AKTUALITET

Denoncoi i pari abuzimet me ndërtimin e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Muka: Po punohet pa leje. Çështja në gjykatë dhe BE

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 19:07
Denoncoi i pari abuzimet me ndërtimin e Kolegjit të Evropës

Taulant Muka, pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, ka qenë ndër të parët që ngriti publikisht alarmin për mënyrën se si po zhvillohet projekti i Kolegjit të Europës në Tiranë.

I ftuar në ‘Task forcë, në Syri TV, ai denoncoi mungesën e transparencës, përdorimin e pronës publike dhe fondeve publike në favor të një institucioni jo shtetëror, si dhe faktin se punimet po vijojnë pa leje ndërtimi.

Sipas Mukës, procesi jo vetëm cënon hapësirat e Universitetit të Tiranës, por shkel edhe parimet e konkurrencës dhe ligjin për të drejtën e informimit publik, ndërkohë që institucionet përgjegjëse heshtin. Ai tregon se çështja tashmë është dërguar në Komisionin Europian dhe në gjykatë, ndërsa kërkon përgjegjshmëri dhe transparencë të plotë për një investim që prek drejtpërdrejt interesin publik.

Taulant Muka: Është marrë si të thuash prona publike, është marrë nga ana tjetër dhe paraja publike dhe janë transformuar, janë transferuar te një institucion që nuk është publik, ose nuk është i shtetit shqiptar dhe kjo është bërë në mungesë të transparencës së plotë, është bërë në mungesë të diskutimit, si të thuash, me publikun. Dhe nga ana tjetër sot po ndërtohet, ndërkohë që, si të thuash, leja e ndërtimit nuk është dhënë. Dhe të gjitha, për më tepër që i është dhënë te Fondi i Zhvillimit, që nuk është, si të thuash, institucioni përgjegjës për këto lloj investimesh, dhe këto më pas, të gjitha këto i morën pra, bashkë me një grup, pra me Andin, Ivirin dhe Entelën, i shkruajtëm një letër Komisionit Europian, zonjës Kos dhe gjithashtu ambasadorit këtu, ministrit të Arsimit të Bashkimit Europian, ku i paraqitëm të gjitha këto shqetësime.

Ka shkelje të rënda të mënyrës se si është bërë ky investim. Nga ana tjetër, s'mund t'i merret një godinë, ëh, një universiteti publik, pasi sot Kolegji i Europës vepron brenda godinës Iliria. Pra, universiteti, studentët shqiptarë u ngritën në protestë në vitin 2018 se nuk ishin ambiente, se nuk kanë, si të thuash, hapësirë për të mësuar, ndërkohë që ambienti më i mirë i Universitetit të Tiranës i merret dhe i jepet Kolegjit të Europës, ku Kolegji i Europës në vetvete është në konkurencë me Universitetin e Tiranës.

Universiteti i Tiranës jep diploma të, si të thuash, për integrimin europian, për masterat, unë nuk e di saktësisht, por që janë studime europiane dhe rrjedhimisht është në konkurencë të drejtpërdrejtë. Është si t'ju vijë ju, nuk e di, po marr një televizion privat, aty A2 CNN, t'i jepni, si të thuash, studiot tuaja dhe vazhdojë transmetimin në të njëjtën frekuencë. Pra, këtu ka të bëjë edhe me problemin e ligjit të konkurrencës, pra me shumë dhe shumë të tjera. Dhe ne të gjitha këto çështje ia çuam Komisionit Europian, patëm një përgjigje që ishte një shqetësim serioz dhe e merrnin seriozisht. Unë uroj që tashmë edhe në, në këtë kontekst...

Ne e kemi çuar në qershor të këtij viti. Të këtij viti dhe kërkesa jonë ka ardhur dhe nga fakti që ne i kemi çuar kërkesë, unë i kam çuar kërkesë Kolegjit të Europës, në bazë të ligjit për informim publik, që të vërë në dispozicion kontratën që ka me Universitetin e Tiranës, të vërë në dispozicion lejen e ndërtimit ku po ndërtohet Kolegji i Europës, pronësinë, pra janë informacione publike që është i detyruar t'i japë pasi është dhe investim publik i Bashkimit Europian. Dhe unë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Pavarësisht se e kam kontaktuar...

Ka qenë nën hetim e gjithë kjo situatë. Dhe Kolegji i Europës në asnjë moment nuk u përgjigj. Pra një detyrim ligjor kushtetues brenda, si të thuash, shtetit shqiptar. I kemi çuar në atë rast edhe komisionerit për informim që t'i kërkonte, si të thuash, Kolegjit të Europës përgjigje. Komisioneri për informim nuk e pranoi kërkesën dhe tashmë jemi në gjykatë mbi këtë kërkesë. Pra, respektimin e të drejtës për informim publik tonin si qytetarë për të kuptuar se çfarë po bëhet me paranë dhe investimin publik. Dhe kjo ishte një gjë që për shembull edhe në letrën e Bashkimit Europian ishte, si të thuash, theksuar që ne jemi për transparencë të plotë, një gjë që Kolegji Europian, i cili vjen në Shqipëri për të na mësuar standartet europiane, nuk e respektojnë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë