AKTUALITET

David Prendi pjesë e rrjetit të call centerave/ Ja lidhja me 3 vëllezërit tropojanë të goditur nga SPAK pas investigimit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2026, 22:38

David Prendi pjesë e rrjetit të call centerave/ Ja lidhja me 3

Emra të padëgjuar më parë, gjithnjë nën mbrojtje policore, dalin në skenë për lidhje me rrjetin e madh kriminal të call centerave, i cili vepron nga skutat deri tek kullat, gjithnjë nën mbrojte policore, duke zhvatur qytetarët evropianë përmes investimeve të rreme dhe platformave mashtruese.

Kujtojmë që kjo çështje u kthye në qendër të vëmendjes pas investigimit të ''La Iene'' në bashkëpunim me ''Piranjat''.

David Prendi dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.

David Prendi

David Prendi pjesë e rrjetit të call centerave/ Ja lidhja me 3

Peronazhet kyç të skemës së mashtrimit të pasoja të rënda dyshohet se janë dy; Agim Preka dhe zonja N. P., të cilët pas goditjes nga SPAK ku operacioni u dekospirua nga policia, kanë nisur të hapin celula të tjera call centerash nëpër Tiranë.

David Prendi pjesë e rrjetit të call centerave/ Ja lidhja me 3

Agim Prekaj

Gjatë kontrolleve në kullën Alban Tower në Tiranë, agjentët e BKH-së kanë konstatuar një tjetër call center, kamufluar me kompaninë Infinite shpk, me pronar në letra 29-vjeçarin, David Prendi.

 Ka dyshime të forta se Predi është gjithashtu kamuflim i Agim Prekajt, bosit të call centerave në Tiranë. SPAK ka administruar prova dhe po heton rolin e kompanisë Infinite në skemën e mashtrimit.

David Prendi pjesë e rrjetit të call centerave/ Ja lidhja me 3

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti“, thotë SPAK.

David Prendi pjesë e rrjetit të call centerave/ Ja lidhja me 3

Ndërkaq, Armanildo Saliasi nga Skrapari rezulton se ka qenë administrator i një prej call centerave të vëllezërve Prekaj në Tiranë, kamufluar me kompaninë Balkanspro shpk. Në mars të vitit 2022, një nga vëllezërit nga Tropoja, Alfred Prekaj i ka shitur Amarildo Saliasit kompaninë e call centerave Balkanspro, me zyra në Rrugën Jordan Misja, Kompleksi
Reno Construction, kati I, objekt kontrolli nga BKH-ja.

David Prendi pjesë e rrjetit të call centerave/ Ja lidhja me 3

Ka dyshime për shitje fiktive të kompanisë në kuadër të lëvizjeve të tre vëllezërve për të humbur gjurmët e aktivitetit kriminal të zhvatjes përmes mashtrimit me pasoja të rënda.

Saliasi dyshohet si derivat i grupit të Agim Prekajt, ku bëjnë pjesë edhe të arrestuarit nga SPAK Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi.

David Prendi pjesë e rrjetit të call centerave/ Ja lidhja me 3

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë