AKTUALITET

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin për ‘e-Albania’: Rrezik serioz për bizneset dhe sigurinë kombëtare

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 17:04
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin për ‘e-Albania’:

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur alarmin në lidhje me kolapsin e krijuar me sistemet dixhitale qeveritare. Kjo  duke deklaruar se mungesa e auditimit, sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

AmCham ka shprehur shqetësim e saj në lidhje me reagimet e vazhdueshme të marra nga anëtarët e saj pas zhvillimeve të fundit që lidhen me AKSHI-n. Këto shqetësime përfshijnë ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e aktivitetit normal të bizneseve.

Reagimi i plotë:

Duke qenë se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive, mungesa e auditimit, sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

AmCham shpreh shqetësim të veçantë në lidhje me reagimet e vazhdueshme të marra nga anëtarët e saj pas zhvillimeve të fundit që lidhen me AKSHI-n. Sipas raportimeve të anëtarëve, disa shërbime të platformës e-Albania aktualisht funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme dhe nuk përmbushin nevojat operacionale të bizneseve dhe qytetarëve. Këto shqetësime përfshijnë ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e aktivitetit normal të bizneseve.

Ndërprerje të tilla kanë një ndikim të prekshëm dhe të menjëhershëm negativ në aftësinë e kompanive për të përmbushur detyrimet rregullatore, për t’u shërbyer klientëve dhe për të zhvilluar operacionet e përditshme. Ky shqetësim është veçanërisht i rëndësishëm për AmCham, pasi Dhoma përfaqëson një numër të konsiderueshëm kompanish anëtare që operojnë në ekosistemin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorë të lidhur me të.

Shumë prej këtyre kompanive janë të certifikuara ndërkombëtarisht, zbatojnë standarde të larta sigurie dhe rregullatore, dhe disa prej tyre janë të verifikuara plotësisht dhe të autorizuara për të ofruar shërbime për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, pavarësisht kësaj eksperience të fortë vendase dhe ndërkombëtare, anëtarët e AmCham raportojnë shqetësime të vazhdueshme lidhur edhe me proceset e prokurimit publik në sektorin TIK. Këto shqetësime cenojnë konkurrencën e ndershme dhe përdorimin efektiv të fondeve publike, duke rritur njëkohësisht rreziqet që lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave tepër sensitive.

Këto të dhëna përfshijnë informacion që lidhet me institucionet publike, bizneset, të dhënat personale dhe pasurore të qytetarëve, si dhe informacione të tjera me rëndësi kritike për funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

Në krahasim, në Shtetet e Bashkuara dhe në ekonomitë e tjera të avancuara, kompanitë e përfshira në sistemet TIK qeveritare dhe sistemet sensitive i nënshtrohen proceseve strikte të verifikimit, kërkesave për autorizim sigurie dhe kontrolleve financiare, përfshirë edhe kufizime mbi marzhet e fitimit, me qëllim garantimin e transparencës, eficiencës dhe mbrojtjes së fondeve të taksapaguesve.

Për këtë arsye, AmCham i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e pandërprerë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të të gjitha shërbimeve të e-Albania-s, me fokus të veçantë te shërbimet kritike për aktivitetin e biznesit dhe prokurimet.

Në zgjidhjet afat shkurtra, AmCham propozon ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme si më poshtë:

AmCham propozon krijimin e një kuadri ligjor të detyrueshëm për auditime periodike dhe të pavarura të IT-së dhe sigurisë kibernetike për të gjitha platformat kritike të e-Government, të kryera në përputhje me standarde ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së, përfshirë ISO/IEC 27001, ISO/IEC 22301, NIST, SOC 2 dhe udhëzimet e ENISA, me përmbledhje ekzekutive të disponueshme për palët e interesuara.
Autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi: AmCham sugjeron forcimin e efektivitetit dhe nivelit të maturimit të mekanizmave ekzistues për autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi në sistemet TIK qeveritare, në përputhje me rregulloret në fuqi për sigurinë e informacionit, menaxhimin e databazave shtetërore, prokurimin e informacionit të klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat e zbatuara prej AKSHI-t, rekomandohet vlerësimi dhe përmirësimi i këtyre mekanizmave, përfshirë kontrollin e aksesit të bazuar në role, në linjë me Direktivën NIS2 të BE-së dhe praktikat më të mira të shteteve anëtare.

Standarde për disponueshmëri dhe vazhdimësi: Përcaktimi dhe zbatimi i kërkesave minimale për nivelin e shërbimit (SLA) lidhur me funksionimin, kohën e rikuperimit dhe performancën e sistemeve kritike, duke përfshirë redundancën, rikuperimin nga fatkeqësitë dhe vazhdimësinë e biznesit, në përputhje me ISO/IEC 22301 dhe parimet e reziliencës digjitale të BE-së.

AmCham sugjeron rritjen e efektivitetit dhe maturimit të procedurave ekzistuese të prokurimit në sektorin TIK, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për sigurinë e informacionit, menaxhimin e databazave shtetërore, prokurimin e informacionit të klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik.

Duke njohur praktikat aktuale të AKSHI-t, rekomandohet forcimi i vlerësimit mbi bazë merite, përmes peshimit më të qartë të kritereve teknike, certifikimeve, përvojës dhe profilit të sigurisë, në linjë me Direktivat e BE-së për Prokurimin Publik. Komunikim i strukturuar dhe njoftim i detyrueshëm për incidentet: Krijimi i mekanizmave zyrtarë për njoftimin e bizneseve dhe qytetarëve mbi mirëmbajtjet e planifikuara, incidentet dhe ndërprerjet e shërbimit, përfshirë kohën e parashikuar të zgjidhjes dhe raportet pas incidentit, në përputhje me detyrimet e raportimit sipas NIS2.

Kuadër i rregulluar për integrimin e sistemeve: Krijimi i një kuadri të sigurt dhe të rregulluar që u mundëson sistemeve të autorizuara të sektorit privat të integrohen me platformat e e-Government, aty ku është e përshtatshme, në përputhje strikte me GDPR, eIDAS / eIDAS2, standardet e sigurisë kibernetike dhe rregullat e përcaktuara të kontrollit të aksesit, për të mbështetur automatizimin dhe reduktuar barrën administrative.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë