AKTUALITET

Cila ishte dinamika e masakrës së Dobraçit? Zbardhen detaje: Nga të shtënat e shumta me armë zjarri, drejtuesi i mjetit…

r.ll Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 20:39
Cila ishte dinamika e masakrës së Dobraçit? Zbardhen detaje:
foto ilustruese

TIRANË- Masakra e Dobraçit ku humbën jetën si pasojë e një atentati, Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Mustafa Basha vijon të mbetet pa autor. Për herë të parë emisioni ‘Në Shënjestër’ në News 24 do të mundohet të hedhë dritë nëpërmjet detajeve të pathëna, mbi motivet dhe dyshimet që tashmë kanë ngërthyer edhe vetë grupin hetues të ngjarjes për atentatin që tronditi Shkodrën.

Por fillimisht para se të shkojmë te gjetjet dhe dyshimet e grupit hetues, le të ndalemi te vetë dinamika e krimit të shumëfishtë të ndodhur në fshatin Dobraç, atë fillim pasdite të datës 30 Tetor 2024.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, informacioni i parë mbi atë që kishte ndodhur në rrugën që lidh Koplikun me Shkodrën, në vendin e quajtur Rruga e Tuzit në fshatin Dobraç, u raportua se kishin të bënin me një aksident rrugor me humbje të shumta jete, por në fakt thirrja e dytë që nuk do të vononte në sallën operative të policisë, nuk bënte më fjalë për një aksident me përmasa tragjike, po për një atentat të shumëfishtë, të frikshëm në jetë njerëzore.

Më datë 30 tetor 2024 rreth orës 15.45 është marrë njoftim në sallën operative të DVP Shkodër se në vendin e quajtur Rruga e Tuzit, fshati Dobraç, ka ndodhur përplasje me armë zjarri dhe për pasojë dyshohej se ishin plagosur dy persona. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe është njoftuar Qendra Kombëtare e Urgjencës.

Dy shtetasit e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal Shkodër ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është trasportuar në gjendje të rëndë.

Dy personat e plagosur ishin; Arlind Bushati, i qëlluar me armë zjarri ndërsa udhëtonte në makinën e drejtuar nga miku i tij Hamza Lici, që ndërkohë kishte humbur jetën në sediljen e shoferit, si pasojë e plumbave të shumtë që kishte marrë në trup.

Personi tjetër ishte Bashkim Basha, që nuk kishte lidhje me shënjestrat e atentatit, i cili në këtë moment po udhëtonte me motor në rrugën ku ndodhi prita, me bashkëshorten e tij Flutura, e cila humbi jetën tragjikisht në vendngjarje.

Sipas skenës së ngjarjes së ndërtuar nga grupi hetues, dy shënjestrat e këtij atentati, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në momentin kur u qëlluan po udhëtonin bashkërisht me një automjet tip Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë me targa kroate ST 3510 AL.

Pikërisht ky ‘Benz’ që shikoni edhe në pamjet filmike, i mbetur i batuar në anë të rrugës teksa është bërë shosh nga plumbat e shumtë të derdhur mbi të.

Automjet, që pasi humbi kontrollin si pasojë e bataresë së lëshuar ndaj tij, u përplas me motorin ku udhëtonin çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

Si pasojë e të shtënave të shumta me armë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një motor me targa EDN 436, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit shtetasi Bashkim Basha i datëlindjes 1957, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më pas në spital, si dhe ka mbetur e vdekur në vendngjarje bashkëshortja e tij Flutura Basha, e vitit të lindjes 1968.

Po kështu në vendngjarje u konstatua se personi i parë që ka ndërruar jetë në makinë është drejtuesi i mjetit Hamza Lici, i datëlindjes 2001, ndërsa personi i dytë në makinë, i cili ka ndërruar jetë disa orë më pas në spital, si pasojë e plagosjes me armë zjarri, është Arlind Bushati, i datëlindjes 1992./Balkanweb

atentati ne dobrac

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë