luiz ejlli
FIER- Gjykata e Fierit, me kërkesë të Prokurorisë ka dënuar me 1 vit burg, Luiz Ejllin. Sipas njoftimit të gjykatës, Ejlli gjatë kohës që ishte noter ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal.
Bashkë me artistin është denuar me 18 vite burg edhe shtetasi Fatmir Avdurrahmani. Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale "Falsfikimi i dokumenteve", kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.
Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.
Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.
Në datën 02.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim;
– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumentave, me qëllim realizimin e përfitimeve në mënyrë të paligjshme.
luiz ejlli
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
10 Tetor10:12
Nga kush u sinjalizua laboratori i drogës në Tiranë? Magazina ku kultivohej lënda narkotike ruhej me roje, shtatë persona shoqërohen në polici
magazina
TIRANË- Shtatë persona raportohet se janë marrë në pyetje nga policia lidhur me laboratorin e drogës të zbuluar...
n.f
AKTUALITET
10 Tetor09:18
Aksident në Lezhë, makina përplaset me kamionin, plagosen dy persona
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth or&eum...
n.f
AKTUALITET
10 Tetor09:17
REL: Me bekimin e Erdoganit, Tirana bëhet gati për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë (FOTO)
TIRANË- Në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë po bëhen përgatitjet e fundit për përurimin e saj, që do t&eu...
n.f
AKTUALITET
10 Tetor09:16
Reshjet intensive të shiut në Lezhë/ Dëmtohet ura në Fishtë, e pakalueshme për banorët, uji rrezikon disa banesa
Përmbytjet
LEZHË- Reshjet intensive shiut kanë ranë gjatë natës së mbrëmshme në Lezhë teksa janë kri...
r.ll
AKTUALITET
10 Tetor08:40
Shtëpi bari në kryeqytet/ Zbardhen detaje nga operacioni, droga kultivohej në katin e dytë të një magazine të braktisur (FOTO)
magazina
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacioni antidrogë në kryeqytet ku u zbulua një shtëpi bari.
...
n.f
AKTUALITET
10 Tetor08:01
Bizneset e familjet në Tiranë do paguajnë 17 milionë euro më shumë taksa për ndërtesën, rritje 80%
Foto ilustruese
TIRANË- Bashkia e Tiranës planifikon të mbledhë këtë vit një rekord të ardhurash nga taksa e nd&eum...
n.f
AKTUALITET
10 Tetor08:00
34% regjistrimeve të reja zgjodhën studimet në privat këtë vit akademik
Foto ilustruese
TIRANË- Numri i studentëve po vjen në ulje të shpejtë, për shkak të reduktimit të popullsisë s...
r.ll
AKTUALITET
10 Tetor08:00
Erdogan vizitë sot në Tiranë/ Nga Rinasi te Rruga e Elbasanit, ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi me ardhjen e presidentit turk
recep teyyip erdogan
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë publike masat që do të merren për të garantuar sigurinë e vi...
n.f
AKTUALITET
10 Tetor07:59
Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Enjte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Vranësirat e dend...
r.ll
AKTUALITET
10 Tetor07:56
Operacion antidrogë në kryeqytet/ Zbulohet magazina me lëndë narkotike, çfarë dihet deri tani
foto ilustruese
TIRANË- Një magazinë e madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa është zbuluar në Tira...