Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Shpërthimi me tritol i regjistruar një ditë më parë në zonën e “Nënë Terezës” në Kamëz vijon të jetë në sitën e hetimeve teksa detaje të reja kanë dalë në dritë. Ditën e sotme u raportua se lidhur me ngjarjen janë arrestuar 3 nga autorët e rastit, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Konkretisht është arrestuar: Jeton Lami 31 vjeç (ish-efektiv i operacionales), Florin Domi, 30 vjeç dhe Flogert Mezhika, 34 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Elvis Lami.
Dinamika e ngjarjes
Lokali “Perla e Detit” në Kamëz të cilit ju vendos tritol ishte marrë me qira nga dy kunetër, konkretisht Klodjan Murati dhe Benard Elezi, por ndërkohë lokali ishte në pronësi të shtetasit Saimir Sinës, i cili jeton në Itali. Sipas burimeve, autorët dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëjtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.
Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh. Ky i fundit ka refuzuar ta paguajë gjobën dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një sasi tritoli e ka cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Elvis Lami dhe Jeton Lami, emra të dëgjuar për policinë
Jeton Lami, një nga personat e arrestuar për tritolin në Kamëz është ish-oficer i operacionales. Ai është arrestuar më herët për shpërdorim detyre pasi akuzohej se shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhduket.
Elvis Lami i cili është shpallur në kërkim është gjithashtu një emër i dëgjuar për policinë. Raportohet se Lami, përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Gjithashtua ai akuzohet se ka organizuar arratisjen nga burgu të Admir Tafilit.
Çfarë thotë Policia për rastin
Zbardhet dhe dokumentohet, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse. Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:
-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./boldnews
Ujësjellësi i Kanalizimeve Rajonale Vlorë, ka paralajmëruar qytetarët e Vlorës se dita e hënë dhe e martë do t&eu...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik. Nj&eu...
Dielli dhe temperaturat e ngrohta kanë tërhequr qytetarët e Vlorës dhe pushuesit nga zonat e tjera të vendit, për të shijua...
24-vjeçari F.Xh është arrestuar nga autoritetet policore, pasi ditën e djeshme goditi me makinë vajzën 2-vjeçare ku si ...
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së një nate m&eum...
I riu 24-vjeçar që përplasi një 2-vjeçare në Durrës është vënë në pranga. Mësohet se ...
Virusi i gripit ka nisur të qarkullojë në vendin tonë. Raste me grip janë diagnostikuar tek të vegjlit në shërbimin e ...
Një 48 vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Gentiana Nano u dë...
DURRËS- Policia ka arrestuar një 25-vjeçar italian në Durrës. Ai ishte i punëuar si marinar në linjën Durrës&nd...
Një punëtor me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës. Sipas mediave greke, një ...