Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
TIRANË- Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje të ndjeshme me 16.9% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2023 dhe me 8% ndaj së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Rritja ishte edhe më e lartë për Tiranën. Indeksi i çmimit për shitjet në kryeqytet regjistroi gjithashtu një rritje prej 23.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe 11% ndaj nivelit të një viti më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria e indeksit është përcaktuar kryesisht nga çmimet më të rritura të raportuara, sidomos për zonat qendrore të kryeqytetit; ato në qytetet bregdetare dhe në zonat e tjera nuk kanë paraqitur ndryshime të rëndësishme.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë rigjallërim të tregut gjatë këtij viti, pasi rritja e çmimeve ishte frenuar gjatë vitit 2023 (me rritje vjetore vetëm 3.2% në 6-mujorin e dytë).
Megjithatë, siç ka ndodhur edhe në periudha të mëparshme, Banka e Shqipërisë thekson se rritja e çmimit mesatar mund të jetë ndikuar edhe nga rritja e peshës së transaksioneve në zonat më të shtrenjta, siç është ajo qendrore e Tiranës. Pronat e shitura në zonat qendrore zinin rreth 46% të të gjithë vëllimit të shitjeve të raportuara këtë periudhë dhe kjo peshë është më e lartë në krahasim me periudhat e mëparshme.
Kjo situatë ka dhënë një ndikim të rëndësishëm në vlerën dhe ecurinë e indeksit edhe në rang vendi, duke qenë se rreth gjysma e shitjeve të realizuara janë kryer në zona me çmime historikisht më të larta nga ato të zonave të tjera. Nga ana tjetër, në zonat jashtë kryeqytetit janë raportuar çmime shitjeje më të ulëta në krahasim me periudhat e mëparshme.
Për tu theksuar është edhe fakti se numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 928, një vlerë kjo më e ulët krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm. Gjithashtu, numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt i anketuar (firmë ndërtimi ose agjent imobiliar) gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 5, nga vlera 7 e raportuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.
Raporti i numrit të subjekteve që kanë kryer shitje ndaj numrit të përgjithshëm të përgjigjeve të vlefshme u ul në 39%. Ky raport ka shënuar rënie graduale nga një maksimum prej rreth 70% i vlerësuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.
Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra lehtë në 10.5 muaj nga 10.9 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes është raportuar e rritur lehtë, në 9.7 nga 8.3 muaj. Por, koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u ul ndjeshëm në 5.9 nga 10.9 muaj, ndërsa për zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes ishte vetëm pak më e shkurtër sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë nga 13.6 në 12.9 muaj.
Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie. Balanca neto për numrin e pronave të pashitura ka vijuar të regjistrojë vlerë pozitive, dhe ky fenomen ka nisur të vërehet që prej fillimit të vitit 2016. Kjo ecuri tregon se numri i pronave të pashitura ka shënuar rënie të vazhdueshme në secilin nga gjashtëmujorët e kësaj periudhe.
Fakt është, megjithatë, se rritja e çmimeve e raportuar nga Banka e Shqipërisë përkon me edhe me një kthim të rritjes së kredisë për banesa të dhënë nga sektori bankar. Për shtatë muajt e parë të vitit, kredia e re për shtëpi arriti rekordin historik prej 31.6 miliardë lekësh, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas agjentëve, rreth 53% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.
Agjentët kanë dhënë përgjigje optimiste për gjendjen e përgjithshme në tregun e pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e vendit për horizontin afatshkurtër (gjashtëmujori në vazhdim)
dhe janë gjithashtu optimistë për afatin më të gjatë (gjatë dy viteve të ardhshme). Balanca neto e përgjigjeve për pyetjen mbi të ardhmen afatmesme mbetet pozitive, në linjë me mesataren afatgjatë. Gjithashtu, subjektet e intervistuara presin në agregat rritje çmimesh: balancat neto për banesat dhe pronat tregtare rezultuan të dyja pozitive me 11%./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Një 33-vjeçar i cili mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti në afërsi të në...
TIRANË- Një operatore turistike është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se A. Gj 27 vjeçe, rezerv...
foto ilustruese KORÇË- Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa pasoja fatale raportohet se ka ndodhur në Korç&...
MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Klos. Mësohet se 22-vjeçari D.P ishte duke punuar me...
POGRADEC- Një 31-vjeçar është identifikuar si autori i kultivimit të bimëve të kanabisit në Pogradec. Mëso...
Aksidenti KORÇË- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Dvoran. Më...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen n&...
spak TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si "Kep" Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krime...
foto ilustruese TIRANË- Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, në kuadër të ...
foto ilustruese VLORË- Një ngjarje kriminale e cila mund të rezultonte me pasoja fatale është parandaluar në Vorë. Nj&eu...