U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Janë zbuluar detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, ku u goditën “lordët” shqiptarë të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.
Mes 9 personave që SPAK ka shpallur në kërkim është dhe Oklid Aliu ose siç njihet në Elbasan, me emrin Arab, Oklid El Ouejdi. Të gjithë në Elbasan e thërrasin dhe e njohin si Kiçi i Elbasanit dhe është nipi i Isa Aliut dhe Salvatore alias Shpëtim Aliu.
Emri i Oklid Aliut, nuk është i panjohur nga policia e Elbasanit, pasi ai dyshohet se së bashku me persona të tjerë si Armando Kola, Nevzat Spaho, dhe Marselo Arani, kanë organizuar dhe vrarë, Edmond Mëhallën, ngjarje kjo e ndodhur në 30 Nëntor 2025.
Por teksa hetimet për këtë vrasje, kanë ngecur për ta lokalizuar dhe ndaluar, pak ditë më parë prokurorët e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, lëshuar 10 masa “arresti me burg” ndaj 10 personave mes të cilëve dhe “Kiçin” e Elbasanit, Oklid Aliu, duke e akuzuar për “Trafik droge”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerja e veprave penale në kuadër të “Grupit të Strukturuar kriminal”.
Tashmë Oklid Aliu, është shpallur në kërkim së bashku me miqtë e tij Isa dhe Shpëtim Aliu, si pjesë e grupit të drogës që drejtohej nga Eldi Dizdari alias Matoshi dhe Dritan Gjika.
Sipas hetuesve, Salvator Aliu, Eldi Dizdari dhe Dritan Gjika janë personat kryesorë në grupin kriminal që trafikuan tonelata drogë. Ndërsa i hetuari, Oklid El Ouejdi, sipas dosjes hetimore është personi përgjegjës për pritjen, e më pas shpërndarjen e ngarkesave me kokainë në Evrope, të dërguar Ekuadori.
Kokaina e ardhur në Evropë, magazinohej në Belgjikë nga El Ouejdi, në shtëpi të sigurta, e më pas përpunohej e shpërndahej në vende të tjera të Evropës, si: Gjermani, Itali, Francë, Zvicër apo Angli.
Kokaina trafikohej e fshehur në automjete te modifikuara dhe pritej në këto vende nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal.
Nisur nga komunikimet e të hetuarit El Ouejdit dhe pohimet e tij, rezulton se i hetuari El Ouejdi ka shitur deri në 30 - 40 kilogram kokainë në ditë, me dërgesa nga Belgjika e Holanda drejt Francës, Zvicrës, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës (ku e shkëmben me Canabis Sativa), Shqipërisë, Turqisë (ku e shkëmben me heroinë), apo edhe në Norvegji.
Shtetasi Naldi Yzeiraj, përveç fakteve të përmendura më sipër, në lidhje me rolin e tij për dërgimin e ngarkesave nga Ekuadori drejt porteve të Evropës, ashtu sikundër dhe Oklid El Ouejd kishte rolin e porositësit për llogari të vet.
Ndërkohë qysh prej muajit Janar 2018, Oklid El Ouejdi, ka regjistruar si biznes në Elbasan një pikë Import-Eksport dhe tregtim të automjeteve dhe dhënies me qira. Sipas verifikimeve ky biznes quhet auto “SOLEIL”.
Mes emocioneve dhe thirrjeve kundër qeverisë, një protestuese ka përcjellë një mesazh të fortë gjatë protestës...
Kryepolici Skënder Hita ka emëruar shef komisariati në Malësinë e Madhe, oficerin e karrierës, komisar Klodjan Çekën. ...
Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet m&eum...
Mjaftuan vetëm pak minuta reshje shiu për të nxjerrë në pah problematikat e aksit Kardhiq–Delvinë. Reshjet kanë shkak...
Në ditën e 23-të të protestës qytetare në Shqipëri, organizatorët kanë artikuluar platformën zyrtare të...
TIRANË- Protestuesit kanë bërë thirrje për një protestë masive ditën e nesërme, në orën 10:00, p&eum...
TIRANË- Dita e 22-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Ata p...
Prokuroria e Posaçme ka zbërthyer kodin e “Sky” të trafikantit shqiptar Eldi Dizdari, i ndaluar në Dubai dhe që njihet me...
Vajza e analistit Fatos Lubonja, Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që firm...
28-vjeçarja Bleona Xhaja, e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj pas një konflikti në familje në lagjen nr. 4 t...