AKTUALITET

Destinacionet, Greqia lë pas Turqinë, shqiptarët bëhen më eksplorues nga Vietnami në Kinë e SHBA

r.ll Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 08:28
Destinacionet, Greqia lë pas Turqinë, shqiptarët bëhen
foto ilustruese

TIRANË- Shumica e vendasve kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri për pushimet e tyre verore, dhe destinacioni i dytë më i preferuar është Greqia, sipas sondazhit që “Monitor” zhvilloi gjatë fundit të qershorit dhe korrikut përmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting) për destinacionet e pushimeve.

Sondazhi u plotësua nga 659 individë nga i gjithë vendi. Të paktën 336 të anketuar çka përbën 62% të totalit të atyre që kanë pohuar se do të pushojnë thanë se do t’i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Një pjesë e individëve kanë shprehur rezerva për çmimet, të cilat këtë vit cilësohet se janë rritur në mënyrë abuzive.

Bledi shprehet në komentet e sondazhit se nga kërkimet në internet për fillimin e gushtit nuk kishte gjetur një çmim më të lirë se 600 euro në Ksamil, teksa mundësitë me çmime më të larta ishin të shumta dhe kishin dhoma të lira.

“Një vit më parë, në këtë kohë, ishte e pamundur të gjeje kaq shumë dhoma të lira në këtë zonë”, shprehet ai.

Kujtojmë se këtë vit, Ksamili dhe Saranda ishin dy destinacionet e para ku u dha sinjali se kishte një largim të vendasve dhe Kosovës, për shkak të rritjes ekstreme të çmimeve me dy faza, por edhe për një ndryshim të tipologjisë së turistit që është i ri dhe parapëlqen të mos shpenzojë shumë.

“Unë po qëndroj aktualisht në Ksamil, por një gjë më ka bërë përshtypje, pse në disa vende, çmimi shezlonit ia kalon çmimit të hotelit.

Këtë gjë nuk e kuptova se çfarë përfshinte ai çmim që varionte nga 20 euro deri në 100 euro”, – shprehet Petros në një nga postimet e sondazhit.

Në lidhje me destinacionet e preferuara jashtë Shqipërisë, dominon Greqia me 23% tw tw anketurave, e ndjekur nga Turqia dhe Italia me nga 5% secila.

Turqia mbetet një nga destinacionet kryesore ku shqiptarët që preferojnë konceptin “all inclusive” (të gjitha të përfshira) shkojnë çdo vit.

Këtë koncept e ka sjellë edhe Greqia në disa rajone të saj, si në Korfuz apo Haklidili, por preferenca mbetet e lartë edhe për shkak të afërsisë për t’u vizituar në udhëtime të organizuara individualisht.

Më herët agjencitë turistike pohuan për “Monitor” se prenotimet për Turqi dhe Greqi kanë qenë në nivelet më të larta historike këtë vit.

Me një euro të lirë dhe shtrenjtim shumë më të lartë të çmimeve në jug të Shqipërisë, shumë turistë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre në këto destinacione të njohura, duke shfrytëzuar ofertat ekonomike dhe shërbimet gjithëpërfshirëse.

Shtrenjtimi i akomodimit në vend ka nxitur shumë shqiptarë, që dikur i kalonin pushimet në Jug të kërkojnë për alternativa të tjera jashtë vendit në destinacione si Greqia, Turqia, apo dhe Mali i Zi, duke shfrytëzuar ofertat ekonomike dhe shërbimet gjithëpërfshirëse.

Më parë, çmimet më të lira ishin një arsye për të pushuar brenda vendit, por me shtrenjtimin e viteve të fundit, sidomos në jug si për akomodimin ashtu dhe ushqimin, nuk ka më ndonjë dallim në kosto.

Të kontaktuara nga “Monitor”, agjencitë turistike pohojnë se prenotimet për Turqi dhe Greqi kanë qenë në nivelet më të larta historike këtë vit, pavarësisht se dhe ato kanë parë rritje të çmimeve të paketave me 10-15% në vit.

Hyrja në tregun shqiptar e një sërë kompanive low cost që ofrojnë fluturime për destinacione të shumta ka rritur aksesin e shqiptarëve dhe ka zgjeruar mundësinë e hartës së pushimeve në një formë më ekonomike.

“Do shkoj me çadrën time, me bukë dhe me ujë me vete.

Nuk dua të shpenzoj asnjë qindarkë për njerëzit abuzues.

Do të bëj 4 ditë në shtator turizëm kulturor në Europë, bukë me vete, ujë nga çezma në shtëpi me AIRBNB dhe biletën e avionit 20 euro mundësisht, dhe shpenzimet të shkojnë 200 euro”, – shprehet Dita, një nga të anketuarat.

Edhe pse me një nivel ende modest në përgjigjet e anketës vihet re një tendencë e eksplorimit në rritje në destinacione që nuk janë shumë tipike për shqiptarët.

Disa nga të anketuarit janë përgjigjur se do të pushojnë në Vietnam, në Kinë, Portugali apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meshkujt shkojnë më shumë me pushime, por femrat më dorëlëshuara në shpenzime

Të dhënat e përpunuara të sondazhit treguan se në total ishin 207 të anketuara femra dhe 476 të anketuar meshkuj.

Të pyetur nëse kishin planifikuar pushime verore, vetëm 80% e femrave iu përgjigjën pyetjes me “po”, ndërsa në grupin e meshkujve me “po” iu përgjigjën pyetjes 83% e tyre.

Teksa meshkujt duket se janë më të shumtë në planifikimin e pushimeve, duket se tendenca përmbyset kur vijmë te shpenzimet.

Nga përgjigjet e të anketuarve rezulton se 55% e femrave shpenzojnë në një ditë mes 50-100 euro, teksa në këtë nivel shpenzimi janë 43% e meshkujve që i janë përgjigjur anketës.

Kjo kategori shpenzimi mes 50 dhe 100 euro përbën edhe shumicën, ku 47% e totalit meshkuj dhe femra janë brenda këtij buxheti ditor.

Në grupin që janë përgjigjur se shpenzojnë më pak se 50 euro në ditë janë 22% e femrave të anketuara dhe 27% e meshkujve.

Në buxhetin mes 100-200 euro bien 19% e të anketuarve meshkuj dhe 13% e të anketuara femra.

Mes 200-300 euro janë 7% e femrave dhe 5% e meshkujve teksa mbi 300 euro në ditë janë 6% e meshkujve dhe 3% e femrave./MONITOR

shqiptaret greqi turqi vietnam

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë