
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti PS-së i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, bëri kritika të ashpra ndaj Belinda Ballukut.
Qose ngriti një nga shqetësimet më të mëdha që prej vitesh rëndon mbi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë: mungesën e Bypass-it të Elbasanit.
Në një pyetje drejtuar përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Qose kërkoi përgjigje të qartë mbi afatet dhe planin konkret për ndërtimin e këtij segmenti të shumëpërfolur, duke e cilësuar si një domosdoshmëri të vonuar.
“Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një emergjencë infrastrukturore. Trafiku në qytet është bërë i padurueshëm, veçanërisht në fundjavë, kur kalimi përmes Elbasanit është një mision i pamundur. Ky projekt është premtuar që prej një dekade dhe nuk mund të shtyhet më,” – deklaroi Qose.
Deputeti i PS deklaroi se Bypass-i nuk është thjesht një kërkesë lokale, por një nevojë kombëtare që do t’i shërbente gjithë juglindjes së vendit – nga Peqini, Belshi e Gramshi, deri në Librazhd e Prrenjas. Sipas tij, investimi do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lehtësimin e qarkullimit ndërqytetas, duke e bërë Elbasanin një nyje të rëndësishme të transportit në Korridorin VIII.
“Tani që po ecën me ritme të shpejta ndërtimi i segmentit Elbasan–Lekaj të Korridorit të Tetë, është momenti i duhur që qeveria të çojë përpara edhe projektin e Bypass-it. Fondi i parashikuar për vitin 2026 është i pamjaftueshëm, pasi përfshin vetëm fazën e studimit. Duhet më shumë vëmendje dhe mbështetje buxhetore,” – nënvizoi ai.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmuan se projekti i Bypass-it të Elbasanit është përfshirë në listën prioritare të ministrisë dhe është akomoduar në buxhetin afatmesëm 2026–2028, përfshirë edhe në Aktin Normativ të tetorit.
Sipas tyre, gjatë vitit të ardhshëm do të nisë financimi për një bypass të përkohshëm (të shkurtër), që do të shërbejë si parapërgatitje për ndërtimin e Bypass-it të plotë.
“Ky projekt mbetet në fokusin e ministrisë dhe është pjesë e planifikimit afatgjatë të investimeve në infrastrukturë, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare,” – u theksua nga përfaqësuesi i ministrisë.
Debati në Komision shënoi një tjetër shtytje institucionale për një çështje që qytetarët e Elbasanit e kanë ngritur prej vitesh. Me kërkesën e deputetit Qose, projekti i Bypass-it të Elbasanit duket se po rikthehet në qendër të vëmendjes, me shpresën që të mos mbetet më vetëm në letër, por të kthehet në realitet në vitet e ardhshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Nëntor10:39
Atentati ndaj Gilmando Danit, zbardhet itinerari i qitësve dhe ‘fijet’ që e lidhin me Niklën
Një ditë pas atentatit të stilit mafioz në Rinas, detaje të reja janë zbardhur sa i përket makinës së autorëve...
AKTUALITET
12 Nëntor10:34
Projektbuxheti i vitit 2026/ Ivi Kaso: Të rritet buxheti për Prokurorinë e Përgjithshme, puna është shtuar, kushtet janë të pamundura
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, gjatë fjalës së tij në Komisionin për Nismat Qytetare, ku po diskutohej projektbuxheti...
AKTUALITET
12 Nëntor10:28
Arrestohen dy vajza të huaja dhe një shqiptare, dyshohet se ushtronin prostitucion
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy vajza të huaja dhe një shqiptare, pasi dyshohen për prostitucion.
Në pranga kanë rënë&...
AKTUALITET
12 Nëntor10:25
Dalin pamjet, shihni se si piromanët djegin makinat në Vlorë. Njëri prej tyre e pëson (video)
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin e koduar “Double Flames”, duke zbardhur djegien e q&e...
AKTUALITET
12 Nëntor10:22
Shofer i Gilmando Danit, efektivi i AMP ka certifikatë sigurie. Mister se si u punësua
Mustafa Sheqeri shoferi i Gilmando Danit i ekzekutuar një ditë më parë në Rinas, rezulton të jetë pa certifikatë sigurie...
AKTUALITET
12 Nëntor10:13
Skandalet me fondet e IPARD/ Maqedonia arreston abuzuesit, ndërsa Rama merr në mbrojtje Frida Krifcën
Në të njëjtën ditë kur kryeministri shqiptar Edi Rama mori në mbrojtje, futi në godinën e kryeministrisë...
AKTUALITET
12 Nëntor10:06
Kuvendi i kërkon Bankës së Shqipërisë të forcojë monitorimin e kredive për ndërtimin dhe pasuritë e paluajtshme
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë monitorimin e kredive ndaj sektorit të nd&...
AKTUALITET
12 Nëntor10:02
Gazetari investigativ Antoine Harari konfirmon akuzat: Ja çfarë zbuluam për vëllain e Ramës dhe Taulant Ballën!
Gazetari investigativ Antoine Harari, nga media ndërkombëtare "Follow the Money", ka konfirmuar se verifikimet e kryera nga ekipi i tij kanë v&...
AKTUALITET
12 Nëntor10:01
Ekzekutimi i Gilmando Danit, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje për të gjetur prova të reja
Paraditen e sotme grupi hetimor është rikthyer tek rreth rrotullimi i Rinasit për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen e Gilma...
AKTUALITET
12 Nëntor09:53
'Heqja e tabelës me thënien profetike në xhaminë e Shkodrës', Myftiu: Drejtori i policisë, një rrugaç që abuzon me detyrën!
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, ka reaguar për herë të parë publikisht pas heq...