Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Në dosjen e SPAK, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, janë zbardhur mesazhe të saj me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”.
Në bisedat mes tyre, më 26 dhjetor 2024, Ervis Berberi i kërkon Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim.
“Pse gjalle e ka nënën ai?”, i drejtohet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa Ervis Beberi i përgjigjet: “Po hë pra gjallë e paska”, por më pas e lajmëron që “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën”.
Ndërsa Balluku i kthen mesazh: “Të rrojmë vetë, ca të them”. Ndërsa më datën 5 nëntor, Ervis Beberi e njofton “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”, referuar Abdulkadir Kart dhe Serkan Çam, pronar i shoqërisë turke tjetër fituese të tenderit të Llogarasë, “Intekar”.
Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.
Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai ?”.
Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.
Në orën 16:53, Evis Berberi: “/vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.
Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.
Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.
Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper Kur do ta bejne kompanine”.
Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e asl dhe do e regjisto Rregjistroj Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne shqiperi Qe ta firmose te henen”.
Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurishť”.
Në lidhje me këtë komunikim nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendres Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 08.11.2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, me nr NIPT, M173232028.
Me shkresën nr. 4061/12 prot., datë 05.11.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Viola Haxhiademi, drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar, është përcjellë për zbatim autorizimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4061/11 prot., datë 25.10.2021.
Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”.
Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok”.
Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.
Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.
Në orën 13:35, Evis Berberi: “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”.
Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”.
Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.
Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turq Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, si dhe kanë dalë po në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.
Dy shqiptarë që po udhëtonin së bashku me makinë janë arrestuar nga karabinierët në zonën e Aprilia në Itali...
Një rast i rëndë është regjistruar në Gjirokastër pasi një 13-vjeçare është paraqitur në gjendje k...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai ka ndë...
Banorët e zonës së Freskut, në rrugën "Dalip Topi", kanë shprehur shqetësimin e tyre për bllokimin e një garazhi n&...
Përgjimet janë zbuluar nga bisedat telefonike të Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, të dhëna këto që u nxorën nga apara...
Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “ arrest ne burg” për Bertil Alliaj, i cili akuzoh...
Janë zbardhur përgjimet e bisedave mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Beberi...
Në një pjesë të dosjes hetimore që po shqyrton SPAK, janë zbardhur mesazhet e shkëmbyera midis ministres së Infrastruk...
Janë zbardhur biseda të tjera nga dosja hetimore për aferën e tunelit të Llogarasë, e cila po shqyrtohet SPAK ku ministarja e In...
Burimet mediatike kanë siguruar përgjime të tjera nga dosja për Belinda Ballukun. Gjatë bisedave me Evis Berberin, vihet se Ba...