AKTUALITET

"Do të këmbëngul të dalë e drejta", nëna e Martin Canit: Seanca të bëhet e hapur, s’kemi çfarë mbajmë sekret!

n.f Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 14:29

"Do të këmbëngul të dalë e drejta", nëna

TIRANË- Nëna e Martin Canit, Florina Cani ka folur para gazetarëve pas shtyrjes së seancës paraprake për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit, Mario Përlleshaj. Nëna e viktimës nuk komentoi çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit, por theksoi se do të luftojë deri në fund që të dalë e vërteta e vrasjes së djalit të saj.

Ajo theksoi se djali i saj humbi jetën në mënyrë tragjike në rrethana të menduara. Florina tha se do të këmbëngulë derisa të dalë e drejta. Sa i përket seancave gjyqësorë ajo ka kërkuar që ato të mbahen me dyer të hapura pasi sipas saj nuk ka asgjë për tu mbajtur sekret. Ajo tha se djali i saj duhet të bëhet shembull për të tjerët që raste të tjera tragjike të mos përsëriten.

"Do të luftoj deri në fund, fëmija im humbi jetë në mënyrë tragjike në rrethana të menduara. Do të këmbëngul të dalë e drejta.

Seanca të bëhet e hapur, s’kemi çfarë mbajmë sekret. Seanca të zhvillohet me dyer të hapura, fëmija im të bëhet shembull për të tjerët, që kjo tragjedi të mos ndodh në familjet e tjera," tha zonja Cani.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.