AKTUALITET

Dërgonin emigrantë nga vendet e treta drejt BE në këmbim të parave, GJKKO dënon me 29 vite burg 4 trafikantët

r.ll Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 18:07
Dërgonin emigrantë nga vendet e treta drejt BE në këmbim
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar me burg katër anëtarët e huaj të një grupi kriminal që trafikonte klandestinë nga vendet e treta drejt BE-së, kundrejt shumave që varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro. 

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca vendosën dënimin me 29 vjet burg në total për shtetasit Yalcin Ali Hanci, Mustafa Cosekoglu,  Soran Saber dhe Yahia Yussef (alias Kamal Kamil).

Katërshja e trafikantëve akuzohen për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe "Grupi i strukturuar kriminal". Ata do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber, Yalcin Ali Hanca, Mustafa Cosekoglu, etj…”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 20, datë 06.03.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yalcin Ali Hanci me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

4. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yalcin Ali Hanci t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

7. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Mustafa Cosekoglu me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

8. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mustafa Cosekoglu t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saber për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saber për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

11. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Soran Saber me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

12. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Soran Saber t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

15. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

16. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

17. Lidhur me provat materiale, në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit:

– Mjeti lundrues tip “Velierë” me të dhëna ****, me flamur të shtetit turk.

– Një mjet lundrues tip “skaf me dy motorra”, sekuestruar në Vlorë.

– Dy aparate celulare, njëri i markës “Iphone 6S model A1” me numër IMEI **** dhe një aparat i markës “Xioami” me nr. IMEI **** sekuestruar bashkë të pandehurit Mehdi Mamushli.

– Një aparat celularë i markës “Samsung” me numër IMEI **** dhe një aparat celularë “Samsung” A31 me nr. IMEI ****, sekuestruar shtetasit Yalcin Hanci.

– Një aparat celularë i markës “Redmi” me numër **** sekuestruar shtetasit Mustafa Cosekoglu.

– Një shumë parash në shumën **** euro sekuestruar bashkë të pandehurit Klodjan Gjikondaj, shuma e parave prej **** euro sekuestruar të pandehurit Mohamed Abdel Renim Sherif dhe shuma **** euro që ndodhen brenda në pasaporten e shtetasit Mohamed Abdel Renim Sherif.

– Aparati celularë i Klodian Gjikonda, aparat telefoni celular i markës “Iphone”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Klodian Gjikondi, aparat telefoni celular i markës “Huawei”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin mbrapa “ONE”, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin në kapak “Redmi” i shtetasit Erjol Lleshi, aparat celular i markës “Iphone” ngjyrë të zezë i shtetasit Fatjon Belaj, aparat telefoni i markës “Samsung remax”, me ngjyrë gold i shtetasit Robert Hysa, aparat telefon i markës “Samsung Galaxy A 21s”, me ngjyrë blu, me 2 karta sim i shtetases Kristiana Kocllari, aparat telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, me ekran të thyer, i shtetasit Qazim Ismailaj, aparat telefon i markës “Iphone X”, me ngjyrë të bardhë, i shtetasit Fatjon Kocllari, telefon i markës “Iphone 6”, me ngjyrë gri, i shtetasit Dushan Spahiu, telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, i shtetasit Robert Hysa, telefon “Samsung”, me  tastiere me ngjyrë e zezë i shtetasit Zamir Muliu, telefon “Nokia”, me tastierë ngjyrë e zezë i shtetasit Petrit Pashaj, telefon “Iphone”, me ngjyrë e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyre e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyrë e bardhë i shtetasit Dushan Spahiu.

– Një pasaportë e shtetasit Mohamed Abdel Renim Mohamed Eliva Sherif, ti kthehet shtetasit Mohamed Sherif.

18. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.

19. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ekzekutojë këtë vendim. 20. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

gjkko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë