AKTUALITET

Çdo shqiptar tani është automatikisht 1300 euro më i pasur (në letra)!

r.ll Përditësimi i fundit 2 Korrik 2024, 07:46
Çdo shqiptar tani është automatikisht 1300 euro më i pasur
foto ilustruese

TIRANË-  Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatikisht një nga treguesit që Shqipëria e ka pasur më të ulëtin në Europë, atë të të ardhurave për frymë.

Me 400 mijë persona që rezultojnë më pak, sesa shifrat me të cilën bëhej llogaria deri tani, vlera që prodhon ekonomia në një vit rishpërndahet në 2.4 milionë persona dhe jo rreth 2.8 milionë që përllogaritej treguesi për frymë deri tani.

Konkretisht, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhon ekonomia në një vit ishte 2.3 trilionë lekë, ose 23 miliardë euro.

Po sipas Financave, të ardhurat për frymë të shprehura në lekë në vitin 2023 ishin 829 mijë lekë. Kjo shifër është llogaritur për një popullsi prej 2.78 milionë banorë.

Me shifrën e re të popullsisë, prej 2.4 milionë banorësh, treguesi për frymë automatikisht shkon në 963 mijë lekë për frymë, me një rritje prej 13%, ose rreth 133 mijë lekë (1300 euro) më shumë për banor.

Sipas parashikimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, Shqipëria ka arritur që sot në nivelin ku pritet të shkonim pas tre vitesh, në 2026-n.

Deri tani, të dhënat e Eurostat e rendisnin Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, me rreth 35% të mesatares Europiane. Por, tashmë ky tregues pritet të përmirësohet me një të rënë të lapsit për shkak të reduktimit të ndjeshëm të popullsisë.

INSTAT raportoi në censin e fundit të vitit 2023 se popullsia e vendit ka zbritur në rreth 2.4 milionë banorë, nga 2.8 milionë në censin e popullsisë të vitit 2011. Ndërkohë, përgjatë këtyre dekadave llogaritjet për frymë në raport me popullsinë janë bërë me rreth 2.8 milionë banorë.

Për vitin 2023, popullsia ishte vlerësuar në 2.76 milionë banorë, përpara se të dilnin shifrat e Censit.

Rënia e popullsisë pritet të ndikojë të gjithë treguesit për frymë, ku përmirësimi m i dukshëm është tek të ardhurat për frymë, ndërsa disa të tjera si aksidentet apo vrasjet në raport me popullsinë, apo dhe sëmundjet për frymë do të përkeqësohen./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë