AKTUALITET

Dëshmia - Vrasja e Nikulajt/ Ish-partnerja e Edmond Haxhisë akuzon policinë

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Qershor 2023, 11:16

Dëshmia - Vrasja e Nikulajt/ Ish-partnerja e Edmond Haxhisë akuzon

Vajza nga Lezha, me iniciale V. D., u konsiderua nga policia dhe Prokuroria e Lezhës si “dëshmitarja e penduar” për ngjarjen e rëndë më 19 prill në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj.

Sipas policisë, ishte pikërisht ajo që “tradhtoi” të fejuarin e saj Edmond Haxhia duke treguar detaje për blerjen e motorit që dyshohet se u përdor në atentat dhe lidhjet e tij me “turistin” portugez, Ruben Saraiva, që akuzohet si atentatori.

Por, pas publikimit të dëshmive të saj të siguruara nga dosjet e prokurorisë, ajo i ka dërguar kërkesë organit hetues në Lezhë të njihet me dokumentet e dëshmisë që ka dhënë.

Vajza kërkon të drejtën për t’u njohur me aktet, dëshminë e saj të vërtetë, kërkon të përfaqësohet ligjërisht nga një avokat i zgjedhur prej saj, pasi ajo në momentin kur ka rënë në dijeni të dëshmive të saja të botuara nëpër media, ka pretenduar se nuk i ka thënë asnjë prej atyre që janë servirur.

Por, kur nuk ka marrë përgjigje nga institucioni i akuzës, me anë të një kërkese tjetër, kërkesë që mban datën 7 qershor, iu drejtohet për ndihmë Avokatit të Popullit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Valbona ka shpjeguar se përveç presionit të bërë përgjatë dy shoqërimeve të saj, ku sipas saj, i është thënë se ajo do të dënohej me 10 vjet burg, i është thënë se djali me të cilin ishte fejuar e ka përdorur në ngjarje për t’i lënë krimin.

“…ndërkohë duhet të theksoj se me datë 26.4.2023, kur jam kërkuar për herë të dytë, të dëshmoj në polici, kam kërkuar avokat, për shkak të gjendjes sime të rënduar psikologjike. Më është refuzuar jo vetëm të ishte i pranishëm, por edhe për çdo detaj tjetër procedural… Policia më ka nxjerrë jashtë komisariatit për të bërë kërkimet e tyre dhe më bënin komente të tipit: ‘Ai s’të ka dashur për nuse, të ka përdorur, ruaj veten nga burgu se do hash 10 vite burg’.

Pas këtyre metodave, që për mua ishin shokuese pas asaj ngjarjeje dhe në padijeni juridike për gjithçka, kam pirë ilaçe pafund për qetësim nga depresioni (ilaçe që vazhdoj t`i marr edhe sot) dhe nuk e kam ndjerë më veten emocionalisht të qetë që të mbaja mend çdo fjalë që thosha për të shpëtuar veten nga burgu edhe pse unë as dija gjë e as di për organizmin e asaj vrasjeje.

U detyrova të prishja fejesën më pas, pikërisht me vendim të babait tim dhe kanë tërhequr unazën gratë e familjes Haxhia, pasi burrat ishin të ngujuar. Konsiderohem mediatikisht si dëshmitarja e penduar që kam treguar krimin, gjë e cila nuk është e vërtetë. Do iu lutesha të ndërhyni që të ketë sqarim nga Policia e Shtetit që unë Valbona Deda nuk kam thënë kurrë asnjë fjalë për organizim krimi!”.

Valbona vazhdon më tej duke treguar edhe detajet për makinën, motorin, njohjen me Ruben Saraivën, mos takimin me të asnjëherë në shtëpinë e Edmond Haxhisë, që kishte bërë plan që të ikte në Angli, që më datë 3 maj, kishte takimin për dhënien e shenjave të gishtave në ambasadën britanike, që tashmë fejesa është prishur pasi i ati ka frikë se mos i vritet kush i familjes, që Valbonës i është ndaluar të dalë jashtë vendi.

Valbona refuzon të ketë thënë dëshminë që ka dalë nëpër media, por ajo kërkon të ketë avokatin e vet dhe të njihet me dëshminë që ka dhënë pasi ajo nuk është më e sigurt për asgjë./Panorama

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 10 Qershor08:36

WhatsApp prezanton Channels

WhatsApp ka lançuar Channels, një mënyrë të re për të mbajtur njerëzit në aplikacion. Funksioni do të tho...

AKTUALITET 9 Qershor21:41

Korçarja që dashuron Ramën

Piranjat udhëtuan në vendin e ‘serenatave’ pasi atje takuan një vajzë të quajtur Anxhela, e cila ‘cushin’ e s...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë