Sot dita e 100 e rezistencës, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...

Pas përmbytjeve të fillimit të vitit në qytetin bregdetar u raportuan dëmtime serioze në disa segmente rrugore, ndërsa Bashkia e Durrësit, në postime publike, e paraqiti situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të reshjeve të shiut.
“Rruga e Currilave është dëmtuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit”, shkroi Bashkia e Durrësit në një postim në rrjetet sociale më 10 janar. Në të njëjtin postim, institucioni bëri të ditur se ishin ndërmarrë masa për rikthimin e situatës në normalitet.
“Ekipet kanë nisur punën për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme brenda pak ditësh”, shkroi bashkia katër ditë pasi qyteti ishte përmbytur, duke e shoqëruar postimin edhe me disa foto nga terreni, ku dukej qartë asfalti i rrugës.
Në komunikimin zyrtar, reshjet u paraqitën si shkaku i dëmtimit. Por, sipas ekspertëve të ndërtimit, ekziston një dallim i qartë mes përmbytjes së përkohshme të një rruge dhe dëmtimit strukturor të saj, pasi për ndërtimin e rrugëve ekzistojnë standarde të miratuara teknike që, nëse respektohen, garantojnë qëndrueshmëri edhe në kushte reshjesh intensive.
“Nëse respektohen standardet teknike të ndërtimit, nuk ka arsye pse rrugët të prishen nga reshjet e shiut apo përmbytjet afatshkurtra”, u shpreh Romeo Nazarko, inxhinier ndërtimi, për Median Amfora.
Raste të ngjashme janë raportuar edhe në zona të tjera të qytetit gjatë dhe pas reshjeve, ku segmente rrugore dhe investime publike janë dëmtuar pak kohë pas përfundimit të punimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e ndërtimit dhe respektimin e standardeve teknike.
Në zonën e Plazhit të Madh, shëtitorja bregdetare u dëmtua vetëm disa muaj pas përfundimit të një investimi me vlerë miliona euro, ndërsa në lagjen nr. 8 një rrugë e asfaltuar në fund të dhjetorit u degradua pas reshjeve të janarit.
Qytetarë të shumtë reaguan në rrjete sociale, duke publikuar pamje dhe video nga rrugë të sapo asfaltuara që u dëmtuan pas përmbytjeve. Këto episode treguan se përmbytja nuk ishte vetëm një ngjarje natyrore, por edhe një test për qëndrueshmërinë e infrastrukturës urbane të qytetit.
Eksperti thekson se rastet kur shfaqen çarje, gropa apo shkëputje të shtresave të asfaltit lidhen kryesisht me probleme gjatë procesit të ndërtimit, si mungesa e shtresave sipas projektit, ngjeshja e pamjaftueshme e tabanit përpara asfaltimit, trashësia e asfaltit nën parametrat teknikë ose ndërtimi mbi taban problematik pa studime gjeologjike të plota.
“Dëmtimet ndodhin kur mungojnë shtresat e duhura, nuk është bërë ngjeshja sipas rregullave ose rruga ndërtohet mbi taban problematik pa studime gjeologjike”, shpjegoi Nazarko.
Sipas tij, rastet kur një rrugë e re dëmtohet pak ditë ose javë pas shtrimit të asfaltit tregojnë probleme serioze në cilësinë e punimeve, dhe jo ndikimin e shiut si shkak kryesor.
“Nëse një rrugë e re dëmtohet menjëherë pas shtrimit, kjo tregon probleme në ndërtim, si ujëra nëntokësore të patrajtuara ose anashkalim të rregullave të shtresëzimit dhe ngjeshjes”, theksoi ai.
Edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Durrës e shohin problematikën përtej faktorëve natyrorë. Abdulla Deliallisi, përfaqësues i shoqatës “Durrësi Autokton”, theksoi se qyteti nuk ka kushte natyrore që ta bëjnë të pashmangshme përmbytjen në këtë formë, duke qenë se nuk përshkohet nga lumenj.
“Durrësi nuk ka lum dhe nuk ka arsye natyrore pse të përmbytet në këtë mënyrë”, tha ai për Median Amfora.
Sipas Deliallisit, përmbytjet dhe pasojat e tyre lidhen me projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane, për të cilat duhet të ketë përgjegjësi institucionale.
“Problemi lidhet me projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, për të cilat duhet të ketë përgjegjësi”, shtoi ai.
Edhe të dhënat zyrtare mbi reshjet e shiut sugjerojnë se problemet infrastrukturore nuk lidhen vetëm me intensitetin e reshjeve. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, më 11 shtator janë regjistruar 24.8 mm reshje, më 29 janar po të vitit të kaluar 70.5 mm, ndërsa më 6 janar të këtij viti 98.0 mm. Këto të dhëna tregojnë se përmbytje dhe probleme infrastrukturore janë shënuar edhe në ditë me reshje mesatare, duke e zhvendosur fokusin te kapaciteti i sistemit të kullimit dhe qëndrueshmëria e infrastrukturës urbane.
Një tjetër problem, sipas ekspertëve, lidhet me praktikat e asfaltimit mbi asfalt ekzistues, pa përgatitjen e duhur të sipërfaqes dhe pa respektuar trashësinë minimale teknike, çka e bën dëmtimin të pashmangshëm.
“Kur asfalti i ri hidhet mbi asfalt ekzistues pa u gërryer dhe pastruar sipërfaqja, ose kur trashësia është nën 4 centimetra, dëmtimi është i pashmangshëm”, theksoi Nazarko.
Shoqëria civile thekson se kostoja reale e këtyre dëmtimeve bie mbi qytetarët, të cilët paguajnë si për riparimet publike, ashtu edhe për dëmet në banesa dhe biznese private.
“Dëmet do të paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa njerëzit përballen me pasoja të drejtpërdrejta në jetën e përditshme”, përfundoi Deliallisi.
Në këtë kuadër, shpjegimet publike që ia atribuojnë dëmtimin e rrugëve reshjeve të shiut nuk pasqyrojnë të gjithë realitetin. Përmbytja mund të jetë një fenomen natyror, por dëmtimi i rrugëve lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si infrastruktura është projektuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur.
Në fshatin Kraps të Fierit, rruga vijon të jetë me gropa, e pa asfaltuar duke vështirësuar lëvizjen e banorëve. &ldqu...
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Polici...
Policia e Dibrës ka dhënë detaje nga vdekja e një 58-vjeçari ditën e sotme në Bulqizë. Sipas policisë, dyshohe...
Një nga risitë më të debatueshme të Kodit të ri Penal është neni 108/b, i cili parashikon dënim me burg nga dy de...
Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, çifti i bashkëjetuesve, të arrestuar nga ...
Në 3 milionë faqet e reja të publikuara lidhur me dosjen e Jeffrey Epstein shfaqet edhe emri i një vajze shqiptare, e cila rezulton që...
Një skandal që po zbulohet çdo ditë, me hije të dyshuara për trafik të qenieve njerëzore dhe prostitucion. Ish-kryem...
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një stok kromi në një nga minierat e Bulqizë. Sipas rapor...
Një çift është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Agjent...
Grupi Parlamentar i PD e ka quajtur si të papërgjegjshëm vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta kaluar ç...