AKTUALITET

Bujqësia e kërcënuar-Hordhitë e insekteve nga Azia dhe Afrika po sulmojnë Shqipërinë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Qershor 2023, 21:00
Bujqësia e kërcënuar-Hordhitë e insekteve nga Azia dhe

Grerëza aziatike që po kërcënon masivin më të madh të gështenjave në Tropojë dhë karkaleci që po dëmton të mbjellat në jug të vendit, janë dy këmbanat e reja të alarmit për bujqësinë. Sipas ekspertëve të fushës, nëse nuk do të ndërhyhet në kohë, dëmi në Tropojë do të jetë aq kolosal sa në dy vitet e ardhshme mund të mos kemi më gështenja. Shpend Nikoçi, drejtues i Shoqatës “Gështenja e Tropojës” thotë se grerëza aziatike, ka reduktuar ndjeshëm rendimentin e frutave dhe prodhimin e lëndës drusore deri në 80%. Gjithashtu ai thekson se në disa rajone ajo ka shkaktuar edhe tharjen e plotë të pemëve të gështenjës pasi shkakton rënie progresive të fuqisë ekologjike.

“Grerëza aziatike shkakton dëmtimin më të rëndë nga të gjithë insektet që prekin gështenjën sipas Organizatës Europiane dhe Mesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve.

Sapo shfaqet në pemën e gështenjës ajo ndërton guaskën që i siguron mbrojtje të garantuar nga të gjitha metodat e njohura të luftimit të insekteve.

Kjo po ndodh kryesisht për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale të cilat po krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e tyre”, deklaron Nikoçi duke shtuar që fillimisht u përhapën në rajon dhe më pas erdhën në Shqipëri. Masivi i gështenjave në Tropojë është burimi kryesor i të ardhurave për 3000 familje por pas kësaj “lufte biologjike” siç e konsiderojnë ekspertët e bujqësisë, xhepat e tyre do të varfërohen.

Nikoçi thotë se fermerëve pas shfaqjes së këtij insekti do t’u mungojnë të paktën 6.5 mln dollarë të ardhura si pasojë e mungesës së realizimit të prodhimit të mjaltit nga lulet e gështenjës dhe të frutit.

“Gështenja është pema rekord e prodhimit të mjaltit. Është e vetmja që arrin të prodhojë deri 200 gramë mjaltë për pemë. Referuar këtij dëmi ekonomik gjendja bëhet shumë emergjente dhe duhet të merren menjëherë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së jashtëzakonshme”, tha ai.

Ai vëren se deri tani metoda më e efektshme për të luftuar këtë insekt shkatërrues të gështenjës është importi i insektit ‘Torymus sinensis’.

“Por për t’u realizuar importi i disa kolonive të këtij insekti kërkohet përveç fondeve financiare, bazës materiale e mjeteve të nevojshme edhe informacion në lidhje me plotësimin e kushteve deri sa të takojë grerëzën kineze që e ka ushqim të preferuar. Ndryshe jemi të humbur në çdo anë”, thotë ai.

Ndërkohë, nga ana tjetër, fermerët e Myzeqesë, kanë paralajmëruar se do të ndalojnë së punuari tokën për shkak të kolonive të karkalecit, një problem në fakt që është shfaqur prej do kohësh.

Sipas vrojtimit fushor të Autoritetit Kombëtar të Mbrojtjes së Bimëve struktura e popullatës së karkalecave është e përbërë nga karkaleci italian dhe maroken. Deri tani dëmet më të mëdha janë bërë në sipërfaqet e mbjella me foragjere dhe shalqi. Fermerët thonë për Gazetasi.al se e kanë të pamundur të luftojnë karkalecin që rrezikon bujqësinë për shkak të kostove të larta të kimikateve bujqësore.

“Ata janë në fazën e çeljes së larvës tani dhe eksperienca me vitet e tjera ka treguar se është momenti i duhur ku duhet ndërhyrë për t’i asgjësuar por është bërë shumë pak.  Ka vatra masive të tyre kudo sidomos në tokat djerrë por pasi çelin zhvendosen në tokat me të mbjella. Kam 5 HA tokë por më shumë po më dëmton jonxhën dhe bishtajoret”, thotë për Gazetasi.al Altin Muça, fermer në zonën e Lushnjes.

Ai shton mandej se nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga qeveria vitin tjetër do t’i lërë tokat e tij djerrë.

“Dhe si unë, janë shumë fermerë të tjerë në Fier, Myzeqe e Vlorë. Vjet ishte problem karkaleci i kuq, këtë vit është ky lloji tjetër. Me këto ritme dhe ndërhyrje të avashta bujqësia në Shqipëri do të marrë fund”, mbyll ai fjalinë për Gazetasi.al.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë