VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
TIRANË - Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zhvillua këtë të mërkurë seanca gjyqësore ndaj ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizajt dhe familjes së tij.
SPAK, kërkoi dënimin e ish-shoferit të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat, pasi e gjithë familja është vënë nën akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Gjatë dëshmisë së tij në seancë, Idrizaj hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se mediat kishin abuzuar me rastin, duke shpifur dhe baltosur emrin e tij dhe të familjes. Gjatë diskutimeve në sallën e gjyqit ai është shprehur se sipas tij rrobat e sjella nga vajza e tij janë konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk janë të vjedhura.
Sakaq bashkëshortja e Idrizajt, Elda Idrizaj është shprehur se janë një familje e rregullt, dhe nuk kanë lidhje me grupet e strukturuara kriminale. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe dy vajzat e familjes, Egi dhe Bora Idrizaj, madje kjo e fundit ka deklaruar se nga kjo ngjarje ka mbetur pa punë.
Sokol Idrizaj: Edhe ne komunizëm nuk futej ne burg një familje e tërë, mediat kane abuzuar me rastin tim, me kane baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjell ura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vete shteti francez qe nuk janë te vjedhura. Edhe ne kohe te Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, un jetoj ne shtëpi me çatinë me llamarina ndërkohë qe akuzohemi për fshehje te ardhurash ne vlerën e miliona lekeve.
Avokati i tij Ardian Visha tha se prokuroria ne mënyre te paprecedente dhe me zell ka ngritur akuzën për grup te strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burrë-grua dhe 2 vajzat.
Sipas tij Sokol Idrizaj ka 35 vite karriere ne polici dhe eshët i pajisur me certifikate sigurie. Kjo çështje është pompuar edhe mediatikisht vetëm se ai ka shërbyer si shofer i Ardi Veliut.
Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj: U bëra gjyshe ne burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba per ti shitur online me qellim per disa te ardhura me shume, na është shkaterruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup te strukturuar kriminal.
Egi Idrizaj: Ta dija qe për një faqe online shitje do përfundoja këtu nuk do merresha, un kam djalin 1 vjeç prokuroria kërkon 10 vite burg.
Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa pune, na është shkaktuar traume, jam vetëm 22 vjeç.
Pas diskutimit mes palëve Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë vendimin më 31 janar për Sokol Idrizajn dhe familjes së tij.
Ish-shoferi i drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, Sokol Idrizaj u arrestua bashkë me gruan e tij, si pasojë e një operacioni të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të së cilit u arrestuan 12 persona. Dyshohet se familja Idrizaj transportonte sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga Franca drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë.
Sipas hetimeve, këto grupe funksiononin që para vitit 2019. Po ashtu dyshohet se ata kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.
TIRANA- GJKKO ka caktuar masën "arrest me burg" për Ervin Demën, Igli Dervishin e Shkëlqim Pashjan të arrestuar në Elbasan ...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 17 vite burg Erjon Llapushin për vrasjen e kryekamarierit Gazment Kurmaku më 2 tetor 2021. ...
Ardian Nikulaj TIRANË - Gjykata e ekstradimeve në Londër i dha dritën jeshile drejtësisë shqiptare për të ekstradua...
Foto ilustruese TIRANË - Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 16-vje&...
TIRANË - Një 46-vjeçare me profesion edukatore është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar një ...
GREQIA- Gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa vijon të qëndrojë i sh...
KOSOVA- Brenda 21 ditëve të janarit, konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë ka arritur në 26 mijë megavat&eu...
TIRANË- ‘Prej disa vitesh kam hapur profilin tim në internet në platformën profesionale ‘LinkedIn’ e cila t&e...
Dëborë SHKODËR - Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë qarkun e Korçës edhe këtë të en...
Ariel Rraja TIRANË - 24-vjeçari Ariel Rraja, nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja është arrestuar këtë të enj...