Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shko...
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Mes tensioneve dhe përplasjeve të protestës, një efektiv policie ka ndërhyrë për të shpëtuar një djalë t&...
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mb&...
Një 11-vjeçar i identifikuar me emrin Bardhi raportohet se ka humbur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Përmes n...
Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Prot...
Pamje shokuese vijnë nga protesta e studentëve te Ministria e Arsimit në Tiranë për shkak të sjelljes kafshërore dhe tejet ...
Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit (11:00), sot më të shumt&...
Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshoh...
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme në Tiranë, duke akuzuar politikën e vjetër dhe aktorë të huaj për nxitjen e trazirave. Ai u ka bërë thirrje protestuesve të ndalin shkatërrimet, ndërsa ka paralajmëruar se përgjegjësia individuale përpara ligjit nuk do të shmanget. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas protestës së kësaj të mërkure në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes demonstruesve dhe policisë, zjarrvënie dhe dëmtime të shumta të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private.
Përmes një deklarate të gjatë, Demo ka akuzuar atë që e cilëson si politikën e vjetër se ka shfrytëzuar protestën studentore për të nxitur dhunë dhe shkatërrime. Ai ka hedhur gjithashtu pretendime për përfshirjen e aktorëve të huaj përmes rrjeteve sociale, pa paraqitur në deklaratë prova konkrete për këto akuza.
“Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private.
Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë. U bënë bashkë për të sfiduar qetësinë dhe durimin tonë”, deklaroi ministri.
Sipas Demos, pas incidenteve të dy ditëve të fundit qëndron një skenar i organizuar, i cili, siç pretendon ai, synon të shfrytëzojë pakënaqësitë e studentëve. Ministri iu drejtua veçanërisht studentëve të Mjekësisë, duke u shprehur se qeveria nuk i konsideron ata kundërshtarë.
“U bënë bashkë me një skenar ogurzi, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e natyrshme të studentëve për progres dhe padurimin e natyrshëm të më të rinjve për shpejtësinë e progresit.
Si dikush që në politikë ka ardhur nga auditori i Universitetit dhe që nuk ka ndërmend të sillet si profesor sonte, dua t’u them studentëve që të përfshirë në këtë vorbull, në radhë të parë atyre të mjekësisë, të cilët vijnë nga radhët e nxënësve më të mirë: Unë, Kryeministri, qeveria jonë, Partia Socialiste, kemi qenë dhe jemi gjithnjë me ju dhe për ju!
Edhe kur ju nuk jeni me ne, nuk votoni për ne apo mendoni ndryshe nga ne, ne jemi këtu për ju!”, u shpreh Demo.
Ministri theksoi se qeveria mbetet e hapur për dialog me studentët, duke përmendur Paktin për Universitetin si një shembull të ndryshimeve që, sipas tij, kanë ardhur nga protestat e mëparshme.
“Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë.
Nëse doni progres më të shpejtë, kjo është rruga dhe jo ajo e 48 orëve të fundit, të cilën e kanë projektuar mendje të mbrapshta që s’kanë asnjë lidhje me ju”, tha ai.
Një pjesë të deklaratës, Demo ia kushtoi paralajmërimit për personat e përfshirë në zjarrvënie dhe shkatërrimin e pronës publike e private, duke theksuar se ata do të përballen me përgjegjësi ligjore.
“Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë”, paralajmëroi ministri.
Ai falënderoi punonjësit e Policisë së Shtetit për atë që e cilësoi profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje në kushte të vështira, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si një pjesë e mediave kanë raportuar për përplasjet.
“Të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit u them sot faleminderit, për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen, në kushte tejet të vështira provokimesh të pafundme, si edhe nën një trysni krejt të pandershme mediatike, ku qimja e policisë bëhet tra dhe trau i maskave të dhunshme bëhet e student!”, deklaroi Demo.
Duke iu drejtuar qytetarëve të Tiranës, ministri kërkoi durim dhe hodhi poshtë idenë se zjarret dhe sulmet ndaj institucioneve tregojnë dobësi të shtetit.
“Qytetarëve të Tiranës u them ju lutem durim, pavarësisht se flakët në dyert e ministrive që nuk janë parë në këtë qytet as në krizat e mëdha historike, mund të duken si dobësi e shtetit.
Jo nuk janë, kush i ka porositur ato flakë i ka bërë llogaritë gabim, duke synuar të na tërheqë në një skenar ogurzi për Shqipërinë, që ne do ta çmontojmë me qetësi dhe durim”, u shpreh ai.
Në përfundim, Demo la të kuptohet se autoritetet disponojnë informacione të tjera për organizimin e trazirave, por nuk dha hollësi mbi natyrën e tyre apo personat që mund të jenë të përfshirë.
“Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës”, përfundoi ministri i Brendshëm.
Reagimi i Demos vjen pas një dite me incidente të shumta në kryeqytet, ku janë sulmuar institucione shtetërore, përfshirë ministri dhe komisariate policie, ndërsa disa automjete dhe biznese janë përfshirë nga flakët. Përplasjet kanë shkaktuar edhe të lënduar në radhët e forcave të rendit.
Situata është përshkallëzuar edhe te “Syri i Tiranës”, në hyrje të Rrugës së Durrësit, ku godina &...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shko...
Situata është përshkallëzuar pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, ku protestuesit kanë hyrë n&...
Policia po vijon edhe në ditën e dytë të protestës, duke shoqëruar protestuesi, e duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Si&cced...
Protesta vijon e dhunshme, teksa së fundmi një efektiv policie ka përfunduar në tokë i lënduar. Në pamjet e servirura drejtp...
Kaosi vazhdon. Tirana është kthyer në arenë përplasjesh mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Ndërkohë...
Situata e tensionuar vijon në Tiranë që prej orëve të paradites, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në zona t...
Aktet e dhunës gjatë protestës kanë vijuar edhe në zona të tjera të kryeqytetit, ku këtë herë në shë...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar për herë të parë pas akteve të dhunës gjatë protestës së student&eu...
Mes tensioneve dhe përplasjeve të protestës, një efektiv policie ka ndërhyrë për të shpëtuar një djalë t&...