AKTUALITET

Dosja e mashtrimit/ Si u zhyt Banka e Shqipërisë në skandalin e kredive

Nga Klodian Tomorri Përditësimi i fundit 7 Maj 2024, 18:12

Dosja e mashtrimit/ Si u zhyt Banka e Shqipërisë në skandalin e

TIRANË - Në 18 gusht të vitit 2015, një shoqëri e quajtur Micro Credit Albania bleu 22 milionë euro kredi të këqija nga banka Procredit. Çmimi i blerjes ishte sa 2.7 për qind e vlerës së kredive. Një muaj më vonë, e njëjta shoqëri bleu dhe 540 mijë euro të tjera kredi të këqija nga subjekti Vision Fund. Por të gjitha këto operacione zhvilloheshin në fshehtësi të plotë dhe aryeja për këtë ishte shumë e fortë. Micro Credit Albania nuk kishte liçencë për të blerë kredi, ndërsa Shqipëria nuk kishte ligj, që lejonte shitjen e kredive të këqija.

Micro Credit Albania ishte një kompani e licencuar nga Banka e Shqipërisë në 27 shkurt të vitit 2015 si institucion financiar mikrokredie. Baza ligjore për veprimtarinë e këtyre institucioneve qe miratuar me një rregullore të posaçme të Këshillit Mbikqyrës të BSH që në janar të vitit 2013 me firmën e ish guvernatorit Adrian Fullani. Në rregullore thuhej shprehimisht; “Institucionet financiare të mikrokredisë kanë si objekt të tyre vetëm kredidhënien dhe shërbimet këshilluese për veprimtarinë e kredidhënies.”

Pra sipas ligjit të asaj kohe, institucioneve të mikrokreditit u lejohej vetëm dhënia e mikrokredive deri në shumën maksimale 600 mijë lekë dhe asnjë aktivitet tjetër, aq më tepër blerja e kredive të këqija. Me pak fjalë, të gjitha transaksionet e shitblerjeve të kredive të këqija ishin një veprimtari në kundërshtim me ligjin, e cila vazhdoi për muaj të tërë. Por në vend që të bllokonte veprimtarinë e paligjshme dhe të kallëzonte personat përgjegjës për ndjekje penale, Banka e Shqipërisë ndryshoi ligjin post factum duke tërhequr edhe Këshillin Mbikqyrës në paligjshmëri.

Implikimi i Këshillit Mbikqyrës

Në 30 mars të vitit 2016, kur kishin kaluar mbi 6 muaj nga koha që Micro Credit kishte blerë kreditë e para të këqija, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ndryshoi rregulloren “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka”. Në pikën 2 të kësaj rregullore u shtua fjalia se “blerja e kredisë do të konsiderohet si një nga format e kredidhënies”. Edhe pse kjo ishte vetëm një fjali e shkurtër, shndërrimi i saj në ligj i hapi rrugën një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në historinë e Shqipërisë. Atë të zhvatjes së 100 mijë qytetarëve shqiptarë me kredi grabitqare dhe tjetërsimit të pronave për dhjetra mijë familje anembanë Shqipërisë. Një skemë grabitje, e cila vlerësohet se arrin në mbi 200 milionë euro.

Nuk dihet nëse Këshilli Mbikqyrës i kohës ishte në dijeni se në treg kishin ndodhur sakaq blerje masive të kredive të këqija nga shoqëria Micro Credit Albania apo u shty në ligjërimin e krimit nga krahu ekzekutiv i Bankës pa patur informacion të plotë se çfarë po votonte. Këtë me shumë gjasa do ta zbulojnë hetimet e SPAK. Megjithatë edhe me ndryshimin e rregullores paligjshmëria nuk ishte mbuluar tamam. Duhej edhe një lëvizje tjetër, tashmë për të ligjëruar MCA-në,e cila nuk vonoi.

Në 9 maj të vitit 2016 Banka e Shqipërisë revokoi liçencën e Micro Credit Albania si institucion financiar mikrokrediti dhe po në të njëjtën ditë e liçencoi atë si subjekt financiar jobankë. Kjo liçencë i jepte ligjërisht të drejtën Micro Credit Albanias që të blinte kredi të këqija edhe pse kompania kishte mbi 6 muaj që e bëntë këtë veprimtari në paligjshmëri.

Një aferë e nisur në mënyrë të paligjshme nuk mund të prodhojë gjë tjetër përveçse krim. Menjëherë pas liçencimit nga BSH, Micro Credit Albania bleu edhe 80 milionë euro të tjera kredi të këqija nga bankat private duke e çuar shumë totale në plot 100 milionë euro.

Por ndërsa Banka e Shqipërisë lëvdohej se masat e saj po ulnin kreditë e këqija në sistemin banker, mbi 100 mijë familje shqiptare u hodhën në kthetrat e një skeme kriminale mashtrimi. Nuk kaloi shumë dhe në ministrinë e Drejtësisë mbërritën me qindra ankesa nga qytetarë, të cilët ishin mashtruar dhe zhvatur në mënyrë të pamëshirshme nga Micro Credit Albania deri në rrënimin e familjeve të tyre. Teksa ankesat nga qytetarët sa vinin e shtoheshin, ministria e Drejtësisë u detyrua të hapte një hetim mbi atë se çfarë po ndodhte. Hetimi gjeti fakte tronditëse të një skeme të mirëfilltë kriminale. Pas tij, Etilda Gjoni përpiloi një kallëzim penal prej 700 faqesh, të cilin e dorëzoi në prokurori dhe në Bankën e Shqipërisë.

Por pavarësisht gjetjeve tronditëse, as prokuroria dhe as Banka e Shqipërisë nuk vepruan duke i hapur rrugën skemës më të madhe të mashtrimit dhe tjetërimit të pronave në historinë e tregut financiar në Shqipëri, përjashto piramidat e vitit 1997. Hezitimi i Bankës së Shqipërisë për të vepruar sipas prokurorisë së Tiranës dhe ligjerimi nga ajo i veprimtarise se paligjshme te Micro Credit Albania krijon dyshime të forta për shpërdorim detyre në nivelet më të larta drejtuese të Autoritetit Qëndror Monetar të vendit. Për këtë arsye prokuroria e Tiranës i kërkoi zyrtarisht SPAK të marrë nën hetim guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko./Marrë nga Kapitali.al

banka e shqiperise skandal kredi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë