AKTUALITET

Buxheti, në vendnumëro në raport me ekonominë, ku janë rreth 18 miliardë euro shpenzime kapitale

n.f Përditësimi i fundit 3 Maj 2025, 08:29

Buxheti, në vendnumëro në raport me ekonominë, ku janë

TIRANË- Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizneset dhe individët kanë ardhur në rritje në vlerë vit pas viti, por në raport me madhësinë e ekonomisë janë luhatur që pas vitit 1998 në kufirin e 26-28% të PBB-së.

Ky nivel është shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 40% e PBB-së, apo dhe se vendet e tjera të rajonit (me përjashtim të Kosovës), që luhaten në 34-40% të PBB-së. Informaliteti i lartë dhe përqendrimi i një pjese të ekonomisë te bujqësia mbeten faktorët që ndikojnë në këtë nivel të ulët të rendimentit buxhetor,

TVSH vijon të zërë pjesën më të madhe të të ardhurave, me rreth 30% të totalit. Në vend të dytë janë sigurimet shoqërore me 19%, të ndjekura nga tatimfitimi me 10%, akcizat 9%. Në total, buxhetin e mbajnë në këmbë taksat që paguajnë individët mbi konsumin (TVSH, akciza, taksa doganore) tatimi mbi pagat, tatimi mbi të ardhurat, që kontribuojnë në rreth 70% të totalit.

Po si u janë kthyer mbrapsht këto para taksapaguesve. Niveli relativisht i ulët i të ardhurave kufizon shpenzimet buxhetore, si një parakusht për të ruajtur një deficit buxhetor në nivelin e 1-3% të PBB-së.

Deri në vitin 2009, shpenzimet buxhetore ishin mbi 30% të PBB-së, në kurriz të deficitit dhe borxhit publik. Më pas, ato u ulën nën nivelin e 30% me përjashtim të 2020-2021, kur ishte e nevojshme kryerja e shpenzimeve për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia.

Si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave me ritme më të shpejta sesa të shpenzimeve, buxheti publik është ulur gradualisht, për të arritur në 54% të PBB-së në fund të 2024-s, niveli më i ulët nga 2008-a. Dy institucionet vlerësuese Moody’s dhe Stanbdard & Poors kanë rishikuar në rritje vitet e fundit vlerësimin për Shqipërinë.

Pas vitit 2017, qeveria eksperimentoi me projektet e Partneritetit Publik-Privat në shumë fusha, pjesa më e madhe e të cilave rezultoi e dështuar, teksa një pjesë e madhe e tyre sot janë në hetim nga SPAK, si inceneratorët, apo koncesionet e shëndetësisë. Pagesat vjetore për këto koncesione ishin mesatarisht rreth 120 milionë euro në vit gjatë 5 viteve të fundit.

Shpenzimet kapitale në raport me madhësinë e ekonomisë ishin më të lartat në 2008-2009, (8.7-8.4% e PBB-së), si rrjedhojë e investimeve për realizimin e rrugës Durrës-Kukës, projekti më i madh i qeverisjes së Partisë Demokratike.

Vitet e fundit, ndonëse shpenzimet kapitale në vlerë e kanë kaluar shifrën e 1 miliard eurove, në raport me PBB-në janë më të ulëta se në vitin 2005.

Që nga viti 2000, shpenzimet kapitale në total, që shkojnë për infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, arsim, shëndetësi etj., kanë arritur në rreth 18 miliardë euro, por vendi ende nuk ka një infrastrukturë të përshtatshme në asnjë drejtim (rrugë, kanalizime, furnizim me ujë, shërbim shëndetësor etj.), duke dëshmuar për një eficiencë të ulët të shpenzimeve të parave të taksapaguesve.

Shëndetësia mbetet e nënfinancuar, me shpenzimet buxhetore për këtë kategori që nuk i kalojnë 3% të PBB-së, nga rreth 7%, që është mesatarja e Bashkimit Europian. Shqiptarët shpenzojnë shumë nga paratë e tyre për t’u kuruar, brenda apo jashtë vendit.

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2021, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, shqiptarët paguan nga xhepi rreth 60 lekë, nga 52 lekë në vitin 2000. Në të kundërt, shteti po financon gjithnjë e më pak për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve të vet, me 39.7% të totalit, nga 46.5% në 2000.

Financimi nga xhepi është më i larti në Europë. E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20%. Standardet e ulëta të kujdesit shëndetësor janë një nga arsyet që nxisin emigracionin edhe sot. As kapitali human nuk ka marrë rëndësinë e duhur në vite. Shpenzimet buxhetore për arsimin kanë zbritur vitet e fundit në më pak se 3% të PBB-së, nga 5% që është mesatarja europiane.

Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA (të standardizuara për shumë vende që vlerësojnë performancën e sistemeve shkollore në përgatitjen e nxënësve) për Shqipërinë sugjerojnë se më shumë se 70% e 15-vjeçarëve nuk janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë tekste akademike dhe kanë aftësi të kufizuara në matematikë, teksa vendi shënoi përkeqësimin më të lartë në botë.

Kjo nuk mund të jetë baza për orientimin që duhet të marrë Shqipëria – një ekonomi e bazuar në dije dhe produktivitet të lartë. Vendi ka nevojë për një përmirësim radikal të sistemit arsimor, nga arsimi i hershëm deri në arsimin e lartë, që duket se nuk ka qenë aspak përparësi e politikave qeverisëse./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë