AKTUALITET

Daily Mail: Marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Britanisë dështoi! Ja llogaria e humbjeve

M.B Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 22:10

Daily Mail: Marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe

BRITANI- Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull asaj që konsideron si skandalin e skemës së dëbimit ku vetëm 8 kriminelë shqiptarë janë dërguar në shtëpi. Në artikull parashtrohen llogaritë e bëra për kostot e ekstradimit, por jo vetëm. Media britanike shkruan se për 8 të ekstraduar, secili ka kushtuar 537,500 £.

Daily Mail shrkuan se marrëveshja do të kishte kuptim nëse më shumë shqiptarë që janë dënuar me shumë vite do të ktheheshin në Tiranë, por kjo nuk ka ndodhur. Sipas medias britanike një tjetër skemë që po përdoret është skema e largimit të hershëm (ERS) për shkelësit e shtetasve të huaj (FNOs), që përfshin ata që nuk janë shtetas britanik dhe që dënohet për vepra penale. Sipas Daily Mail 1610 persona të dëbuar nga kjo skemë ishin shqiptarë.

Artikulli i plotë i Daily Mail:

Ibrahim Bezati i shkaktoi viktimës së tij, makthin më të keq që mund të kalojë një grua. Kështu tha gjykatësi që i shqiptoi dënimin me 17 vite burg. 23-vjeçarja dhe u mbyll në një banesë pranë qendrës së Belfordit dhe u detyrua të konsumonte kokainë. Përveç kësaj, Bezati dhe dy burra të tjerë e abuzuan seksualisht. Pasi u mbajt peng për rreth 3 orë, ajo arriti që të arratisej. Menjëherë kërkoi ndihmë. 

“Kam nevojë për mamin,”- tha ajo në komisariat.

Ibrahim Bezati, në fund të të 30-tave, ishte ndër të përzgjedhurit për t'i sjellë në Shqipëri. 2 vjet më vonë, ai është ende në Britani pasi vetëm 8 nga 200 shqiptarë– vrasës, abuzues seksualë dhe tregtarë droge– u riatdhesuan në Shqipëri. Aktualisht, janë 1270 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë dhe Uellsit. Kostoja e një të burgosuri në Shqipëri është një pjesë e vogël e asaj që në Mbretërinë e Bashkuar: vetëm 32 £ për të burgosur në ditë (që arrin në gati 12,000 £ në vit) kundrejt 102 £ për të burgosur në ditë në Angli dhe Uells (që arrin në afro 40,000 £ në vit). Por deri më tani nga marrëveshja e ekstradimit të shqiptarëve, janë ekstraduar vetëm 8 të dënuar. Dhe për ta është paguar 4.3 milionë paundë.

Kështu i bie që për 8 të ekstraduar, secili ka kushtuar 537,500 £. Ndërkohë që për të tjetër që duhet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar nuk ka asnjë datë se kur do të kthehen në atdhe. Marrëveshja do të kishte kuptim nëse më shumë shqiptarë që janë dënuar me shumë vite do të ktheheshin në Tiranë, por kjo nuk ka ndodhur. Ashtu si Ibrahim Bezati, një tjetër shqiptar, Klodjan Samurri, duhet të ishte në një fluturim jashtë Britanisë së Madhe. Ai u dënua me 7 vjet në vitin 2022 për përdhunimin e një gruaje që po shijonte një natë me miqtë në Londrën Veriore.

Edhe Koci Selamaj duhet të dëbohej. Familja e viktimës Sabina Nessa (mësuesja e shkollës fillore që ai vrau) preferuan që të mos e diskutonin çështjen kur u kontaktuan nga "Dailymail". Ai është dënuar me gati 40 vite burg që do të thotë se do t'i kushtojë shtetit britanik, 1.3 milion £ për ta mbajtur atë të burgosur në Broadmoor për 34 vjet të tjera. Por nëse dëbohet në Shqipëri, kushton vetëm 400,000 £. Pra, kostoja është e papërfillshme. Një tjetër skemë që po përdoret është skema e largimit të hershëm (ERS) për shkelësit e shtetasve të huaj (FNOs), që përfshin këto që nuk është shtetas britanik dhe që dënohet për vepra penale. 1610 persona të dëbuar nga kjo skemë ishin shqiptarë.

I tillë ishte rasti i Ardit Binajt, i cili u lirua vetëm 6 muaj pas një dënimi me dy vjet e gjysmë burg në vitin 2016 dhe më pas u dëbua në Shqipëri. Por brenda disa muajsh ai kishte hyrë sërish në vend. Në vitin 2023, ai fitoi apelin e tij për të qëndruar, duke përmendur të drejtën e tij për jetë familjare sipas nenit 8 të KEDNJ. Në atë kohë, Binaj, 32 vjeç, kishte një djalë me të dashurën e tij lituaneze. Të tjerë ‘të kthyer’ u intervistuan së fundmi nga BBC pasi u ishte prerë bileta për t'u sjellë në aeroportin e Tiranës.

“Nuk është problem për mua. Unë do të kthehem kur të dua,”- tha një i ri shqiptar. Mesa duket edhe kjo skemë nuk funksionon për të mbajtur jashtë Britanisë personat që shkelin ligjin.

britani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë