AKTUALITET

Bregdeti/ Raporti i KLSH: Nuk ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi

M.B Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 07:53

Bregdeti/ Raporti i KLSH: Nuk ka strategji për menaxhimin e integruar,

SHQIPËRI- Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon. Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.

“Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cenon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.

Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.

Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror. Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.

“Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.

Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.

I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”./ Monitor

klsh

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

LANDFILLI I PALIGJSHËM I SHIJAKUT

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve