Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Në Shqipëri, nëse ka një statistikë për të cilën nuk je shumë i sigurt, është ajo e popullsisë dhe tendencave të emigracionit. Shifrat zyrtare të institucioneve shqiptare e nxjerrin popullsinë më 1 Janar 2023 në rreth 2.76 milionë banorë, apo rreth 145 mijë persona më pak sesa në vitin 2011, kur është kryer dhe censi i fundit i popullsisë.
Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se në periudhën 2011-2021, shtetet e Bashkimit Europian (që deri në vitin 2018 përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar) kanë dhënë rreth 520 mijë leje qëndrimi për shtetas shqiptarë, ose mesatarisht 50-60 mijë në vit.
Sidomos viti 2022 shënoi rigjallërim të ndjeshëm të ciklit të emigracionit, ku vetëm kërkesat për azil ishin rreth 32 mijë, më të lartat që nga 2018-a. Gati 60% e tyre kishin destinacion Mbretërinë e Bashkuar, një kanal i ri emigracioni i dy viteve të fundit, i cili u shndërrua në problem diskutimi ndërshtetëror dhe diskutimi politik në Parlamentin dhe media britanike. Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 70% e azilkërkuesve janë të rinj, të moshës deri në 29 vjeç.
Rënia e popullsisë dy vitet e fundit ishte aq e ndjeshme sa ndikoi në tregun e punës, teksa të gjitha bizneset filluan të ndienin mungesën e fuqisë punëtore, konsumi për produktet bazë si buka apo sheqernat ra me 30-40% (e verifikuar nga tkurrja e importeve). Këtë tkurrje, prodhuesit e tregtuesit e lidhin me ikjen e të rinjve, që ishin dhe konsumatorët më të mëdhenj të tyre.
Projeksionet e fundit të INSTAT, të cilat u bënë në vitin 2019, janë materializuar që tani në skenarin më negativ të tyre, si një tregues indirekt i cili bën më të mundshme që shifra e popullsisë të jetë dukshëm më e ulët se ajo që raportohet.
Në vitin 2023, vendi kishte 47 mijë banorë më pak se parashikimi pesimist i 2019-s. Shtesa natyrore e popullsisë u bë negative, për herë të parë në tremujorin e parë 2023 (me përjashtim të periudhës së pandemisë, kur vdekjet ishin në mënyrë të pazakontë të larta). Censi i INSTAT është shtyrë disa herë dhe pritet që të zhvillohet në shtator, teksa të dhënat do të duan muaj të dalin.
Parashikimet nuk janë aspak pozitive. Sipas Divizionit të Popullsisë të Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100, Shqipëria, – që sot është ende një nga vendet me moshë mediane (mesorja që ndaj popullsinë në dy pjesë të barabarta) më të re në Europë (38.8 vjeç)- do të jetë shteti më i plakur në botë, me gjysmën e popullsisë, e cila do të jetë mbi 65 vjeç, duke ia kaluar dhe vendeve si Spanja e Italia, që sot kanë popullsinë më të moshuar në Europë.
Rezultatet e tjera të parashikimit të popullsisë nga një grup i madh ekspertësh vendas e të huaj, që u udhëhoq nga IOM – Albania, tregojnë se numri i përgjithshëm i banorëve në Shqipëri ka gjasa të ulet thuajse në mënyrë lineare gjatë tri dekadave të ardhshme, duke zbritur deri në 2.06 milionë banorë në vitin 2050.
Implikimet pritet të jenë të mëdha në një popullsi të vogël dhe që është ndër më të varfrat në Europë, teksa situata, e cila që tani është alarmante, nuk po merret seriozisht nga politikëbërësit.
Tregu i punës po e ndien që tani ngërçin, teksa mungesa e të rinjve pritet të ndikojë ndjeshëm në produktivitetin e ekonomisë. P.sh., turizmi është një nga sektorët që po e ndien më shumë mungesën e punonjësve, përballë një fluksi të lartë turistësh, por nuk është i vetmi. Më e keqja është se po ikën brezi i arsimuar, si mjekët, apo informaticienët, duke krijuar një valë të rëndësishme e me pasoja të largimit të trurit.
Skema e pensioneve pritet të jetë më e prekura. Parashikimet e IOM tregojnë se brenda dy dekadash, hyrjet e reja në tregun e punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar largimin e popullsisë që nuk është më në moshë pune.
Zhvillime të tilla do të jenë sfida reale për të gjithë sistemin shoqëror të vendit dhe qëndrueshmërinë e tij. Rënia e popullsisë është e dukshme, por mungesa e të dhënave të sakta për grupmoshat dhe shpërndarjen gjeografike i bëjnë më të forta efektet negative dhe më të vështira zgjidhjet.
Pranimi i realitetit fillimisht dhe hartimi i një strategjie kombëtare për të ndalur vrullin e rënies së popullsisë janë të domosdoshme, në mënyrë që vendi të mos përballet në dekadat e ardhshme me një krizë të vërtetë demografike. / EDITORIAL-MONITOR
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ‘përvëluese’ fundjava pritet të jetë...
Për herë të tretë radhazi, Kukësi nuk ia doli të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Një dështim...
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet si...
Pasi ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, avokatja Eva Buzo ka mbërritur në spitalin e Vlorës. 35-vje&c...
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it, në protestën e 29 majit në Zveçan, shkruan...
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dytë sot pasi kundër...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarin, ndërsa për të bijën Dhurata Picarin ka kërk...
Eva Buzo atletja shqiptare duket se nuk e ka ndalur as nata që të vijojë misionin e saj, atë të kalimit me not nga Otranto drejt brig...
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi, e cila është pezulluar nga detyra, mësohet se &eum...
Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme në vitet e fundit, prej rritjes së numrit të vizitor...