Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit të kaluar edhe kalendarin e mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2026.
Sipas kalendarit, mbledhja e parë duhej të zhvillohej ditën e sotme. Objekt i mbledhjes ishte informacioni lidhur me aktivitetin e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2025.
Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja nuk u zhvillua, por pati vetëm një takim informues mes anëtarëve ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës.
Në praktikën e viteve të mëparshme, kalendari vjetor i mbledhjeve miratohej në mbledhjen e parë të vitit.
Por, në këtë rast, Këshilli Mbikëqyrës e miratoi kalendarin në mbledhjen e fundit të vitit në mbyllje, për shkak të mungesës së pritshme të kuorumit për vendimmarrje në fillim të këtij viti.
Mbledhja e ardhshme është parashikuar të zhvillohet më datë 4 shkurt, me objekt shqyrtimin e raportit tremujor të Politikës Monetare dhe vendimmarrjen për normën bazë të interesit.
Megjithatë, pothuajse me siguri, edhe mbledhja e ardhshme do të dështojë.
Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka vendosur në programin dyjavor të punës zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës.
Sipas burimeve nga Kuvendi, pritet që procesi në Kuvend të nisë me dëgjesat e kandidatëve që kanë aplikuar në javën e parë të muajit shkurt.
Rrjedhimisht, zgjedhja e anëtarëve të rinj mund të bëhet vetëm gjatë javëve vijuese dhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mund të ketë kuorum vendimmarrës, në rastin më të mirë, për mbledhjen e datës 4 mars.
Mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha, Violeta Staka, Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa, përfundoi në muajin dhjetor 2025.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit. Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.
Për këtë arsye, që prej dhjetorit, Këshilli Mbikëqyrës nuk ka më kuorum dhe vendimmarrja në të është faktikisht e paralizuar.
Siç ndodh shpesh, procedurat për përtëritjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj kanë nisur me vonesë.
Tre prej vendeve vakante duhet të plotësohen me propozim të vetë Kuvendit, ndërsa tre të tjerë janë kuotat që propozohen nga Këshilli i Ministrave.
Kuvendi e ka mbyllur procedurën e aplikimit në 9 dhjetor dhe në të kanë shprehur interes 20 kandidatë.
Ndërsa, Këshilli i Ministrave e ka mbyllur pranimin e aplikimeve më datë 26 dhjetor dhe deri tani nuk ka njoftuar listë kandidatësh dhe as i ka dërguar zyrtarisht Kuvendit propozimet e veta.
Kjo nuk është hera e parë që procesi i plotësimit të vakancave në institucionet rregullatore të tregut ka vonesa.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018, para zgjedhjes së anëtarëve që së afërmi u përfundon mandati.
Edhe në atë rast, numri i mandateve të përfunduara ishte gjashtë. Mosplotësimi në kohë i vendeve vakante e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës./Monitor.al
Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga...
Më 14 janar të vitit 1990 u bë demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra qytetarë të Shkodrës u m...
Në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministr...
Në tregun e këmbimit valutor sot, (22 janar 2026) monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Një doll...
Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti par...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas informacioneve, dy automjete janë p&eum...
Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen Granicë e Poshtme në Gjirokastër. Menjëher...
Koncesioni i sterilizimit vazhdon të mbetet një nga plagët më të mëdha financiare për buxhetin e shtetit shqiptar, i cilë...
Një tjetër aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë&nda...