“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
AKTUALITET
Bizneset në Ferizaj ankohen për gjendjen e rëndë të rrugës: Paguajmë taksa, por komuna nuk investon asnjë lopatë zhavorr
PiranjatPërditësimi i fundit 1 Shkurt 2026, 13:55
Disa biznese që operojnë në Komunën e Ferizajt kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me infrastrukturën e shkatërruar. Përmes një denoncimi të shoqëruar me pamje, qytetarët bëjnë me dije se rruga dhe kanalizimi janë në gjendje të mjerueshme, duke vështirësuar qarkullimin dhe punën e përditshme të bizneseve.
Rruga është e mbuluar nga balta dhe uji, siç shihet edhe në fotografitë e dërguara.
"Ne jemi disa biznese këtu. Kjo është gjendja e rrugës dhe kanalizimit, pronë e komunës së Ferizajt. Edhe pse paguajmë tatime e qira, komuna kurrë asnjë kaci (lopatë) zall e lëre më asfalt nuk ka qit", shprehen qytetarët.
Bizneset kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ana e autoriteteve, duke theksuar se përmbushja e detyrimeve financiare ndaj shtetit duhet të kthehet në investime bazike infrastrukturore që mundësojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre./piranjat.news