
KOSOVË- Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile për monitorimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), tha se dita e zgjedhjeve më 9 shkurt u zhvillua në përgjithësi në një atmosferë të qetë dhe pa incidente serioze. Megjithatë sipas tyre procesi u cenua nga dështimi i sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për publikimin e rezultateve preliminare, duke e lënë publikun pa informata deri ditën e nesërme.
“Sipas legjislacionit në fuqi, në vendvotimet e rregullta, fillimisht numërohen vetëm votat për subjektet politike, ndërsa verifikimi i tyre dhe numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike duhet të nisë ditën pas zgjedhjeve. Procesi i numërimit të votave për kandidatët duhej të kishte filluar dje, të hënën në orën 08:00 të mëngjesit në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN). Megjithatë, për shkak të atyre që KQZ-ja i konsideron “probleme teknike dhe administrative”, ky proces ende nuk ka nisur deri në këtë moment. Vetëm sot, KQZ ka njoftuar se procesi do të fillojë në orën 16:00, por vetëm në katër komuna. Ky veprim është një improvizim që krijon përshtypjen se situata është nën kontroll, kur në fakt realiteti është ndryshe”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu Demokracia në Veprim i ka bërë thirrje KQZ-së që pa vonesa dhe në mënyrë transparente të ndajë informacione për ecurinë e procesit të numërimit në QKN dhe pranimin e fletëvotimeve nga jashtë përmes postës. Demokracia në Veprim do të vazhdojë monitorimin e procesit dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.
“Gjithashtu, kërkojmë që KQZ-ja të angazhohet më intensivisht me të gjitha kapacitetet e saj, në mënyrë që të mos tejkalohen afatet ligjore dhe të mos krijohen vonesa që mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve. Duke mos i ndarë informatat me kohë dhe në mënyrë transparente, KQZ do të mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve në rezultatet e zgjedhjeve, gjë që është e papranueshme, sidomos pas një dite të zgjedhjeve demokratike”, thuhet në njoftim.
zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
11 Shkurt15:56
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiç ushtruan presion mbi votuesit serb
KOSOVË- Shefja e Misionit Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, prezantoi gjetjet preliminare të Misionit për Vëzhgimin e...
n.f
AKTUALITET
11 Shkurt14:56
Kosova dhe Mali i Zi, vendet me më pak korrupsion në Ballkan, përmirësohet me 5 vende edhe Shqipëria
Foto ilustruese
TIRANË- Kosova për vitin 2024 ka shënuar 44 pikë dhe është renditur e 73-ta në ranglistën botë...
n.f
AKTUALITET
11 Shkurt14:40
Kthyen zyrat e redaksisë në "shtëpi bari", Gjykata e Apelit lë në burg 4 gazetarët (EMRAT)
TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për 4 gazetarët ...
n.f
AKTUALITET
11 Shkurt14:40
Festuan për arrestimin e Veliajt pranë bllokut të sigurisë/ Procedohen 8 persona në Tiranë, policia: Prishën qetësinë publike
TIRANË- Tetë persona janë proceduar penalisht në Tiranë pas festës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme pranë bll...
r.ll
AKTUALITET
11 Shkurt13:28
Diagnostikimi me meningjit u mbajt i fshehtë, 14-vjeçari shtrohet me urgjencë në QSUT
QSUT
TIRANË- Një 14-vjeçar është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, me urgjencë, pa...
n.f
AKTUALITET
11 Shkurt12:02
Përfshihet nga flakët një "Benz" i parkuar në Vlorë, digjet edhe një mjet tjetër që ishte pranë
Makinat e djegura
VLORË- Dy makina janë djegur ditën e sotme në një parkim në Vlirë. Policia bën me dije se n&...
I.A
AKTUALITET
11 Shkurt11:32
"Qëndro i fortë"/ Kush janë 'VIPAT' që mbështetën Erion Veliajn pas arrestimit: Tiranën nga hale e ktheve në kryeqytet
TIRANË- Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e djeshme në zyrën e tij në bashki ka lënë shumë njerë...
I.A
AKTUALITET
11 Shkurt11:02
VIDEO/ Me dosje në duar, drejtori juridik i Bashkisë Tiranës takon Veliajn në paraburgim
TIRANË- Drejtori Juridik i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi ka shkuar mëngjesin e sotëm në bllokun e sigurisë n&...
r.ll
AKTUALITET
11 Shkurt08:16
Këshilli i Territorit, dhëniet e lejeve në disa raste do kërkojnë më shumë firma
foto ilustruese
TIRANË- Vendimet që merren nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKUT) do të kërkojnë në dis...