AKTUALITET

Dita e Drejtësisë/ KLP dhe KLGJ mbledhje të përbashkët, ambasadori i BE-së: Qeveria dhe institucionet të mbështesin SPAK! Reforma në drejtësi të forcohet

n.f Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 11:03
Dita e Drejtësisë/ KLP dhe KLGJ mbledhje të përbashkët,
Mbledhja

TIRANË- Në ditën e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje të përbashkët në kuadër të ditës së drejtësisë. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato i cili përcolli mesazhin se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme. 

Ai më tej shtoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Ambasadori u shpreh se përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Ai tha se BE mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë.

“Ka shuma arsye për të festuar sot. Progresi i bërë nga spak kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrimi nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar... Është kërkuar shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga spak.

Reforma në drejtësi duhet të forcohet, konsoliduar dhe duhet çuar përpara për të pasur më shumë rezultate. Këto rezultate t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e spak duhet të jenë të pakthyeshme.

Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Me këtë reformë është bërë shumë por sigurisht ka ende punë për të bërë. Doja tu falënderoja për punën e bërë. BE mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky takim është bërë me asistencën e BE. Ky është fakt që do vazhdojë mbështetjen ndaj BE", tha ai mes të tjerash.

I pranishëm në mblejdhje ishte edhe kreu i KLP-së, Alfred Balla i cili gjatë fjalës së tij ka renditur sfidat e me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë. Balla tha se reforma në drejtësi u krijuar si një përpjekje për t’u anëtarësuar në BE dhe se përpjekjet për një reformim të drejtësisë nuk kanë munguar, por ato kanë qenë të pjesshme.

“Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme që po ndodh në Shqipëri. Nuk kanë munguar përpjekjet, por ato kanë qenë të pjesshme. Reforma në drejtësi erdhi edhe si një përpjekje për tu anëtarësuar në BE. Reforma e drejtësisë përfshinë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionet.

Përpjekjet për të përmirësuar sistemin e drejtësisë  u arritën përmes implementimit të reformës në drejtësi. Aktualisht prokuroria dhe gjykata po përballen me sifda që ne kemi për detyrë ti fitojmë

1-Kemi sfidën e plotësimit të vendeve të mbetura vakant nga procesi i vettingut. Duhen edhe disa vite për ti plotësuar radhët tona. 2- Kemi  sfidën e gjetjes së një të mesme të artë   mes cështjeve pa fund të akumuluara ndër vite. 3-Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të drejtësisë. 4-kemi sfidën e rritjes së cilësisë së hetimit dhe gjykimit. 5-kemi sfidën e kontrollit profesional.6-Sfidsa kryesore rikthimin e besimit tek drejtësia," tha ai.

klgj klp gonzato

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë