AKTUALITET

Burgim të përjetshëm për Franc Çopjan/ Prokuroria jep pretencën: Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 19:19
Burgim të përjetshëm për Franc Çopjan/ Prokuroria jep

Dy prokurorë federalë belgë kërkuan të hënën dënim me burgim të përjetshëm për Franc Gergely, i njohur edhe si Franc Çopja. Ai u shpall fajtor të premten në mbrëmje nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel për urdhërimin e vrasjes së Ardit Spahiut dhe për udhëheqjen e një organizate kriminale.

Prokurorët kërkojnë gjithashtu dërgimin e tij për ekzekutimin e dënimit në gjykatën për zbatimin e dënimeve për një periudhë prej të paktën pesë vitesh. Ata janë të mendimit se juria nuk mund të marrë parasysh rrethana lehtësuese kur përcakton masën e dënimit për Franc Gergely.

Procesi për vrasjen e Ardit Spahiut nisi gjashtë javë më parë dhe tani është zhvendosur në pallatin ‘Justitia’ në Haren.

Franc Gergely, i dyshuari kryesor në këtë proces, u shpall fajtor të premten për urdhërimin e vrasjes së Spahiut, një plan që u përgatit muaj me radhë. Spahiu, 38 vjeç, u vra më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek. Ai ishte një rival i gangsterëve Franc Gergely dhe Mikael Qosja, dhe u qëllua me nëntë plumba në shpinë dhe kokë.

Të hënën, prokurorët publikë dhanë për herë të fundit një pamje të “trurit operacional” të komplotit që çoi në vrasje. “Ai ka një perceptim strategjik të caktuar,” tha prokurorja Nathalie Franco. Sipas saj, Gergely është “më manipuluesi dhe më i rrezikshmi nga vëllezërit e tij”, ka një “mungesë totale të empatisë”, është një “individ jashtëzakonisht i rrezikshëm” me një “mentalitet luftarak dhe kriminal”.

Franc Gergely “kërkohet në Shqipëri për disa vepra në lidhje me krimine të rënda”, shtoi ajo, duke kujtuar jurinë se Gergely nuk ka rekorde kriminale në Belgjikë.

“Ju nuk kërkoni tjetër veçse një dënim shembullor,” reagoi Cédric Vergauwen, avokati i Gergelyt, për masën e dënimit të kërkuar nga prokurorët federalë.

Duke kërkuar një dënim kaq të rëndë “për të dhënë një shembull”, prokurorët federalë “lënë fushën e ligjit për të hyrë në fushën e simbolit,” vazhdoi avokati Vergauwen. Ai i kujtoi jurisë se një dënim duhet të jetë “i nevojshëm”, jo “spektakolar”, dhe sidomos “i përshtatur për individin e përfshirë”.

Edhe pse prokurorët nuk shohin “rrethana lehtësuese” për Franc Gergelyn, avokati i tij u rikthye tek e kaluara e tij, historia, mosha dhe rekordi i pastër penal, si në Belgjikë ashtu edhe në Shqipëri, ku ai kërkohet për vepra penale, por ende nuk është gjykuar atje. “Burgim i përjetshëm do të thotë t’i mbyllim derën introspektimit”.

Franc Gergely lindi në 1992 në Shqipëri, një vit pas rënies së regjimit komunist të vendosur në 1944, dhe u rrit në sfondin e një “hakmarrjeje të gjatë”. Lufta e klaneve, e cila u përmend në këtë proces, “na tejkalon” dhe “ka origjinën në Shqipëri,” sipas avokatit Vergauwen.

Franc Gergely foli para pezullimit të seancës dhe i falenderoi anëtarët e jurisë për vëmendjen dhe kohën e tyre. Ai iu kërkoi atyre “mëshirë” në përcaktimin e dënimit dhe i kujtoi moshën e tij të re (33 vjeç). “Po kërkoj vetëm mëshirë,” përsëriti ai.

33-vjeçari Franc Gergely është në paraburgim në Belgjikë që nga 29 dhjetori 2023. Ai u ekstradua atë ditë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ka shtetësi shqiptare, por la vendin e lindjes në moshën 16 vjeç për të punuar në Itali, dhe më pas u vendos në Dubai në vitin 2019. Ai ishte aktiv në trafikun e drogës dhe i përfshirë në një “luftë klanesh” midis familjeve shqiptare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?