AKTUALITET

Djegia e flamurit dhe ndërhyrja e policisë në festimet 28 nëntorit në Maqedoninë e Veriut, BDI: Ministri i Brendshëm të japë urgjentisht dorëheqjen

r.ll Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2024, 20:40
Djegia e flamurit dhe ndërhyrja e policisë në festimet 28
foto ilustruese

SHKUP- Festimet për 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut janë shoqëruar me incidente. Një prej tyre ishte dhe heqja e flamurit shqiptar nga policia maqedonase. Lidhur me veprimet e policisë atje ka reaguar edhe partia shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut "Bashkimi Demokratik për Integrim", ku kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Punëve të Brendshme. 

Në reagimin e BDI në Facebook, thuhet se dorëheqja e ministrit kërkohet për shkak të ndërhyrjes së policisë gjatë festimeve të mbrëmshme të Ditës së Flamurit Shqiptar. Sipas tyre kjo qasje është e papranueshme dhe minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, duke thelluar ndarjet dhe tensionet në shoqëri.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të ndërhyrjes së paprecedent dhe të pajustifikuar të policisë gjatë festimeve të mbrëmshme të Ditës së Flamurit Shqiptar. Kjo ndërhyrje jo vetëm që pengoi një manifestim paqësor dhe tradicional të shqiptarëve, por gjithashtu shkaktoi tensione dhe incidente të panevojshme që kanë dëmtuar harmoninë ndëretnike në vend.

Për më tepër, sot jemi dëshmitarë të një qasjeje selektive dhe të njëanshme nga ana e institucioneve të rendit. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë që dogjën flamurin shtetëror janë ndaluar dhe ndëshkuar, ata që dogjën flamurin shqiptar mbeten të pandëshkuar. Kjo qasje diskriminuese dhe e padrejtë është e papranueshme dhe minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, duke thelluar ndarjet dhe tensionet në shoqëri.

Ministri i Punëve të Brendshme ka dështuar të garantojë qasje të drejtë dhe profesionale ndaj incidenteve, duke treguar paaftësi dhe mungesë përgjegjshmërie për të trajtuar situatat ndëretnike me kujdesin e duhur. Për këtë arsye, kërkojmë menjëherë dorëheqjen e tij. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, si dhe ndaj ruajtjes së bashkëjetesës dhe stabilitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk do të tolerojmë që institucionet e shtetit të përdoren për politika diskriminuese që cënojnë të drejtat e qytetarëve dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Djegia e flamurit dhe ndërhyrja e policisë në festimet 28

Më herët po ashtu BDI, përmes një tjetër reagimi në rrjetet sociale, lajmëruan një tjetër incident, atë të djegies së flamurit të Shqipërisë. Në komunikatë ata gjithashtu u bënin thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë me paanësi dhe profesionalizëm, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

"Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe dinjitetit të popullit shqiptar. Këto veprime provokuese dhe të mbushura me urrejtje janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim për sërishjen ndëretnike dhe stabilitetin e vendit tonë. Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë, e cila, sipas informacioneve të deritanishme, ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidentet, ndërsa ata që dogjën flamurin shqiptar nuk janë ndëshkuar. Ky trajtim i pabarabartë jo vetëm që minon besueshmërinë e institucioneve, por edhe thellon mosbesimin ndërmjet komuniteteve. U bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë me paanësi dhe profesionalizëm, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pasi vetëm përmes drejtësisë dhe transparencës mund të forcojmë besimin dhe të ruajmë stabilitetin në shoqërinë tonë. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë qytetarëve dhe për promovimin e respektit të ndërsjellë, duke theksuar qartë se veprime të tilla të urrejtjes dhe padrejtësisë nuk do të tolerohen.", thuhej në reagimin e tyre. 

Djegia e flamurit dhe ndërhyrja e policisë në festimet 28

bashkimi demokratik per integrim maqedoni e veriut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë