AKTUALITET

Drejtësia/ Çështjet e humbura dhe kostot ligjore rrisin 5% faturën e Arbitrazhit, dëmi arrin në 181 mln euro

M.B. Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 07:50

Drejtësia/ Çështjet e humbura dhe kostot ligjore rrisin 5%

TIRANA- Deri në shtator 2024 nga Ministria e Financave llogaritet një detyrim prej 181 mln euro ndaj arbitrazheve ndërkombëtare. Krahasuar me vjet detyrimi i skeduluar për arbitrazhet ndërkombëtare është shtuar rreth 5%. Detyrimet janë rritur nga humbja e çështjeve të reja dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit shqiptar në Arbitrazh.

Në projektbuxhetin e vitit 2025 jepen të detajuara vendimet për dëmshpërblim të gjykatës së Arbitrazhit, detyrimin faktik dhe kontingjent, dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit në Arbitrazh. Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, faturës totale të Arbitrazhit i është shtuar një detyrim me vlerë 13,4 mln euro për t’u paguar. Padia është depozituar në 2018 nga kompania italiane. Ndër vite kostot administrative të përfaqësimit dhe ligjore të shtetit shqiptar për këtë çështje arritën deri në 189 mijë euro sipas të dhënave të publikuara në projektbuxhetin 2024. Deri tani rezulton se janë shlyer 90% e tyre.

Në muajin gusht të këtij viti kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpret gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit. Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative për t’u paguar me vlerë rreth 1,8 mln euro.

Ndërsa kostoja ligjore për përfaqësimin e shtetit në Arbitrazh, për kontratën koncesionere në portin e Durrësit me kompaninë “Durrës Kurum Shiping” nga 1,1 mln euro që ishte deri në shtator 2023, rezulton se ka mbetur pa shlyer edhe 200 mijë euro. Çështja u fitua në muajin gusht 2024 nga shteti shqiptar. Paditësit kërkonin dëmshpërblim me vlerë 100 mln euro në padinë e depozituar 4 vite më parë.

Rreth 60% të faturës totale të pashlyer të Arbitrazhit vijon të jetë për çështjen “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Françesko Beketi. Detyrimi me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”,  është më i larti ndër 5 çështjet e humbura në Arbitrazh nga shteti shqiptar. Ndërsa kostoja ligjore për t’u paguar për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë çështje është me vlerë 1,5 mln euro.

Më pas është fatura me vlerë rreth 42,4 mln euro për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan. Një faturë prej 12 mln euro, shteti shqiptar duhet të paguajë për çështjen e humbur me kompaninë “GBC Oil LTD”./Monitor

drejtesia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë