AKTUALITET

Dëbimi i Irena Gjokës nga Greqia, publikohet vendimi i gjykatës së Athinës: Lihet në fuqi vendimi i Janinës

r.ll Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 14:46
Dëbimi i Irena Gjokës nga Greqia, publikohet vendimi i gjykatës
irena gjoka

GREQI- Është publikuar vendimi i gjykatës së Athinës për dëbimin e gjyqtares Irena Gjoka nga Greqia. Gjyqtarja u përpoq të hynte në Greqi ilegalisht dhe u dëbua nga zona Shengen.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi emri i saj u fut në listën e personave të padëshiruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bashku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse. Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Irena Gjoka është tashmë pjesë e GJKKO, si nënkryetare me funksionet e kryetares. Gjithashtu Gjoka po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është i dënuar me 2 vjet burg pasi akuzohet për blerje votash.

VENDIMI: 

Gjykata administrative e shkalles se pare te Athines, seksioni i 23te

U mblodh publikisht ne seancen e saj me 27 tetor 2004 me gjyqtaret e saj Eftihia Kurla, Kryetare e Gjykates se Shkalles se pare DD, Filipo Armanaidhi, Parasko Valdhirka, dhe sekretaria e saj Salmatana Papangjelopoulou, nëpunës gjyqësor,

Per te gjykuar kerkesen per anullim, nga 13 Tetor 2003, nga Manekou Irena, me kombesi Shqiptare me banim ne Athine, e cila nuk u paraqit, kundër shtetit grek, i cili perfaqesohet nga Përfaqësuesi Gjyqësor i këshillit ligjor të shtetit, Angjeliki Anastopoulou.

Gjate debatit publik qe pasoi, Gjykata degjoi:

Relatori i ceshtjes se Gjykates Administrative te Shkalles se Pare, Filipo Armanaidhi, i cili lexoi raportin perkates.

Perfaqesuesi i Ministrise i cili kerkoi refuzimin e kerkeses.

Pas seances publike Gjykata u mblodh ne konference dhe pasi studioi dokumentet e ceshtjes

Me paraqitjen e kerkeses per te cilen eshte paguar tarifa ligjore (sipas nr. 1172424 / 16.1.2004 dhe 1505414/16.01.2004 seria A, forme e vecante te fatures per tarifen), kerkohet anulimi i deshmise se njoftimit te ndalimit te hyrjes nr. 7/13.02.2003, te deges se Policise Kakavije – Janine, me te cilen u tregohet refuzimi i administrates per hyrjen ne Greqi te kerkueses, shtetase shqiptare.

Ne nr. 15 te ligjit 3068/2002 “Pajtueshmeria e administrates me vendimet e gjykates, promovimi i gjyqtareve te zakonshem te gjykatave administrative ne graden e keshilltareve te Shtetit dhe dispozita te tjera” (F.E.K. 274 t.A.), parashikohet se:

“1. Ne kompetencen e Gjykates administrative te shkalles se pare me tre anetare perfshihen ceshtjet per anulimin e akteve per shkeljet administrative personale te leshuara ne zbatim te ligjit per te huajt dhe qe i perkasin atij:

a. Refuzimi per ti dhene nje te huaji vize per te hyre ne territorin e Greqise ose refuzimi per te zgjatur vlefshmerine e saj.

b) Ndalimi i hyrjes se te huajve ne Greqi.

c) “refuzimi i dhenies, refuzimi i rinovimit ose revokimi i lejes se qendrimit ten je te huaji ne Greqi.

d) Refuzimi i dhenies, refuzimi i rinovimit ose revokimi i lejes se punes se nje te huaj. e) …. st) …. z) …. i) … th) … .

2. Per gjykimin e mosmarreveshjeve te paleve te treat zbatohen dispozitat e neneve 2 deri ne 4 te Ligjit 702/1977 (Fletore Zyrtare 112 A). Vendimet e gjykatave administrative te shkalles se pare ne lidhje me ceshtjet ne fjale jane subjekt i apelimit para Keshillit te Qarkut, i cili aplikon pjesen tjeter te dispozitave te nenit 5 te Ligjit 702/1977. 3. … 4. … 5. … 6. ….”.

Me tej ne numrin 3 te ligjit 702/1977 ne lidhje me paraqitjen e ceshtjeve ne gjykatat administrative,  zevendeson, amendon dhe abrogon dispozitat e Ligjit 170/1973 “Per Keshillin e Qarkut” (F.E.K.: 268 seksioni A), vendoset se:

“1. Kompetenca per gjykimin e kerkesave te siperpermendura per anullim i perket Gjykates se apelit te qarkut ku eshte leshuar akti administrative qe kundershtohet ….

2. Për një akt të nxjerrë pas një ankimi të thjeshtë, hierarkik ose gjyqësor, juridiksioni i gjykatës së apelit të arbitrazhit përcaktohet në bazë të subjektit te ankimit të këtij akti.

5. Ne rast se Gjykata e Apelit vlereson se nuk eshte ne kompetencen e saj, percakton gjykaten kompetente te ciles do ti referohet ceshtja. Vendimi mbi referimin ne gjykate nuk eshte i apelueshem dhe eshte detyrues per gjykaten ku referohet ceshtja.”

Ne fund, ne nenet 3, 4 dhe 7 te ligjit 29/2001 “Hyrja dhe qendrimi i te huajve ne shtetit e Greqise.

Vleresimi i fitimit te shtetsise greke me natyralizim dhe dispozita te tjera.” (F.E.K.: 91 seksioni A), percaktohet se:

“1. Çdo person lejohet të hyjë dhe të dalë nga territori grek vetëm nëpërmjet pikave kufitare të kontrolluara.

2. Me vendim të Ministrave të Rendit Publik, të Brendshëm, të Administratës Publike dhe Decentralizimit, të Mbrojtjes Kombëtare, të Punëve të Jashtme, të Financave dhe të Transportit Tregtar, percaktohet aeroportet, portet dhe pikat kufitare te vendit, nëpërmjet të cilave personat lejohen hyrja dhe dalja e personave ne territorin e Greqise.

3. …” (neni 3), “1. Cdo person qe hyn ose del ne territorin e Greqise i nenshtrohet kontrollit policer gjate hyrjes dhe gjate daljes. 2. Kontrolli policor i personave qe hyjne ose dalin ne territorin Grek eshte competence e Ministrise se Rendit Publik dhe kryhet nga organet vendore te policies. 3. … 4. …”. (neni  4) “1. … 2.

Autoritetet greke të kontrollit mund të ndalojnë hyrjen në Greqi të një të huaji që ka vizë hyrjeje, nëse konstatojnë se personi ka të paktën një nga rastet e mëposhtme:

a. përfshihet në listën e të huajve, të cilëve u ndalohet hyrja në përputhje me nenin 49 të këtij ligji.

b. hyrja e tij mund të përbëjë rrezik për sigurinë publike ose shëndetin publik, sipas të dhënave ndërkombëtare dhe P.O.Y. c. pasaporta ose dokumenti tjetër i udhëtimit që ai zotëron nuk siguron kthimin e tij në vendin e origjinës ose të lindjes ose në një vend të tretë.

d. Personi vjen ne Greqi me qellim qe te qendroje ne Greqi per arsye per te cilat kerkohet leshimi i lejes se qendrimit dhe nuk ka ndjekur procedure ligjore. e. … . 3. … 4. …” (neni 7).

Në këtë rast, nga provat e dosjes rezulton: Kërkuesja, e huaj, me kombesi shqiptare, mbajtëse e pasaportës shqiptare nr. Z0355612/2003, e cila mban vizen e hyrjes me nr. GR4075118 / 03.02.2003 te ambasades Greke ne Tirane, Shqiperi, është paraqitur më datë 13.02.2003 në piken nen pergjegjesine e Drejtorisë së Policisë Kakavije, Janinës, për të hyrë në Greqi. Më tej, megjithatë, me njoftimin e kontestuar të provës së ndalimit të hyrjes nr. 7/13.02.2003 të Drejtorisë së Policisë se Kakavijes, Janinë, u deklarua refuzimi i administratës për të lejuar hyrjen e kërkueses në Greqi, për arsye të rendit publik.

Ne këto kushte, akti administrativ ndaj të cilit eshte bere kërkesa për anulim në fjalë, si dhe të gjitha arsyet e anulimit të referuara në kërkesë, përkatësisht njoftimi për ndalimin e hyrjes me numër 7/13.02.2003, jane lëshuar nga Drejtoria e Policisë Kakavije, Janinë, pra nga një autoritet administrativ me qendër në Prefekturën e Janinës.

Prandaj, Gjykata kompetente për gjykimin e anulimit në fjalë nuk është kjo gjykatë, por Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të Janinës, ku ka qendren Drejtoria e Policisë Kakavije, e cila ka leshuar aktin e sipërpërmendur, i cili është kontestuar me kërkesën në fjalë për anulim, në përputhje me dispozitat e nenit 3 të ligjit 702/1977 (F.E.K. 268 seksioni A’), i cili zbatohet në këtë rast në bazë të dispozitave të nenit 15 të ligjit 3068/2002 (F.E.K. 274 seksioni A’), si dhe të vetë nenit të aktit neligjir 404/1978 (F.E.K. 83 seksioni A).

Nisur nga sa më sipër, kërkesa aktuale për anulim duhet t’i referohet per gjykim, sipas sa më sipër, Gjykatës Administrative kompetente të Shkallës së Parë të Janinës, sipas përcaktimeve të nenit 3, paragrafi 5, të ligjit 702/1977, që zbatohet në këtë rast në përputhje me rrethanat, në bazë të dispozitave të mësipërme të nenit 15 të Ligjit 3068/2002.

E deklaron veten jo kompetente per gjykimin e kerkeses per anulim ne shqyrtim. I referon per gjykim ceshtjen gjykates kompetente administrative te Janines.

Seanca gjyqesore eshte mbajtur ne Athine me date 08.12.2004 dhe vendimi eshte publikuar ne mbledhjen publike te jashtezakonshme te Gjykates, me date 24.12.2004.

Irena Gjoka është tashmë pjesë e GJKKO, si nënkryetare me funksionet e kryetares. Gjithashtu Gjoka po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është i dënuar me 2 vjet burg pasi akuzohet për blerje votash.

irena gjoka greqi gjykata e athines

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë