AKTUALITET

COVID-19 rriti barrën e sëmundjeve në popullatë më 2023, nuk mjaftojnë fondet e rimbursimit

M.B. Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 07:37
COVID-19 rriti barrën e sëmundjeve në popullatë më
Foto ilustruese

TIRANA- Sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve nuk kanë qenë të mjaftueshme në vitin 2023. Në mes të vitit 2023, qeveria e rriti buxhetin për rimbursimin e medikamenteve në 12 miliardë lekë nga 11,4 miliardë lekë, që ishte në fillim të vitit, por as këto nuk ishin të mjaftueshme dhe janë gjeneruar detyrime të prapambetura. Plakja e popullsisë është duke rritur sëmundjet kronike dhe gjithashtu po shtron nevojën për financime më të mëdha në shëndetësi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm, sëmundjet kronike rritën shpenzimet e rimbursimit me 227.7 milionë, rreth 6% lekë më shumë se viti paraardhës. Në shumën totale të pagesave të rimbursimit u përfshinë edhe likuidimet e detyrimeve nga viti i mëparshëm. Megjithëse u respektua plani buxhetor në pagesa, në vitin 2023, listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve arritën në vlerën 12,179 milionë lekë, ose në masën 100.5% e planifikimit, më tepër nga plani për vlerën rreth 58 milionë lekë.

Në fund të vitit, nga listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mbetën papaguar rreth 796 milionë lekë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, detyrimet e fundit të vitit u rritën me 5.8%, ose për vlerën 673 milionë lekë, deklaron FSDKSH. Në vitin 2023, grupi “Pensionist pa afat” shënuan rritje prej 441.1 milion lekësh më shumë se viti paraardhës ose rreth 78.2% e rritjes totale të shpenzimeve. Për këtë kategori është rritur numri i recetave të rimbursuara me 70,018 dhe është rritur vlera mesatare për recetës 120 lekë, duke trajtuar më pak diagnoza dhe terapi me kosto me të lartë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, rritja e shpenzimeve të rimbursimit më 2023, në krahasim me një vit më parë ka ardhur për shkak të trajtimit me terapi me kosto më të lartë mjekimi për pacientët. Në këtë shkak kanë ndikuar dhe të gjitha sëmundjet me incidencë të lartë në popullsi siç janë Diabet Mellitus, Hipertension, etj., të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga pasojat e Covid-19.

Rritja më e madhe në shpenzimet e rimbursimit vërehet në grupin Grupi A “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” me 137.9 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për vitin 2023 grupi A zë 20.5% të shpenzimeve të rimbursimit, krahasuar me 20% që zinte një vit më parë. Te ky grup rritja më e madhe krahasuar me vitin 2023 konstatohet tek barnat e nëngrupit të Antidiabetikëve të cilët zënë 97% të shpenzimeve të gjithë grupit A dhe rreth 19.5% të shpenzimeve totale të rimbursimit, krahasuar me 19.2% që zinte vitin e kaluar.

FSDKSH analizon se tërësi rritja e grupit të insulinav ka shënuar rritje të lartë të shpenzimeve të rimbursimit. Shpenzimet për rimbursimin e barnave të grupit C “Sistemi kardiovascular” me rreth 221.5 milion lekë më shumë se në vitin 2022. Për vitin 2023 grupi C zë 24.8% të shpenzimeve të rimbursimit. Në këtë grup rritja më e madhe krahasuar me vitin 2022 konstatohet tek barnat e nëngrupit të “Barnat vepruese në Sistemin Renin-Angiotensin”, të cilët zënë 44% të shpenzimeve të gjithë grupit C dhe ka një rritje prej 128 milion lekë më shumë në shpenzimet vjetore të rimbursimit krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu barnat e grupit L “Barnat antineoplazike dhe imunosupresorët” me një rritje të shpenzimeve të rimbursimit krahasuar me një vit më parë. Te ky grup bëjnë pjesë shumë barna spitalore, të cilat kanë një impakt të lartë financiar. Ky grup zë 24.2% të shpenzimeve të rimbursimit. Këto barna janë të lidhura direkt me rritjen e shpenzimeve të rimbursimit për diagnozat e tumoreve që zënë 24.2% të shpenzimeve të rimbursimit në total.

Të dhëna të krahasueshme tregojnë se teksa barra e sëmundjeve në popullatë është rritur me shpejtësi vitet e fundit, teksa fondet publike që rimbursojnë mjekimin e të sëmurëve nuk kanë ndjekur të njëjtin trend. Gati për një dekadë, buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vendnumëro, në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur.

Në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%./ Monitor

covid-19

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12