AKTUALITET

Detaje nga skemapiramidale online/ Kamarierët nxorrën zbuluar ‘profesorin’ e Lushnjes, reklamoheshin në lokalin e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 16:34

Detaje nga skemapiramidale online/ Kamarierët nxorrën zbuluar

Pas denoncimeve të vazhdueshme nga JOQ ALBANIA për platformat online "TXEX” dhe “XUEX” (njohur ndryshe si XEUX), pak ditë më parë, Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur këto skema piramidale online, duke finalizuar operacionin me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve.

Platformat prezantoheshin si aplikacione investimi në kriptovaluta, dhe ishin bërë virale në rrjetet sociale, kryesisht në Telegram. Sipas burimeve zyrtare, më shumë se 6,000 qytetarë dyshohet se kanë rënë pre e kësaj skeme, duke investuar shuma të konsiderueshme parash.

Reklamat për këto platforma ishin përhapur hapur edhe në ambiente publike, konkretisht në bar-restorantin “La Bonta” në hyrje të qytetit të Lushnjës, në rrugën “Shëtitorja e Palmave”, në pronësi të Arbër Çelës, i arrestuar si pjesë e kësaj skeme. Në njërën reklame ishte shkruar "EG Group Investment XUEX" Investim një here = Përfitime të Përjetshme". Po ashtu edhe tek reklama tjetër shkruhej "EG Group Investment XUEX "Projekt investimi afatgjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime".

Hetimet u intensifikuan pas infiltrimit të agjentëve të policisë, të cilët u paraqitën në lokal më 27 gusht 2025. Ata morën kontakt me kamerierin Emanuel Taullau, 21 vjeç, i cili, pa e ditur se kishte përballë oficerë, u shpjegoi me detaje se si funksiononte platforma dhe se si mund të bëheshin pjesë e saj.

Ai u tha se depozita minimale ishte 1,000 dollarë, dhe u ofroi t’i ndihmonte vetë për t’u regjistruar. Taullau përmendi edhe një “profesor”, të cilin e përshkroi si organizatorin kryesor të platformës, person që ka rezultuar të jetë Arbër Çela, pronar i lokalit, shkruan joq. Një ditë më pas, më 28 gusht, agjentët janë rikthyer në lokal, ku Taullau u ka prezantuar edhe një tjetër punonjës, Flavio Mukaj, 23 vjeç, i cili kishte rolin për të futur investitorët në grupet përkatëse në Telegram dhe për t’i udhëzuar për hapjen e llogarive në Binance.

Më pas, agjentët janë ndihmuar në transferimin e fondeve në platformën XUEX. E gjithë procedura, përfshirë regjistrimet audio dhe video janë dokumentuar nga agjentët.

Transaksioni i 1000 dollarëve është kryer në mënyrë simuluese, ku 100 dollarë janë marrë nga llogaria e Mukajt, dhe më pas Taullau i ka transferuar paratë në platformën mashtruese në emër të agjentit të infiltruar. Taullau 21 vjeç dhe Mukaj 23 vjeç, ?të dy kanë rënë në prangat e policisë. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjuterë, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash. Hetuesit zbuluan bazën e grupit, në këtë lokal në zonën e Lushnjës në pronësi të Arbër Çelës, ndërsa pista e mashtrimit të investimeve të rreme kishte prekur qindra persona.

Sipas të dhënave nga Bashkia Divjakë, në këtë platformë janë regjistruar rreth 580 persona, të cilët kanë investuar nga 1,000 deri në 5,000 dollarë. Midis tyre ka edhe punonjës të administratës publike, të cilët kanë humbur shuma të mëdha parash.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë