Rayyan Alwan, Fadi Alwan
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares nga Palestina muajin e kaluar në Tiranë. Rayyan Alwan, dyshohet se u vra me thikë nga babai Fadi Alwan, 49 vjeç, në apartamentin që kishin marrë me qira në rrugën e Kavajës, ndërsa pista kryesore e hetimeve të deritanishme është ajo e konflitit me familjarët.
Dyshohet se 49-vjeçari e ka vrarë të bijën për çështje nderi. Thuhet se kjo e fundit është shantazhuar me një video nudo dhe ka grabitur para nga nëna e saj për të paguar shantazhuesin. Mësohet se në momentin që 24-vjeçarja i ka treguar videon babait të saj, ka nisur një konflikt verbal mes tyre.
Këto deklarata i ka bërë vetë nëna e Rayyan, e cila përmes një kallëzimi të bërë në policinë gjermane thotë se prej dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa praninë e së ëmës, i ka dërguar paratë përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e shantazhuesit. Megjithatë, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që pas shantazhuesit të qëndronte vetë Rayyan.
Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet muajin e kaluar në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ku ishte duke jetuar me 49-vjeçarin, Fadi Alwan që është babai i të resë dhe jo partneri siç u raportua më herët.
Dy personat nga Palestina thuhet se jetonin në Gjermani, ndërsa kishin ardhur në vendin tonë më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.
Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Libanit. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Nuk dihet ende se si e ka kryer krimin 29-vjeçari ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe lokalizimin dhe kapjen e tij.
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
7 Mars11:42
Marrëdhënia SHBA-Europë në pikëpyetje, Rama: Zoti i shpëtoi jetën Trump për t’i dhënë mundësinë "kontinentit të vjetër" të mos vazhdojë njësoj
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis &ndash...
b.z
AKTUALITET
7 Mars10:36
Kanosje dhe grabitje me dhunë, arrestohen 2 persona në Durrës (EMRAT)
Foto ilustruese
DURRËS - Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës pasi akuzohen për kanosje dhe grabitje me dhunë.&nbs...
M.B.
AKTUALITET
7 Mars10:18
Autoritet britanike të shqetësuara nga grupet e krimit të organizuar, Policia kriminale shqiptare "zbarkon" në Londër
LONDRA- Disa zyrtarë të Departamentit të Policisë Kriminale shqiptare ndodhen prej ditësh në Londër. Sipas Top Channel...
M.B.
AKTUALITET
7 Mars10:04
EMRAT/ Falsifikonin ID, pasaporta e leje qëndrimi, arrestohen 2 persona në Elbasan
ELBASAN- Dhimitër Peqini dhe Artan Lila janë arrestuar në Elbasan si të dyshuar për veprat penale të “Fals...
b.z
AKTUALITET
7 Mars09:55
U hetua për shpërdorim detyre/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu
Pjerin Ndreu
LEZHË - Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së kryetarit të ...
M.B.
AKTUALITET
7 Mars09:23
Tritoli pranë biznesit në Fushë-Krujë, zbulohet identiteti i autorit të dyshuar, sekuestrohet makina me të cilën lëvizi
KRUJA- Autori i dyshuar i vënies së tritolin në biznesin në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur dy ditë më par&eu...
b.z
AKTUALITET
7 Mars09:06
Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar, arrestohet agresori në Cërrik
Foto ilustruese
CËRRIK - Një 24-vjeçar ëhstë arrestuar nga Policia në Cerrik pasi akuzohet për tentativë vrasje. ...
b.z
AKTUALITET
7 Mars09:06
Operacion antidrogë në Divjakë, goditet grupi kriminal, arrestohen 3 persona, shoqërohen 10 të tjerë (EMRAT)
Foto ilustruese
DIVJAKË - Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia në Divjakë. Në kuadër të k&...
M.B.
AKTUALITET
7 Mars09:03
"Vlera mbi 30 mln euro!" Sekuestrohen 280 kg kokainë në Gjermani, arrestohen disa persona, me tyre shqiptarë, rumunë dhe kolumbianë
GJERMANIA- Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 280 kilogramë kokainë të trafikuar nga një anije mallrash e Amerikës s&eum...
b.z
AKTUALITET
7 Mars08:43
"Plan që siguron shërbime inovative dhe konkurruese"/ Komisioni i BE-së prezanton masat për industrinë e automjeteve
Foto ilustruese
GJERMANI - Komisioni i BE-së ka prezantuar planin e tij të veprimit për industrinë evropiane të automobilave....