AKTUALITET

DETAJE/ Furnizonin Anglinë me drogë! Dënohen me burg katër shqiptarë, një tjetër ekstardohet në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 12:42

DETAJE/ Furnizonin Anglinë me drogë! Dënohen me burg katër

Katër shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje në trafikim droge kryesisht kokainë, në zonën e Cumbria Jugore, pranë kufirit të Anglisë me Skocinë. Sipas mediave angleze, katër prej tyre u shpallën fajtorë ndërsa një i pestë ishte dënuar më herët dhe është ekstraduar në Shqipëri.

Të dënuarit janë:

Erald Sulaj, 22 vjeç, nga Dacre Gardens, Boreham Wood – 33 muaj burg
Ergys Elezi, 22 vjeç, pa adresë fikse – 30 muaj burg
Sokratis Lleshaj, 21 vjeç, nga Rawlinson Street, Barrow – 24 muaj burg
Perlat Hamza, 36 vjeç, nga Rawlinson Street, Barrow – 32 muaj burg
Ndërkohë, Egzon Doci, 31 vjeç, nga Roxeth Hill, Harrow, ishte dënuar më herët me dy vjet e tre muaj burg pasi pranoi posedimin me qëllim furnizimin me kokainë. Pas përfundimit të dënimit, ai është deportuar në Shqipëri.

Si nisën arrestimet

Hetimi nisi më 14 mars, kur oficerët e policisë në Barrow-in-Furness vunë re dy persona që vepronin në mënyrë të dyshimtë në zonën e Storey Square. Gjatë ndërhyrjes, Egzon Doci u përpoq të largohej me vrap. Një dëshmitar e pa atë duke hedhur një send mbi çatinë e një ndërtese. Policia gjeti një çorape që përmbante mbështjellëse me kokainë. Kontrolli në banesën e tij në Rawlinson Street çoi në sekuestrimin e sasive të tjera të drogës, rreth 1,000 paund para të gatshme dhe materiale për paketimin e saj.

Arrestime të tjera në Barrow

Më 1 maj 2025, policia ndaloi një automjet Peugeot 208 në Devonshire Road, pas drejtimit të dyshimtë. Shoferi, Sokratis Lleshaj, rezultoi pozitiv për kokainë dhe kanabis, ndërsa në automjet iu gjetën qese me kokainë. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet edhe Perlat Hamza. Në apartament u sekuestruan 34 qese të vulosura me kokainë, përfshirë 16 të fshehura në një çorape nën dyshek, si dhe shuma të konsiderueshme parash të gatshme.

Hetim në shkallë kombëtare

Më 21 korrik 2025, Erald Sulaj dhe Ergys Elezi u ndaluan nga policia në autostradën M1 në Northamptonshire, të dyshuar si pjesë e të njëjtit rrjet furnizimi me drogë që vepronte në Cumbria Jugore. Një kontroll në një adresë të lidhur me ta në Kingston-upon-Thames, Londër, zbuloi rreth 3 kg kokainë, me vlerë deri në 9,000 paund, si dhe mbi 20,000 paund para të gatshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë