AKTUALITET

Rritet çmimi i naftës për qytetarët shqiptarë/ Shtohet tarifa e akcizës për rezervat e sigurisë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 08:45
Rritet çmimi i naftës për qytetarët shqiptarë/

Drafti që kërkon ngritjen e rezervave të sigurisë së naftës është rikthyer sërish ku këtë të hënë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hodhi për konsultim.

Ashtu si në draftin paraardhës të pak viteve më parë sërish në thelb të kësaj mase qëndron një autoritet siç është Autoriteti për Rezervën e Sigurisë një person juridik publik jofitimprurës në varësi të MIE.

Drafti së pari qartëson atë që do të duhet të përbëjë rezervën e sigurisë që sipas autoriteteve krijohet gradualisht dhe duhet të jetë paktën 90 ditë mesatare ditore të importeve  neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë të konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe.

“Mesatarja ditore e importeve neto llogaritet në bazë të ekuivalentimit në naftë bruto të importeve të produkteve energjetike hidrokarbure gjatë vitit paraardhës kalendarik. Mesatarja ditore e konsumit të brendshëm llogaritet në bazë të ekuivalentimit në naftë bruto të produkteve energjetike hidrokarbure me konsumit të brendshëm gjatë vitit paraardhës kalendarik” thuhet në draft.

Rezervat duhet të jenë të disponueshme dhe të kontrollueshme në çdo moment ndërkohë që objektet depozituese do të merren si shërbim tek operatorët ekonomikë të kontraktuar për mbajtjen.

Metodat e financimit

Drafti parashikon se financimi i rezervave të sigurisë së naftës nuk kufizohet në një mënyrë por në disa prej tyre të qartësuar në nenin 10.

“Fondet e dedikuara për mbulimin e shpenzimeve për krijimin, ruajtjen, mirëmbajtjen, inspektimin e rezervave të sigurisë, si dhe për aktivitetet e tjera të rregullta të autoritetit, sigurohen nga:

            Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës se Akcizës në përputhje me  Ligji Nr. 61/2012 date 24.05.2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” ndryshuar;

            Kredi të mundshme të marra në përputhje me legjislacionin në fuqi;

            Të ardhurat nga shitja e rezervave;

            Të ardhurat nga shitja e shërbimeve;

            Buxheti i shtetit.

            Burime të tjera.

Fondet e përmendura ne pikën 1 te këtij neni, paguhen në llogarinë e Autoritetit.

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë dhe atij të financave, vendos tarifat e përmendura në pikën 1/i të këtij neni. Shuma e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë / litër ose leke / kg për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbure(ose e përbashkët për të gjitha kategoritë) sipas nenit 3, përcaktohet në bazë të nevojave të financimit për vitin fiskal përkatës për aktivitetin e Autoritetit.

Fondet e papërdorura nga viti i kaluar mbarten për përdorim për vitin e ardhshëm” thuhet në draft.

Pagesa e tarifës

Në një tjetër nen drafti parashikon një tarifë që do të paguhet për rezervat. Kështu tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë, për detyruesit në bazë të pikës 2 të nenit 10, paguhet për llogari të  autoritetit. Arkëtimi i kësaj pagese behet nga Autoriteti Doganor gjatë mbledhjes së detyrimit doganor të mallrave me akcizë. Ndërkohë pika dy e nenit 11 parashikon paguesit e tarifës se sigurisë janë të detyruar që brenda afatit prej 30 ditësh pas përfundimit të muajit kalendarik në të cilin paguhet pagesa e kësaj tarife, të dorëzojnë të dhënat në lidhje me pagesën e realizuar pranë Autoritetit./Monitor

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë