AKTUALITET

Detaje/ Përfituan mijëra dollarë me korrupsion, SPAK jep masat e sigurisë për dy inspektorët e ISHTI

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 10:02
Detaje/ Përfituan mijëra dollarë me korrupsion, SPAK jep masat e

SPAK njofton se ka dhënë masat e sigurisë për dy inspektorët e ISHTI që akuzohen për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bën me dije se është dhënë masa “Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), dhe “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Më tej, në këtë njoftim theksohet se nga hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Njoftimi i SPAK-ut:

Dy inspektorë të ISHTI-t nën masë sigurie për korrupsion, me vendim të Gjykatës së Posaçme

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”*, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve. Në datën 23.09.2025, me vendimin nr. 95, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal:

“Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale;

“Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Masat e sigurimit janë ekzekutuar më 27.9.2025, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Procedimi penal

Në datën 5.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.44të vitit 2025, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 e 25 te Kodit Penal, i cili u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hetimet dhe gjetjet

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë