AKTUALITET

Do takonte një vajzë, vrasja e Rigels Kasos bëhet ‘nga pakujdesia’! Bajram Gjeleshi merret i pandehur

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 16:55
Do takonte një vajzë, vrasja e Rigels Kasos bëhet ‘nga

Vrasja e inxhinierit elektrik, Rigels Kaso në Tiranë, për prokurorinë e kryeqytetit nuk është “Vrasje me dashje” por “Vrasja nga pakujdesia”. Në këtë konkluzion, ka dalë prokurori i çështjes, i cili prej 1 viti e gjysëm hetime në dosjen Nr.4546 ka dalë në përfundimin se 42-vjeçari nga Bilishti, është vrarë nga pakujdesia dhe jo dashja e qëllimtë.

Për këtë ngjarje të rëndë është marrë i pandehur 36-vjeçari nga Dibra, Bajram Gjeleshi, i cili qysh prej muajit Korrik 2024 është shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës, por pa mundur të arrestohet deri në këtë fazë ku ndodhet çështja hetimore.

Gjeleshi ka mundur t’i fshihet drejtësisë, duke mos u arrestuar deri më sot. Ndërkohë pas 1 viti e gjysëm nga ndodhja e krimit, prokuroria e Tiranës, ka vendosur të marrë të pandehur personin në kërkim Bajram Gjeleshi, duke e akuzuar këtë të fundit për “Vrasje nga Pakujdesia” dhe jo “Vrasja me dashje” siç e referoi Policia e Tiranës.

Çështja aktualisht është në fazën e seancës paraprake dhe shorti ka zgjedhur gjyqtaren, Vjollca Spahiu, për gjykimin e kërkesës së prokurorit të dosjes. Sipas hetimeve të kryera dyshohet se motivi i konfliktit mes Bajram Gjeleshit dhe Rigels Kasos, ishte ngacmimi i këtij të fundit të një vajze në rrjetin social “Instagram”.

Ishin disa mesazhe që inxhinieri elektrik, Rigels Kaso, i kishte dërguar bashkëjetueses së Bajram Gjeleshit në rrjetet sociale. Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi, nga profili i bashkëjetueses së tij, e ka ftuar 42-vjeçarin nga Bilishti për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.

Rigels Kaso, duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale, ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, Bajram Gjeleshi, i cili e dhunoi me grushte dhe sende të forta. E gjithë ngjarja ka ndodhur, pak pak pas mesnatës së 15 korrikut 2024 dhe Rigels Kaso, është gjetur nga kalimtarët e rastit në mëngjes të cilët njoftuan ambulance dhe policinë e Tiranës. 42-vjeçari u shtrua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por pas disa ditësh, ai nuk mundi të japë asnjë shpjegim për Policinë e Tiranës lidhur me motivet dhe rrethanat e krimit.

Për shkak të plagëve Rigels Kaso, ndërroi jetë në spital. Ndërkohë njeriu që kreu vrasjen e tij, nuk mundi të arrestohet nga policia e Shtetit, edhe pse ndaj tij ka një masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.

Ndërsa tashmë prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë të pandehur Bajram Gjeleshin, për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”, vepër penale kjo që parashikon një dënim me gjobë deri në 5 vite burgim./syritv

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë