AKTUALITET

"Drama "Gjashtë kundër Turqisë" u anulua dy herë"/ DW: Një teatër i rinovuar në Prizeren, por bosh

E.D Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 09:00

"Drama "Gjashtë kundër Turqisë" u anulua dy

PRIZEREN- Dy herë ishte planifikuar që drama "Gjashtë kundër Turqisë" të shfaqet në teatrin e qytetit të Prizrenit. Por të dyja shfaqjet janë anuluar. Autori Jeton Neziraj fajëson për këtë Turqinë.

Një teatër i rinovuar, por bosh

Teatri i qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren është rinovuar së fundmi dhe shkëlqen në pamjen e tij të re. Një rrugicë e shkurtër e lidh atë me urën e vjetër prej guri, një nga pamjet më të fotografuara të këtij qyteti piktoresk në jug të Kosovës.

Megjithatë 380 karriget e reja veshur me kadife të kuqe mbetën të papërdorura dy herë, një herë në dhjetor të vitit 2024 dhe herën e dytë në mars 2025. Në të dyja rastet ishte planifikuar të shfaqej drama "Gjashtë kundër Turqisë" e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj.

"Që nga momenti kur teatri njoftoi për këtë shfaqje, ai u bë shënjestër e sulmeve, e kërcënimeve dhe e presionit nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale", tregon Neziraj. Sipas tij, kërcënimet erdhën nga minoriteti turk në Prizren.

Një nga zërat kundër shfaqjes ishte Ertan Simitçi, anëtar i asamblesë komunale dhe kryetar i partisë së vogël turke "Levizja Novatore". Ai i ka dërguar një letër kryetarit të bashkisë së Prizrenit ku kërkon ndalimin e shfaqjes, me argumentin se ajo ishte kundër interesave të Turqisë.

Por presioni nuk erdhi vetëm nga komuniteti turk i Prizrenit. "Kryetari i Prizrenit u vizitua nga Konsullata Turke në Prizren dhe nga Ambasada Turke në Prishtinë", thotë Neziraj, duke shtuar se beson se ata i kërkuan atij ta ndalonte shfaqjen.

Një komunitet me lidhje të forta me Turqinë

Prizreni është qyteti i dytë më i madh i Kosovës, me rreth 90,000 banorë. 10% e popullsisë janë turq etnikë, të cilët kanë një histori 500-vjeçare në këtë qytet. Marrëdhëniet e tyre me Turqinë janë shumë të afërta – në vitin 2015, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpall "qytetar nderi" i Prizrenit.

Historia e gjashtë mësuesve turq

Drama e Jeton Nezirajt "Gjashtë kundër Turqisë" bazohet në një ngjarje të vërtetë që tronditi Kosovën në vitin 2018. Gjashtë mësues turq, të cilët jepnin mësim në një shkollë të financuar nga lëvizja e Fethullah Gülen, u arrestuan në Prishtinë dhe u dërguan në Turqi.

Turqia e fajëson Fethullah Gülenin për tentativën për grusht shteti në vitin 2016 dhe i ka përndjekur mbështetësit e tij. Dhjetëra-mijëra vetë janë burgosur dhe pasuritë e tyre janë konfiskuar.

Edhe gjashtë mësuesit e deportuar nga Kosova u burgosën në Turqi. Ngjarja shkaktoi zemërim ndërkombëtar, dhe OKB-ja kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm. Në Kosovë pas skandalit, ministri i Brendshëm dhe shefi i Shërbimit Sekret u detyruan të japin dorëheqjen.

Në dramën e tij Neziraj trajton këtë rast, por thekson se kritika e tij nuk kufizohet vetëm tek Turqia. Ai shprehet se e ka shkruar këtë vepër për të denoncuar "shtetet autoritare dhe qeveritë që shtypin qytetarët e tyre përmes dhunës dhe terrorit".

"Demokracia është si një tramvaj"

Pavarësisht mesazhit më të gjerë të dramës, lidhja me Turqinë është e qartë. Në vepër, një nga personazhet kryesore, i quajtur "Tayyip Efendi", thotë: "Demokracia është si një tramvaj – zbret kur arrin në destinacion."

Kjo është një deklaratë e vërtetë që Erdogan e ka bërë në vitin 1998, kur ishte kryebashkiak i Stambollit. Për këtë atë e dëbuan nga posti dhe e burgosën për 10 muaj. Sot Erdogani është në pushtet prej më shumë se 20 vjetësh dhe i godet kritikët e tij me dorë të fortë.

Aktorët u larguan nga frika e arrestimit

Neziraj kishte planifikuar që në shfaqje të merrnin pjesë edhe aktorë turq, por ata e braktisën projektin nga frika se mund të arrestoheshin në Turqi.

"Dy aktorë turq, një nga Stambolli dhe një nga Berlini, pasi lexuan skenarin e parë, vendosën të largohen nga projekti. Ata kishin frikë se do t'i burgosnin pas shfaqjes", tregon ai.

E suksesshme në Prishtinë, e ndaluar në Prizren

Drama është shfaqur me sukses dhe pa asnjë protestë në Prishtinë, në një teatër privat. Por në Prizren, gjithçka është ndryshe.

Komuna e Prizrenit mohon se ka ndërhyrë për ndalimin e shfaqjes. "Programimi i shfaqjeve dhe menaxhimi i aktiviteteve artistike janë përgjegjësi ekskluzive e teatrit", thuhet në deklaratën e komunës. Megjithatë Neziraj nuk ka shpresë se do të ketë një datë të re për shfaqjen. "Edhe nëse e planifikojmë përsëri, ata do të gjejnë gjithmonë një arsye për ta ndaluar", thotë ai. Tani ai është duke kërkuar një teatër alternativ në Prizren, ndaj të cilit kryetari i komunës dhe përfaqësuesit turq nuk kanë ndikim.

"Censura nuk ka vend në teatër"

Flamur Krasniqi, punonjës i teatrit të qytetit, është i zhgënjyer. "Mezi po e prisja këtë shfaqje, veçanërisht sepse kemi një komunitet të fortë turk në Prizren. Nuk besoj se të gjithë turqit e Prizrenit ndajnë të njëjtin mendim me Erdoganin ose politikanët e Turqisë."

"Teatri është vendi ku duhet të diskutohen ide të ndryshme, revolta dhe debate. Nëse ka censurë në teatër, atëherë pse ekziston si institucion?", thotë ai.

Edhe Mergim Çobanaj, i cili banon pranë teatrit, mendon se qeveria e Kosovës tregoi dobësi përballë presionit turk. "Turqia është mysafire në këtë vend, nuk ka të drejtë të ushtrojë presion. Kjo shfaqje duhet të jepet."/DW?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë