
TIRANA- Prodhimet shqiptare shpesh janë të anatemuara në kulmin e sezonit të prodhimit të tyre se janë të tejmbushura me kimike dhe plehra kimike, por të dhënat nga Departamenti i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) tregojnë se, Shqipëria ka pasur përdorim të madh të plehrave kimike para vitit 1990 në kohën e komunizmit (shiko grafikun e mëposhtëm).
Të dhënat e FAO tregojnë se Shqipëria rriti përdorimin e plehrave kimike kryesisht netrat dhe fosfat nga viti 1975 deri në vitin 1990. Për shkak se ekonomia komuniste ishte e bazuar në konsumin në prodhim me cikël të mbyllur, kultivimi i bujqësisë u shtri në sipërfaqe të mëdha.
Popullsia ishte në rritje te shpejtë, ndërkohë që regjimi i kohës mbylli tregtinë me jashtë. Për të rritur rendimentin u investua në linjat e prodhimit të plehrave kimike, të cilat gjetën përdorim të gjerë kudo në Shqipëri.
Pas vitit 1978 mesatarja vjetore e përdorimit të plehrave kimike ishte mbi 100 mijë tonë. Përdorimi i tyre ra në nivele drastike në dekadën e parë të tranzicionit ndërmjet 1990-2000. Rënia e regjimit komunist, valët e mëdha të emigracionit dhe ikja nga sektori i bujqësisë drejt sektorëve të tjerë bëri që shumë toka të mbeten djerrë dhe vendi të konsumonte mallra ushqimorë nga eksporti.
Përdorimi i plehrave kimike por në një intensitet më të ulët nisi pas vitit 2005 ku politika e subvencioneve nxiti kultivimin e perimeve në sera dhe rikthimin e pemëtoreve. Hapja e kanaleve të eksportit dhe avantazhi i prodhimit të hershëm në vendin tonë nxiti më tej investimet në sera dhe në fusha në Ultësirën Perëndimore, duke rikthyer përdorimin e plehrave kimike dhe organike ne rreth 50 mijë tonë në vit. Shqipëria është duke zgjeruar gjeografike e eksportit të prodhimeve bujqësore pasi një vend mesdhetar ka një klime të favorshme sidomos për kultivimin e perimeve të freskëta.
Nga mungesa e njohurive, laboratorëve dhe infrastrukturës këshilluese përdorimi i plehrave kimike është bërë pa kriter, po ekspertët e bujqësisë pohojnë se vendi ynë ka ende një përdorim shumë më të ulët të plehrave kimike për shkak të pamundësisë financiare. Duke qenë se të gjitha kimikatet për bujqësinë importohen dhe shpesh me çmime shumë të lartë, bujqit shqiptare edhe për shkak të mungesës së subvencioneve nuk kanë mundësi të blejnë sasi të tepërta të kimikateve për tokat e tyre.
FAO thotë e përdorimi i kimikateve është i përhapur shumë në Azi dhe Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, ndërsa në Afrikë ka një përdorim shumë të ulët të tyre. Edhe Europa renditet në mesin e kontinenteve që ka një intensitet ende të të ulët të përdorimit të kimikateve në bujqësi. Bujqësia në Shqipëri ende bazohet në ferma të vogla familjare të cilat përdorin kryesisht plehrat e bagëtive dhe shumë pak kimikate dhe pesticide./ Monitor
okb
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
19 Gusht10:42
Bleu karburant me 100 euro false, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan
ELBASAN- Një 35-vjeçar u arrestua në Elbasan, pasi me një kartmonedhë 100 euroshe false, kishte furnizuar automjetin në nj&eum...
M.B.
AKTUALITET
19 Gusht10:41
Tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 50-vjeçarja, sekuestrohen paratë në Kakavijë
KAKAVIJË- Një 50-vjeçare u procedua penalisht pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës me rreth 41 mij&eum...
M.B.
AKTUALITET
19 Gusht10:24
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nga 31 vatra të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, 3 mbeten ende aktive
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të te...
M.B.
AKTUALITET
19 Gusht10:11
FOTO/ Aksident i rëndë në Korfuz, automjeti përplaset me shtyllën elektrike, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare
KORFUZ- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të K...
M.B.
AKTUALITET
19 Gusht10:11
Mbante armë zjarri pa leje dhe municion në shtëpi, arrestohet 55-vjeçarit në Gramsh
GRAMSH- Një 55-vjeçar është arrestuar në Gramash pasi mbante në banesë armë zjarri pa leje dhe municion. 55-vje...
M.B.
AKTUALITET
19 Gusht10:10
Ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kupon tatimor, telashe për 30-vjeçarin në Ksamil
KSAMIL- Një 30-vjeçar në Ksamil është proceduar penalisht pasi ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor d...
M.B.
AKTUALITET
19 Gusht10:09
Me kokainë të ndarë në doza gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Durrës
DURRËS- Dy 19-vjeçarë u arrestuan në Durrës pasi u kapën me kokainë të ndarë në doza gati për shitje....
M.B.
AKTUALITET
19 Gusht08:28
Nga Italia për në Shqipëri me not, Eva Buzo përfundon me sukses sfidën, mbërrin në Karaburun
Eva Buzo
VLORA- Avokatja Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej ofro 34 orësh duke përshkuar 92 km nga brigjet e Leces, (San ...