AKTUALITET

Dor Puka, "skifteri" i shtëpive në Angli, The Telegraph: Qeveria ka 10 vite që nuk e dëbon dot

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 11:35
Dor Puka, "skifteri" i shtëpive në Angli, The Telegraph:

Dorian Puka, shqiptari 29-vjeçar, i cili është burgosur dhe dëbuar dy herë për grabitje para se të kthehej sërish në Mbretërinë e Bashkuar, e festoi 10 vjetorin në Britani me një festë VIP në një klub të njohur nate, i rrethuar nga valltarë dhe shampanjë mijëra paundshe.

Sipas The Telegraph, shkrimit të së cilës i referohet Top Channel, 29-vjeçari shqiptar u pa duke kërcyer, kënduar dhe duke pirë puro të mërkurën në mbrëmje në video të postuara në mediat sociale nga vetë ai.

Puka prenotoi një seksion VIP të klubit Cirque le Soir, një destinacion i preferuar i personazheve të famshëm në Britani dhe më pas postoi foto nga festa në llogarinë e tij të Instagram.

Gjatë vitit të kaluar, Puka ka përdorur mediat sociale vazhdimisht për të tallur Ministrinë e Brendshme me video të stilit të jetesës luksoze, duke përfshirë shfaqjen e gjashtë orëve të tij Rolex dhe makinave luksoze si Ferrari dhe një Lamborghini URUS të vitit 2022 me vlerë 180,000 £.


Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë shqyrtuar plotësisht, por ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” se herët apo vonë do dalin para drejtësisë.

Puka u burgos fillimisht më 17 shkurt 2015, pasi u kap duke vjedhur një shtëpi në Twickenham, në jugperëndim të Londrës, ndërsa pronari ishte me pushime në Francë. Pronari i shtëpisë e pa live grabitjen në kamerat e shtëpisë dhe lajmëroi menjëherë policinë.

29-vjeçari shqiptar u burgos për nëntë muaj dhe “pranoi” të largohej nga Britania pas lirimit të tij. Por brenda një viti, ai kishte arritur t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej sërish në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer një sërë grabitjesh të tjera në periferi të Londrës.

Herën tjetër, Puka u kap nga disa civilë që patrullonin Surbiton, gjithashtu në jugperëndim të kryeqytetit, pasi ishte raportuar një rritje e grabitjeve nga banorët lokalë. Momentin e kapje në dorë Puka mbante një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur.

Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u dëbua në mars të vitit 2020.

Gjatë kohës së tij në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, Puka u bë i famshëm për përdorimin e një telefoni të futur kontrabandë në burg për të postuar foto në Instagram. Ai pozoi përkrah udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar i cili po vuante një dënim me 12 vjet burg për trafikim kokaine dhe pastrim parash.

Pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të kalonte kontrollet kufitare për të hyrë përsëri në Britani në dhjetor të vitit 2020, sipas postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

I përballur sërish me dëbimin, ai paraqiti një kërkesë për azil dhe që nga viti 2023 ai qarkullon lirshëm në Britani nën kontrollin e një gjurmuesi elektronik, ndërsa pret që gjykata të vendosë për kërkesën e tij për azil.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Kjo qeveri nuk do të lejojë që kriminelët e huaj dhe emigrantët e paligjshëm të shfrytëzojnë ligjet tona, prandaj po reformojmë ligjet e të drejtave të njeriut dhe po zëvendësojmë sistemin e prishur të apelimit, duke na lejuar të rrisim numrin e dëbimeve.”

“Sekretari i Brendshëm njoftoi reformat më të gjera për të trajtuar migracionin e paligjshëm në kohët moderne, të cilat do ta bëjnë Britaninë një destinacion më pak tërheqës për emigrantët e paligjshëm dhe do ta bëjnë më të lehtë largimin dhe dëbimin e tyre”, shtoi zëdhënësi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?