AKTUALITET

Dëshmia e një prej të arrestuarve për skemat piramidale online: Investova pasi ma sugjeroi nipi

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 18:54

Dëshmia e një prej të arrestuarve për skemat piramidale

Është zbardhur dëshmia e Arbër Çelës, i cili është marrë në pyetje, si i dyshuar për dijeni të skemës së mashtrimit online, XUEX. Ai deklaroi se ka investuar vetëm në platformën XUEX, në TXEX jo, dhe ia ka sugjeruar nipi i tij Veiz Cani, i cili jeton jashtë shtetit.

“Të gjitha t’i mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD.

Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Çela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër”.– tha ai.

Për këtë arsye këtij shtetasi i është marrë deklarim si person nën hetim në prani të mbrojtësit ligjor të zgjedhur prej tij avokati Klodian Hajvasi dhe ka deklaruar se:

“Dua të them se siç e shpjegova edhe në deklarimin tim të mëparshëm, unë rashë në dijeni nga njerëz të ndryshëm, që në qytetin e Divjakës ekzistonte një platformë e quajtur “Xuex”, që hapej nëpërmjet aplikacionit Telegram. Mënyra e instalimit të kësaj platforme në telefon dhe vazhdimësia e saj, unë i mora nga sqarimet që jepeshin në aplikacionin Telegram, se si hapeshin dhe se si investohej në to, nëpërmjet videove ilustruese. Sinjalet vinin dy herë në ditë në orare të caktuara nga profesor Leo Smith, ku pasi të shpjegonte mënyrën dhe të bënte moralin e vet, njoftonte në një farë mënyre se sinjali tregtar kishte ardhur dhe ne thjesht bënim konfirmimin, në platformën Xuex.

Duke më parë mua familjarët e mi, që isha pjesë në këto platforma, shprehën dëshirën dhe kërkuan që të futeshin dhe ato në këtë aplikacion me llogaritë e tyre personale. Theksojë se nuk jam unë personi që mund të kem mashtruar të tjerët, por unë jam i mashtruar vet nga kjo platformë, pasi unë as kam detyruar dhe as kam pasur mundësi që të implikoja persona të tjerë për ti bërë pjesë të kësaj platforme.

Përsa i përket veprimit të simuluar që ju po më citoni se është kryer në ambientet e biznesit tim, me kamarierët e lokalit, dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë dijeni për veprimet që bëjnë ata në telefonat e tyre, apo biseda që bëjnë me klient të ndryshëm që frekuentojnë lokalin tim, në këtë rast edhe me agjentët e policisë, sepse mendoj se ata bëjnë punën e tyre dhe shesin produktet e lokalit. Unë ndihem shumë keq që ndodhem këtu, sepse unë jam një ndër personat që jam i gënjyer dhe i mashtruar nga kjo platformë.”- vijon ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë