë, llogaridhënien dhe mbi të gjitha dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj,” deklaroi ajo.
Prokuroria e Posaçme deklaroi më vonë se procedimi ndaj Ballukut është regjistruar këtë vit dhe është bashkuar me hetime të vitit të kaluar për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
“Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim”, citohet në njoftimin e SPAK.
Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale në ngarkim të Ballukut kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për procedurën e prokurimit “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).
Kjo procedurë është zhvilluar në datën 11 dhjetor të vitit 2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur më datë 22 qershor të vitit 2021, me fond limit, 18 miliardë e 967 milionë lekë, pa TVSH ose më shumë se 180 milionë euro. Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.
Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion. SPAK sqaroi në njoftim se më datë 21 tetor ka njoftuar Ballukun për t’u paraqitur në SPAK, por se ajo ka njoftuar dy ditë më vonë se nuk mundej. Me një shkresë të dytë, SPAK I kërkoi që të paraqitej të premten në orën 15:00, datë që u respektua prej numrit dy të qeverisë.
Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse zv.kryeministrja Balluku do të vazhdonte ose jo të mbante postet e saj në qeveri deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN
Pas më shumë se 7 orësh diskutimesh, ka përfunduar në orën 17:00 seanca në Gjykatën Kushtetuese ku u shqyrtua ankimi i E...
Numri i dy i qeverisë 'Rama', Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë të pjesëmar...
Një 39-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit është gjendur i vdekur nga familjarët. Sipas burimeve, familja...
Prokuroria e Posaçme dha njoftim zyrtar për vënien nën akuzë të Belinda Ballukut. Sipas SPAK, Balluku është vën&...
Teksa në derën e prokurorisë së posaçme u shfaq fillimisht Pamela Qirko, e motra e Ballukut e cila me sa duket në të ardh...
Ilirjan Rusmali, përfaqësues i Presidencës, u pyet nëse Presidenca ka kompetencë që të përcaktojë juridiksionin e...
Kryekomisari Besmir Qibini, më parë shef i Komisariatit të Kukësit, është emëruar shef i Komisariatit nr. 3 në Tiran&e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ndan nj&eu...
Zv.kryeministrija Balluku del nga ambientet e SPAK, mban deklaratë për mediat. Ajo refuzoi të bënte komente të mëtejshme, p...
Familjarë, miq, qytetarë të Vlorës, kanë marshuar sot përgjatë bulevardit Ismail Qemali, në shenjë nderimi të...