AKTUALITET

BIRN: Qeveria dështon të tërheqë oferta në tenderin për portin e ri të Durrësit, asnjë investitor i interesuar

r.ll Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 15:42
BIRN: Qeveria dështon të tërheqë oferta në tenderin
foto ilustruese

DURRËS- Tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punimet e fazës së parë të një projekti kontrovers të qeverisë që synon privatizimin e portit ekzistues dhe ndërtimin me fondet e taksapaguesve të një porti të ri, dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi me titull: Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I, me fond limit 39.3 miliardë lekë dhe që është  planifikuar të financohet nga ndryshimet me procedurë të përshpejtuar në ligjin e buxhetit të shtetit, kishte për qëllim kryerjen e punimeve për një port të ri nën pronësi publike dhe të financuar nga taksapaguesit për t’u zhvilluar në zonën e Porto Romanos në veri të Durrësit. Arsyeja e ndërtimit të këtij porti është se qeveria e kryeministrit Edi Rama, përmes procedurave të negocimit të drejtpërdrejtë dhe sekrete me një palë private ka vendosur që të privatizojë pa kundërshpërblim portin ekzistues dhe të lejojë kompaninë private të përdorë kalatat dhe territoret ekzistuese të portit për të ndërtuar pallate.

Rrjedhimisht, për shkak se Durrësi është i vetmi port efikas në Shqipëri dhe përpunon mbi 96% të mallrave që importohen apo eksportohen me rrugë detare në vend, Shqipërisë i nevojitet të ndërtojë një port të ri. Planet fillestare të qeverisë për ta ndërtuar portin me koncesion dështuan të tërheqin investitorë potencialë, gjë që shtyu qeverinë të ndërmarrë ndërtimin e portit të ri me financim nga taksapaguesit.

Tenderi për fazën e parë u thirr me procedurë të kufizuar, pra ku një numër operatorësh të përzgjedhur nga qeveria u ftuan të marrin pjesë dhe vetë kryeministri Edi Rama doli publikisht në hapjen e tenderit për të promovuar projektin. Por së fundmi, procedurat u anuluan me shënimin: “nuk është paraqitur asnjë kërkesë përkatëse në procedurat me faza.”

Projekti i privatizimit për të ndërtuar pallate në Portin e Durrësit ka çuditur shumë ekspertë mbi paparashikueshmërinë vendimmarrëse. Planet për ndërtim pallatesh gjithsesi nuk duket se po ecin sipas dëshirës. Një pikë kontroverse në kontratën e koncesionit me sipërmarrësit Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, e cila i ofronte pasaportë shqiptare çdo të huaji që blinte një apartament aty, hasi në kundërshtinë e Bashkimit Evropian ndërsa tani, dështimi i planeve për ndërtimin e një porti të ri e bën të pamundur mbylljen e portit ekzistues./Reporter.al

porti i durresit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë